-
Përmirësimi i cilësisë së ajrit në Tiranë, Veliaj: Falë nismave të gjelbra dhe trefishimit të biçikletave! Ta përdorim më pak makinën
Cilësia e ajrit në Tiranë është përmirësuar ndjeshëm. Mjafton të shihni çdo aplikacion që shfaq cilësinë e ajrit në një qytet të caktuar, për të kuptuar se sot Tirana e ka ajrin më të pastër, edhe se shumë prej qyteteve të rajonit
20 Prill 2022, 14:27 -
Tiranës i shtohet autobusët elektrikë, Veliaj: Objektivi ynë, deri në vitin 2030 Tirana me flotë autobusësh 100% elektrike! 3 linja urbanësh me korsi të dedikuar
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ekspertët dhe agjencinë gjermane të GIZ-it, po studion planin për të kthyer tre linja ekzistuese me korsi të dedikuara për autobusët, me qëllim lëvizjen më shpejt të qytetarëve. Veliaj u shpreh sot se objektivi i Bashkisë së Tiranës është që në vitin 2030, 100% e flotës së autobusëve të jetë elektrike.
20 Prill 2022, 11:52 -
Aplikacioni 'Udhë' risi për transportin, Veliaj: Mbështesim nismat inovatore që vijnë nga të rinjtë, mënyrë për të kursyer
Një nga aplikacionet më të suksesshme në Kosovë, i quajtur “Udhë”, – platforma që ofron risi për transportin, duke ulur kostot përmes ndarjes së automjetit me pasagjerë të tjerë, – do të funksionojë së shpejti edhe në Tiranë.
19 Prill 2022, 20:17 -
Veliaj fiton përfundimisht gjyqin ndaj kunatit të Bashës, edhe Gjykata e Posaçme e Apelit hedh poshtë pretendimet e Isufit
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar përfundimisht betejën gjyqësore, edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, me kunatin e ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, Erion Isufi. Ky i fundit e kishte paditur Veliajn më shumë se një vit më parë për shpifje, për pronësinë e 4 vilave në resortet luksoze në Gjirin e Lalzit dhe në Long Hills në Tiranë
19 Prill 2022, 11:57 -
Bulevard i ri për njësitë 1 dhe 2, transformohet zona e ish-tregut Elektrik, Veliaj: Rritet vlera e pronës, investime në urbanizim dhe hapësira për fëmijët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi bllokun në zonën e njohur si ish-Tregu Elektrik, në Njësitë 1 dhe 2, tashmë i transformuar dhe i kthyer në një zonë pedonale për komunitetin
18 Prill 2022, 12:34 -
Kryebashkiaku Veliaj uron Pashkët: Së shpejti një shtatore e Nënë Terezës në Parkun e Liqenit, si një vend lutjeje e reflektimi
Pas Meshës së Pashkës që u mbajt në Katedralen e Shën Palit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i uroi të gjithë besimtarët e krishterë festën më të madhe në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike.
17 Prill 2022, 14:01 -
Veliaj pret kryetarin e ri të Prizrenit: Të rinovojmë besëlidhjen mes shqiptarëve! Totaj: Tirana, shembulli sesi zhvillohet qyteti
Ky vit, i cili shënon edhe 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, do të festohet ndryshe. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ranë dakord që, bashkë me njësitë e tjera shqipfolëse në trevat shqiptare, të takohen për të diskutuar mbi jetëzimin e projekteve të përbashkëta.
16 Prill 2022, 12:35 -
Nisma e re e Bashkisë së Tiranës, çdo e diel do të jetë ‘Dita pa Makina’! Ja si do të bëhet lëvizja e automjeteve më 17 prill
E diela pa makina do të kthehet në një traditë nga Bashkia e Tiranës. Duke filluar nga 17 prilli, çdo e diel në kryeqytet do t’i dedikohet këmbësorëve si një mënyrë jo vetëm për të ulur ndotjen, por dhe për të sjellë një kulturë të re në kryeqytet.
16 Prill 2022, 09:54 -
Veliaj pret Presidenten e BERZH-it, në fokus nismat për qytetet e gjelbra dhe investimi në UKT
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odile Renaud-Basso, me të cilën diskutoi mbi nismat për qytetet e gjelbrta dhe investimin e rëndësishëm në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, për furnizimin e kryeqytetit me 24 orë ujë të pijshëm.
15 Prill 2022, 18:45 -
16 shtetas të huaj marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Reflektojmë për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë; shqiptarët, gjithmonë me atë që është në nevojë
Shtetas të huaj, profesionistë në fusha të ndryshme, zgjedhin Tiranën për të ndërtuar jo vetëm karrierën e tyre, por edhe për të jetuar. Të tillë janë edhe 16 shtetasit më të rinj që morën nënshtetësinë shqiptare dhe u betuan përpara kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë
14 Prill 2022, 14:26 -
Sekretari i Shtetit në Ministrinë gjermane të Transportit takon Veliajn, Oliver Luksic: Të impresionuar nga zhvillimi i Tiranës
Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Transportit, Oliver Luksic, zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Bashkia e Tiranës ka një bashkëpunim të ngushtë me GIZ dhe KFW për sa i përket transportit në kryeqytet dhe kjo ka qenë edhe tema kryesore e diskutimin në takimin mes Veliajt dhe Luksic.
13 Prill 2022, 15:15 -
Veliaj takon kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut: Tirana, pikëtakim për bashkëpunimin mes të rinjve
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy qyteteve, për krijimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës, me qëllim nxitjen e përfshirjes së tyre në aktivitetet e “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”.
11 Prill 2022, 22:14 -
Bllokoi emërimin e ambasadorëve? Meta letër Nikollës, Kodhelit dhe Xhaçkës: Veliaj gënjen, gati të vij në Kuvend për të sqaruar të vërtetën
Presidenti Ilir Meta, në një letër drejtuar zyrtarëve të lartë i ka cilësuar gënjeshtra të qëllimshme deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se ka bllokuar emërimin e ambasadorëve shqiptarë jashtë vendit.
11 Prill 2022, 19:24 -
I tha ‘Zogu i Tiranës’, Veliaj i përgjigjet Metës: Fiksimaxhiu që rrihet me policët, mirë që doli në konferencë për të treguar diferencën mes 2 kaheve të politikës
Erion Veliaj i kthehen përgjigjet Ilir Metës.“Ishte një kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregon kontrastin mes ne dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët, shyqyr q&e
9 Prill 2022, 19:00 -
Meta thirrje të arrestuarve për inceneratorët: Bëhuni të penduarit të drejtësisë
Në komunikimin me mediat Presidenti Meta i bëri thirrje të arrestuarve që të kthehen në të penduarit të drejtësie dhe të tregojnë urdhrat që kanë marrë për këtë veprimtari kriminale."Presidenti ka disa detyra para se të largohet. Edhe për afer&a
9 Prill 2022, 18:48 -
Meta: Do të ngre një Komitet me ekspertë për të sqaruar deri në fund aferën e inceneratorëve
Ilir Meta tha se do të ndërmarrë një nismë për ngritjen e një komiteti për të sqaruar deri në fund aferën sipas tij të inceneratorëve."Unë do të nis një komitet për zbardhjen sa më të parë të aferës së inceneratorëve.
9 Prill 2022, 18:44 -
Ilir Meta: Mazhoranca kërkon fajtor për mosarritjet e tyre dhe më gjetën mua
Presidenti Meta tha në konferencën për mediat se mazhoranca kërkon të gjithë një fajtor për mos arritjet e saja dhe për këtë akuzojnë vetë atë. "Nuk është Presidenti ai që u ka thënë atyre që shkatërroni sigurin&e
9 Prill 2022, 18:33 -
Veliaj e akuzoi se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve, Meta: Shpifje, kanë mashtruar ish-deputetë duke i thënë ta kemi çuar emrin por nuk të do presidenti
Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave të Erion Veliajt se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar. Meta i ka cilësuar shpifje.“Të gjithë personeli, ndaj gjithë atyre partnerëve që mund të jenë shqetësuar nga gënjeshtra dhe shpifje të tilla që presidenti paska bll
9 Prill 2022, 18:24 -
Meta e quan Veliajn 'Zogu i Tiranës': Gënjeu, s'kam bllokuar ambasadorët! Rama thotë se të 'gjithë të futen në burg përveç meje'! I përgjigjet kryebashkiaku: Fiksimaxhiu që rrihet me policët
Presidenti i vendit Ilir Meta ka të dalë në një konferencë me mediat. Presidenti reagoi ndaj akuzave të Veliajt sot nga Kongresi duke e quajtur kryebashkiakun 'Zogu i Tiranës' pasi ky i fundit e akuzoi se ka bllokuar emërimin e ambasadorëve. Meta tha se asnjë emër për ambasador nuk është bllokuar nga ai.
9 Prill 2022, 17:58 -
Në 8 prill manifestim në mbështetje të Ukrainës, Veliaj fton qytetarët: Bëhuni pjesë e marshimit
Më 8 prill, ora 12:00 në Tiranë do të zhvillohet një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila në këto momente po përballet me agresionin rus. Manifestimi, që do nisë nga sheshi “Skënderbej” dhe do të vijojë deri të sheshi “Vëllezërit Frashëri” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë.
6 Prill 2022, 20:21 -
Veliaj inspekton ndërtimin e shkollës 9-vjeçare te 'Medreseja': Do hapim edhe 10 të tjera, t'i japim fund mësimit me dy turne
Në truallin e ish-ndërtesës së vjetër të UKT-së, Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare, e cila do të shërbejë edhe për ciklin parashkollor.
6 Prill 2022, 19:41 -
Bashkia shtyn pagesat për taksat: I gjendemi pranë biznesit të vogël në krizën e rritjes së çmimeve
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot vendimin për shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore për në datën 20 maj 2022. Gjithashtu dhe shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 20 maj 2022.
6 Prill 2022, 18:45 -
Veliaj: E fituam betejën për futbollin në Tiranë, fond shtesë për të mbështetur klubet e kryeqytetit
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, ku u shqyrtuan dhe miratuan projekt-vendime të rëndësishme për transformimin e kryeqytetit, por edhe për t’i dhënë impuls programit ambicioz të Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se do të ketë një shtesë fondi për të mbështetur klubet sportive Tirana, Partizani dhe Studenti.
6 Prill 2022, 17:42 -
Bashkia Tiranë: Veliaj fiton betejën me Tabakun, Gjykata e Apelit rrëzoi pretendimet e deputetes për shpifje
Bashkia e Tiranës ka njoftuar se Erion Veliaj ka fituar betejën ligjore me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Bashkia njofton se Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Tabakut për shpifje, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj.
5 Prill 2022, 16:03 -
Shqipëria fiton medalje argjendi, gjimnasti rus shkëlqen në kampionatin botëror
Gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku, Metvei Petrov arriti t’ia dalë mbanë e të fitojë medaljen e argjendë në disiplinën e njohur të ‘Kalë me dorëza’.
4 Prill 2022, 20:43 -
Tiranës i shtohen edhe dy terrene sportive, fushë e re basketbolli dhe volejbolli në bllokun 'Shefqet Musaraj'
Bashkia e Tiranës ka vendosur që të rehabilitojë ish-fushën e vjetër të basketbollit në bllokun e banimit pranë rrugës “Shefqet Musaraj” duke i rikthyer të gjithë parametrat.
4 Prill 2022, 14:15 -
Veliaj me mësuesit dhe nxënësit në gjimnazin e rindërtuar “Sami Frashëri”: Shkollën e përurojmë këtë vit në shtator
“Sami Frashëri”, një prej shkollave ikonike të Tiranës, në 60-vjetorin e saj, do të jete gati të presë ceremoninë e diplomimit për maturantët e këtij viti në godinën e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Së bashku me nxënës, mësues dhe drejtues të kësaj shkolle, që pritet të rinisë zyrtarisht procesin mësimor në shtator, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punës për ringritjen e godinës, e cila, siç tha ai, është edhe më e bukur se në renderat 3D.
4 Prill 2022, 14:00 -
Veliaj pret kryebashkiakun e Mykonos: Mundësi për të mësuar nga më të mirët në turizëm
Tirana dhe Mykonos do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në fushën e turizmit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Kryetarin e Bashkisë së Mykonos, Konstantinos Koukas, me të cilin bisedoi për integrimin e bashkatdhetarëve tanë ne vendin fqinj, si dhe për shfrytëzimin e potencialeve ekonomike në të dy qytetet
3 Prill 2022, 20:46 -
Konferenca Ballkanike e Lidershipit, Veliaj: Presidenti i ri? Do ta doja një njeri në shërbim të njerëzve, si Moisiu
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar dje në Konferencën Ballkanike për Lidership - “Rinia dhe e ardhmja e Ballkanit”, e organizuar nga Federata e Paqes, e drejtuar nga ish Presidenti Alfred Moisiu.
3 Prill 2022, 11:27 -
Rruga në Njësinë 11 merr emrin e mjekut neurolog ‘Drini Dobi’, Veliaj: Krenar që një rrugë e Tiranës do të mbajë emrin e doktorit që ka ndihmuar mijëra njerëz
Një nga rrugët e Njësisë 11 në Tiranë do të mbajë emrin e mjekut neurolog Drini Dobi, i cili ndërroi jetë dy vite më parë, si pasojë e COVID-19.
2 Prill 2022, 19:31 -
Bashkia e Tiranës nis shpërndarjen e Kartës Rinore Europiane, çmime të reduktuara për gjimnazistët dhe studentët shqiptarë në Shqipëri dhe Europë
Të rinjve të Tiranës do t’u ofrohen të njëjtat përfitime si bashkëmoshatarët e tyre në Europë. Bashkia e Tiranës nisi shpërndarjen e Kartës Rinore Europiane për gjimnazistët dhe studentët, e cila njihet në 36 vende të Europës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, shpërndanë kartat e para, të cilat ofrojnë një sërë mundësish për studentët shqiptarë.
1 Prill 2022, 14:09 -
Shtohet numri i përdoruesve të biçikletave, Veliaj: Lajm i mirë për qytetin, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi, do shtojmë korsitë
Numri i përdoruesve të biçikletave në Tiranë është shtuar ndjeshëm, sidomos vitet e fundit kur bota është përballur me pandeminë, apo me rritjen e çmimit të naftës për shkak të luftës në Ukrainë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi pikën më të re të biçikletave në Tiranë, “Bike Point”, ku tha se kjo është periudha më e mirë për të kuptuar rëndësinë e përdorimit të dyrrotakëve.
30 Mars 2022, 13:01 -
Tirana solidarizohet me Ukrainën, më 8 prill manifestim në Sheshin 'Skenderbej'
Më 8 prill, ora 12:00 në kryeqytet do të zhvillohet një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila në këto momente po përballet me agresionin rus. Manifesti që do mbahet në Sheshin “Skenderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh
28 Mars 2022, 16:29 -
Betohen 19 të huaj marrin shtetësinë shqiptare! Veliaj: Të bashkohemi në diversitet
19 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Pas leximit të formulës, 19 shtetasit nga Kosova, Italia, Franca, Australia, Serbia, Greqia etj, nënshkruan edhe aktin e betimit.
28 Mars 2022, 13:54