-
Garda Mbretërore e Norvegjisë performon në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Veliaj: Paqja asnjëherë nuk duhet marrë si e mirëqenë
Garda Mbretërore e Norvegjisë, në bashkëpunim me Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, performuan dje në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. E konsideruar si një nga më të mirat në botë, performanca e tyre u ndoq nga qindra qytetarë në rrugët e kryeqytetit.
2 Qershor 2022, 14:06 -
Nis në Tiranë Java Kulturore Italiane, ndizen ‘Ndriçuesit e Puglias’! Ambasadori Bucci: Jetët tona mbushen me simbole, na presin 7 ditë feste
Ndezja e ndriçuesve të Pulias – ose siç njihen ndryshe ‘le luminarie di Puglia’ - dje në mesnatë, në pedonalen e Kalasë së Tiranës, shënoi fillimin e “Javës së Kulturës Italiane”, me 54 evente kulturore, artistike dhe sociale. Në shoqërinë e ambasadorit të Italisë, Fabrizio Bucci dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi miqësinë mes dy popujve dhe premtoi se Java e Kulturës Italiane do të jetë një javë për të mos u humbur në Tiranë.
1 Qershor 2022, 15:46 -
Starton ‘Java e Kulturës Italiane’, Veliaj: Me fat që e kemi fqinje, në mesnatë ndezim iluminarët e Puglias në qendër të Tiranës
Nga sot, në Tiranë, ka nisur "Java e Kulturës Italiane", gjatë së cilës do të organizohen një sërë aktivitetesh me fokus kulturen, ekonominë, artin dhe muzikën.
31 Maj 2022, 17:18 -
Kopshti Zoologjik çel dyert të shtunën, jo më 1 qershor, Veliaj fton fëmijët dhe prindërit: E hapim në ditë pushimi, kemi plot surpriza
Për shkak se 1 Qershori, Dita e Fëmijëve, bie ditë shkolle për fëmijët, por është edhe ditë pune për prindërit e tyre, hapja zyrtare e Kopshtit të ri Zoologjik do të bëhet ditën e shtunë, më 4 qershor.
31 Maj 2022, 15:18 -
Veliaj: Treg i ri ushqimor publik për fermerët e Tiranës, qendra tregtare agroushqimore në Lundër do thyejë monopolin e privatit
Fermerët e Tiranës do të lehtësohen nga barrierat e vendosura për shitjen e prodhimeve të tyre nga privatët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në konferencën “Gratë në zhvillimin rural”, ka deklaruar se monopoli i tregut ushqimor do të marrë fund me qendrën më të madhe tregtare publike, që do krijohet në zonën e Lundrës, ku të gjithë fermerët mund t’i shesin produktet e tyre.
31 Maj 2022, 14:52 -
-
Linja e re ajrore Tiranë-Kretë, Veliaj: Shtojmë fluturimet me Selanikun dhe Mykonos
Në prag të sezonit turistik, aeroportit “Nënë Tereza” i është shtuar edhe një linjë e re direkte Tiranë-Kretë, e cila u vjen në ndihmë edhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë atje. Krahas linjave direkte me Athinën dhe Kretën, shumë shpejt do të shtohen edhe fluturimet nga Tirana drejt Selanikut dhe Mykonos.
30 Maj 2022, 13:59 -
Stilistja e famshme italiane Elisabetta Franchi viziton Tiranën: Shqiptarët shpirt dhe buzëqeshje të bukur! Takon kryebashkiakun Veliaj
Stilistja e njohur italiane Elisabetta Franchi-n, një emër i madh i modës në të gjithë globin, ka vizituar këto ditë Tiranën. Ajo është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi edhe “Kullën e Sahatit”.
29 Maj 2022, 15:53 -
-
-
-
Nis në Tiranë kampionati europian i peshëngritjes, Veliaj: Tifozllëk për kuqezinjtë, por i lumtur për Ukrainën
Në pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë po mbahet kampionati europian i peshëngritjes ku marrin pjesë më shumë se 600 sportistë. Në total do jenë 39 vende që garojnë, përfshirë edhe Ukrainën.
28 Maj 2022, 16:06 -
Nis në Tiranë edicioni i 100 i Kampionatit Evropian të Peshëngritjes, Veliaj: Një javë e jashtëzakonshme për qytetin
Tirana është shndërruar në një arenë të madhe sportive, duke mikpritur sportistë e tifozë nga mbarë bota. Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga finalja e madhe e Conference League, në Tiranë ka nisur Kampionati Evropian i Peshëngritjes, që këtë vit shënon edhe jubileun e 100-të të tij.
28 Maj 2022, 14:34 -
Veliaj vlerëson me Mirënjohjen e Qytetit të Tiranës institucionet që u angazhuan për finalen e “Conference League”: Jam krenar për secilin prej jush, sot meriton mirënjohje çdo qytetar i Tiranës
Pas suksesit të organizimit të finales së madhe të Conference League, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau Certifikatat e Mirënjohjes së Qytetit për institucionet që u angazhuan për mbarëvajtjen e saj
28 Maj 2022, 11:37 -
E diela sjell garat e notit, vrapit dhe çiklizmit, Veliaj: Një vit historik për Tiranën, të gjitha këto të mira vijnë prej investimeve
Pas finales së madhe të Conference League, që u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Air Albania”, aktivitetet sportive në Tiranë vijojnë këtë të dielë me “Tiranathlonën”, një garë e jashtëzakonshme që përfshirë tre disiplina: not, pedalim dhe vrap
27 Maj 2022, 18:07 -
100-vjetori i Institutit 'Harry Fultz', Veliaj: Shkollat, hapësira që na hapin mendjen
100-vjetori i themelimit të Institutit “Harry Fultz” ka bërë bashkë mjaft personalitete të njohura të vendit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se shkolla duhet të jetë një institucion që krijon hapësira të reja mendimi. Duke shprehur ngushëllimet për jetët e humbura pas sulmit në një shkollë në Teksas, Veliaj theksoi se arsimi është ai që na emancipon si shoqëri.
27 Maj 2022, 18:02 -
Përurohet teatri në natyrë për fëmijët te Liqeni, Veliaj me kryebashkiakun e Parmës: Punët që bëjmë kanë rëndësi për fëmijët
Një nga hapësirat e Parkut të Liqenit, e njohur si Bisedkat e vjetra të arkitektit Maks Velo, është transformuar në një teatër të hapur në natyrë për fëmijët. Teatri veror do të mbajë emrin “Pinoku” dhe është një dhuratë nga Bashkia e Parmës dhe Fondacioni “Collodi”, për nder të shkrimtarit të madh Italian, që krijoi personazhin e famshëm dhe të dashur për fëmijët, Pinoku.
26 Maj 2022, 17:43 -
Finalja e ‘Conference League’, Veliaj takon homologun e Romës dhe atë të Rotterdamit: Sot duhet të fitojë sporti, qytetaria dhe respekti
Teksa na ndajnë pak minuta nga finalja e madhe e "Conference Legue" mes Romës dhe Feyenoord në stadiumin "Air Albania", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë dy homologët e tij, kryetarin e Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb dhe kryetarin e Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri.
25 Maj 2022, 20:25 -
Fondacioni i Romës shtron drekë për njerëzit në nevojë në Qendrën Komunitare në Kombinat, Veliaj: Sot nisim një bashkëpunim të ri
Kur na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe, Fondacioni i ekipit të Romës, Roma Cares, përfaqësuar nga ish-kampioni i Botës me Francen dhe legjenda e Romes, Vincent Candela, iu bashkua kryebashkiakut te Tiranës, Erion Veliaj në drekën e shtruar për njerëzit në nevojë pranë Qendrës komunitare në Kombinat.
25 Maj 2022, 18:29 -
Veliaj dhe kryebashkiaku i Rotterdamit apel tifozëve: Të shijojmë atmosferën dhe të respektojmë qytetin
Pak orë para finales së madhe në “Air Albania”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb. Dy kryebashkiakët vlerësuan atmosferën festive të krijuar në kryeqytet dhe u bënë thirrje tifozerive që të respektojnë qytetin dhe autoritetet vendore.
25 Maj 2022, 18:14