-
Ish kryeministri i Kosovës merr nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Tirana qytet i destinuar të rritet
Njëzetë e dy shtetas të huaj u betuan para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj Shtetit Shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht edhe nënshtetësinë shqiptare, mes tyre edhe deputeti Avdullah Hoti.
20 Qershor 2022, 14:53 -
Sunny Hill Festival rikthehet sërish në Prishtinë, do të mbahet edhe në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht
Sunny Hill Festival do të mbahet edhe në Prishtinë dhe në Tiranë. Edicioni special i këtij viti është rikthyer sërish në Prishtinë ku do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Lajmin e ka bërë me dijë kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj
20 Qershor 2022, 09:53 -
-
Veliaj: Rikthimi i Saliut në krye të PD, lajm i keq për opozitën! Metën dhe Berishën i kemi mundur edhe bashkë dhe veç e veç
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka komentuar aleancën e mundshme Berisha-Meta në zgjedhjet e ardhshme vendore. Nga Njësia 3, ku zhvilloi takimin e radhës me socialistët, Veliaj tha se PS-ja ka treguar se i mund edhe bashkë, edhe veç e veç, si Saliun edhe Ilirin.
19 Qershor 2022, 13:35 -
-
Zgjedhjet në PS, Veliaj nga Njësia 5: Kundërshtarët tanë janë si ai që qëllonte me gurë tigrin, ne rritemi se investojmë për njerëzit
Njësia 5 ishte ndalesa e radhës e drejtuesit politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit informues për zgjedhjet e brendshme të partisë. Në takimin ku mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, me anëtarë të forumeve të PS, Veliaj tha se Njësia 5, në këto 7 vjet, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.
18 Qershor 2022, 11:52 -
Veliaj në 'shtëpinë' e shqiptarëve në Zvicër: Mezi pres më shumë bashkëpunime mes Bashkisë së Tiranës dhe Art Basel
Tirana dhe Bazeli do të ndërtojnë një urë të re bashkëpunimi në fushën e artit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet sot për një vizitë në Zvicër, ku u takua me dy këshilltarët e Këshillit Qeverisë të kantonit të Bazelit, qytet ku jetojne shumë shqiptarë.
17 Qershor 2022, 19:12 -
Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen: Forcimi i bashkëpunimit shkurton distancat mes dy qyteteve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen, me te cilin diskutoi mbi mënyrat e bashkëpunimit, sidomos për të forcuar marrëdhëniet mes të rinjve në dy qytetet. Veliaj dhe Houchen theksuan praninë e një numri të madh shqiptarësh në Tees Valley, të cilët siç pohuan ata, janë integruar më së miri dhe po shihet mundesia edhe per një linjë te dedikuar ajrore.
16 Qershor 2022, 14:54 -
Shpallet fituesja e 'Muza Competition', që solli në Tiranë artiste nga Kosova, Veliaj: Ka më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë, t’i leme mënjanë sherret
"MUZA Competition”, konkursi që bashkon tradicionalen dhe modernen dedikuar të rinjve në fushën e modës, një projekt i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Europian i të Rinjve 2022, u përmbyll mbrëmë me fituesen e këtij edicioni.
16 Qershor 2022, 13:55 -
Projektet e Tiranës, Veliaj takon shefin e BEI-t: Zgjatimi i Lanës dhe investimet për rritjen e presionit të ujit në rrjet, heqin depozitat dhe rrisin vlerën e pronës
Bashkia e Tiranës po bashkëpunon ngushtë me Bankën Europiane të Investimeve për realizimin e tre projekteve të rëndësishme për qytetin, mes të cilave zgjatimi i Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit, për të siguruar të njëjtin presion uji për gjithë Tiranën
15 Qershor 2022, 12:04 -
Teknologji e re për mbetjet në Tiranë, Veliaj: 3 risi për mbledhjen e mbeturinave, ata që i gjuajnë tigrit me gurë të njëjtët që djegin edhe kazanët
Tirana po piloton me sukses teknologji të re për pastrimin e qytetit. Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kryetari Veliaj deklaroi se në kryeqytet po vijon vendosja e kontenierëve të rinj metalikë që do të zëvendësojë ata plastikë, të cilët janë edhe më rezistentë.
14 Qershor 2022, 19:52 -
Bashkia e Tiranës shpërblen sportistët elitarë, Veliaj: Nuk mjafton vetëm ‘O sa mirë me qenë shqiptar’, mbajmë fjalën për premtimet e bëra
Bashkia e Tiranës vijon të mbajë traditën e mirë të këtyre 7 viteve të fundit për të shpërblyer sportistët dhe klubet elitarë sipas meritës, me bonuse apo edhe me infrastrukturë dhe kushte më të mira për stërvitje.
14 Qershor 2022, 19:48 -
-
Veliaj takim me socialistët e Njësisë 6: Saliu dhe Meta, e vjetra që duhet t’i largohemi
Nga Njësia 6, në vijim të turit informues për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste, drejtuesi i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo është një fushatë komunikimi për gjërat që janë bërë dhe ato që duhen bërë më mirë.
13 Qershor 2022, 18:29 -
Talenti i Benfikës merr shtetësi shqiptare për të mbrojtur ngjyrat kuqezi, Veliaj: Jemi pjesë e një skuadre, për emancipim dhe progres
Adrian Bajrami cilësohet si një nga lojtarët me të ardhme premtuese në Portugali. I lindur në Zvicër dhe lojtar i Benfikës, Bajrami u betua së bashku me 10 shtetas të tjerë, para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar, duke zgjedhur para kombëtares helvete, përfaqësimin e ngjyrave kuqezi.
13 Qershor 2022, 12:17 -
-
Zgjedhjet e brendshme, Veliaj: PS e vetmja forcë që mund të ndryshojë Shqipërinë! Përfundojmë Unazën e Tiranës dhe projektet
Njësia 11 ishte ndalesa e radhës e Erion Veliajt, si Drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, në vijim të turit informues për zgjedhjet për kryetarët dhe sekretarët ekzekutiv të partisë.
12 Qershor 2022, 14:06 -
Veliaj nga Njësia 7: Na duhej një President normal, jo si Meta që rrihet me punëtorët e zyrave të bashkisë
Erion Veliaj e cilëson zgjedhjen e Bajram Begajt në Krye të Shtetit si kthim në normalitet të institucionit të Presidentit. Gjatë një takimi informues me asamblenë socialiste të Njësisë 7 në kryeqytet, për zgjedhjet e brendshme në PS, Veliaj tha se tashmë vendi do të ketë edhe një President normal, që nuk rrihet me punonjësit e Policisë Bashkiake.
11 Qershor 2022, 20:55 -
-
Eduard Shalsi rikthehet në Njësinë 1: Veliaj, njeriu i duhur për Bashkinë e Tiranës, punët e qytetit në duart të sigurta
Deputeti socialist Eduard Shalsi është rikthyer si i deleguar i PS në Njësisë 1 në kryeqytet. Gjatë takimit me asamblenë socialiste të kësaj njësie, Shalsi deklaroi se koha tregoi se Erion Veliaj është njeriu i duhur në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës
9 Qershor 2022, 19:58