-
Ilir Meta: Mazhoranca kërkon fajtor për mosarritjet e tyre dhe më gjetën mua
Presidenti Meta tha në konferencën për mediat se mazhoranca kërkon të gjithë një fajtor për mos arritjet e saja dhe për këtë akuzojnë vetë atë. "Nuk është Presidenti ai që u ka thënë atyre që shkatërroni sigurin&e
9 Prill 2022, 18:33 -
Veliaj e akuzoi se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve, Meta: Shpifje, kanë mashtruar ish-deputetë duke i thënë ta kemi çuar emrin por nuk të do presidenti
Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave të Erion Veliajt se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar. Meta i ka cilësuar shpifje.“Të gjithë personeli, ndaj gjithë atyre partnerëve që mund të jenë shqetësuar nga gënjeshtra dhe shpifje të tilla që presidenti paska bll
9 Prill 2022, 18:24 -
Meta e quan Veliajn 'Zogu i Tiranës': Gënjeu, s'kam bllokuar ambasadorët! Rama thotë se të 'gjithë të futen në burg përveç meje'! I përgjigjet kryebashkiaku: Fiksimaxhiu që rrihet me policët
Presidenti i vendit Ilir Meta ka të dalë në një konferencë me mediat. Presidenti reagoi ndaj akuzave të Veliajt sot nga Kongresi duke e quajtur kryebashkiakun 'Zogu i Tiranës' pasi ky i fundit e akuzoi se ka bllokuar emërimin e ambasadorëve. Meta tha se asnjë emër për ambasador nuk është bllokuar nga ai.
9 Prill 2022, 17:58 -
Në 8 prill manifestim në mbështetje të Ukrainës, Veliaj fton qytetarët: Bëhuni pjesë e marshimit
Më 8 prill, ora 12:00 në Tiranë do të zhvillohet një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila në këto momente po përballet me agresionin rus. Manifestimi, që do nisë nga sheshi “Skënderbej” dhe do të vijojë deri të sheshi “Vëllezërit Frashëri” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë.
6 Prill 2022, 20:21 -
Veliaj inspekton ndërtimin e shkollës 9-vjeçare te 'Medreseja': Do hapim edhe 10 të tjera, t'i japim fund mësimit me dy turne
Në truallin e ish-ndërtesës së vjetër të UKT-së, Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare, e cila do të shërbejë edhe për ciklin parashkollor.
6 Prill 2022, 19:41 -
Bashkia shtyn pagesat për taksat: I gjendemi pranë biznesit të vogël në krizën e rritjes së çmimeve
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot vendimin për shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore për në datën 20 maj 2022. Gjithashtu dhe shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 20 maj 2022.
6 Prill 2022, 18:45 -
Veliaj: E fituam betejën për futbollin në Tiranë, fond shtesë për të mbështetur klubet e kryeqytetit
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, ku u shqyrtuan dhe miratuan projekt-vendime të rëndësishme për transformimin e kryeqytetit, por edhe për t’i dhënë impuls programit ambicioz të Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se do të ketë një shtesë fondi për të mbështetur klubet sportive Tirana, Partizani dhe Studenti.
6 Prill 2022, 17:42 -
Bashkia Tiranë: Veliaj fiton betejën me Tabakun, Gjykata e Apelit rrëzoi pretendimet e deputetes për shpifje
Bashkia e Tiranës ka njoftuar se Erion Veliaj ka fituar betejën ligjore me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Bashkia njofton se Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Tabakut për shpifje, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj.
5 Prill 2022, 16:03 -
Shqipëria fiton medalje argjendi, gjimnasti rus shkëlqen në kampionatin botëror
Gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku, Metvei Petrov arriti t’ia dalë mbanë e të fitojë medaljen e argjendë në disiplinën e njohur të ‘Kalë me dorëza’.
4 Prill 2022, 20:43 -
Tiranës i shtohen edhe dy terrene sportive, fushë e re basketbolli dhe volejbolli në bllokun 'Shefqet Musaraj'
Bashkia e Tiranës ka vendosur që të rehabilitojë ish-fushën e vjetër të basketbollit në bllokun e banimit pranë rrugës “Shefqet Musaraj” duke i rikthyer të gjithë parametrat.
4 Prill 2022, 14:15 -
Veliaj me mësuesit dhe nxënësit në gjimnazin e rindërtuar “Sami Frashëri”: Shkollën e përurojmë këtë vit në shtator
“Sami Frashëri”, një prej shkollave ikonike të Tiranës, në 60-vjetorin e saj, do të jete gati të presë ceremoninë e diplomimit për maturantët e këtij viti në godinën e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Së bashku me nxënës, mësues dhe drejtues të kësaj shkolle, që pritet të rinisë zyrtarisht procesin mësimor në shtator, kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punës për ringritjen e godinës, e cila, siç tha ai, është edhe më e bukur se në renderat 3D.
4 Prill 2022, 14:00 -
Veliaj pret kryebashkiakun e Mykonos: Mundësi për të mësuar nga më të mirët në turizëm
Tirana dhe Mykonos do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në fushën e turizmit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Kryetarin e Bashkisë së Mykonos, Konstantinos Koukas, me të cilin bisedoi për integrimin e bashkatdhetarëve tanë ne vendin fqinj, si dhe për shfrytëzimin e potencialeve ekonomike në të dy qytetet
3 Prill 2022, 20:46 -
Konferenca Ballkanike e Lidershipit, Veliaj: Presidenti i ri? Do ta doja një njeri në shërbim të njerëzve, si Moisiu
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar dje në Konferencën Ballkanike për Lidership - “Rinia dhe e ardhmja e Ballkanit”, e organizuar nga Federata e Paqes, e drejtuar nga ish Presidenti Alfred Moisiu.
3 Prill 2022, 11:27 -
Rruga në Njësinë 11 merr emrin e mjekut neurolog ‘Drini Dobi’, Veliaj: Krenar që një rrugë e Tiranës do të mbajë emrin e doktorit që ka ndihmuar mijëra njerëz
Një nga rrugët e Njësisë 11 në Tiranë do të mbajë emrin e mjekut neurolog Drini Dobi, i cili ndërroi jetë dy vite më parë, si pasojë e COVID-19.
2 Prill 2022, 19:31 -
Bashkia e Tiranës nis shpërndarjen e Kartës Rinore Europiane, çmime të reduktuara për gjimnazistët dhe studentët shqiptarë në Shqipëri dhe Europë
Të rinjve të Tiranës do t’u ofrohen të njëjtat përfitime si bashkëmoshatarët e tyre në Europë. Bashkia e Tiranës nisi shpërndarjen e Kartës Rinore Europiane për gjimnazistët dhe studentët, e cila njihet në 36 vende të Europës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, shpërndanë kartat e para, të cilat ofrojnë një sërë mundësish për studentët shqiptarë.
1 Prill 2022, 14:09 -
Shtohet numri i përdoruesve të biçikletave, Veliaj: Lajm i mirë për qytetin, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi, do shtojmë korsitë
Numri i përdoruesve të biçikletave në Tiranë është shtuar ndjeshëm, sidomos vitet e fundit kur bota është përballur me pandeminë, apo me rritjen e çmimit të naftës për shkak të luftës në Ukrainë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi pikën më të re të biçikletave në Tiranë, “Bike Point”, ku tha se kjo është periudha më e mirë për të kuptuar rëndësinë e përdorimit të dyrrotakëve.
30 Mars 2022, 13:01 -
Tirana solidarizohet me Ukrainën, më 8 prill manifestim në Sheshin 'Skenderbej'
Më 8 prill, ora 12:00 në kryeqytet do të zhvillohet një manifestim i madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila në këto momente po përballet me agresionin rus. Manifesti që do mbahet në Sheshin “Skenderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh
28 Mars 2022, 16:29 -
Betohen 19 të huaj marrin shtetësinë shqiptare! Veliaj: Të bashkohemi në diversitet
19 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Pas leximit të formulës, 19 shtetasit nga Kosova, Italia, Franca, Australia, Serbia, Greqia etj, nënshkruan edhe aktin e betimit.
28 Mars 2022, 13:54 -
Gjysmë-maratonë nëpër shtigjet e Petrelës, Veliaj ndan çmimet: Pavarësisht vështirësive, duhet të ecim përpara për të mbërritur në destinacion
250 vrapues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme si Maqedonia, Greqia, Kosova, Izraeli, Italia, USA, Portugalia etj., morën pjesë sot në gjysmë-maratonën dhe 10 kilometra “Petrela Trail Running”, nëpër shtigjet malore të Petrelës.
27 Mars 2022, 16:41 -
“Paqe për Ukrainën”, qirinj dhe homazhe në sheshin ‘Skënderbej’ për jetët e humbura në luftë (FOTO DHE VIDEO)
Qindra qytetarë janë mbledhur sotme në sheshin “Skënderbej”, në shenjë solidariteti për paqe në planetin Tokë në këtë periudhë të vështirë. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ndërsa të rinjtë krijuan në shesh flamurin e Ukrainës me mbi 60 qirinj dhe me mbishkrimin, “Paqe për Ukrainën” (Peace for Ukraine).
26 Mars 2022, 22:07 -
Fituan Kupën e Shqipërisë pas 26 vitesh, Veliaj pret ekipin e volejbollit për meshkuj të SK Tiranës: Investimet e reja në sport sollën rezultat
Skuadra kryeqytetase e volejbollit për meshkuj riktheu në Tiranë trofeun e Kupës së Shqipërisë pas 26 vitesh. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti skuadrën kampione, ndërsa theksoi se ky është viti i Tiranës.
26 Mars 2022, 17:16 -
Veliaj vizitë në Malin e Zi, takon zv.Kryeministrin, Dritan Abazoviç: Sot kemi nevojë për drejtues që bashkojnë e nuk përçajnë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur sot një vizitë ne Malin e Zi, ku ka zhvilluar një takim edhe me zv/Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
25 Mars 2022, 19:45 -
Veliaj me ekipin e vajzave të Tiranës, kampione në volejboll: Krenar që i rikthyet lavdinë skuadrës pas 9 vitesh; në Tiranë askush nuk ta ha hakën
Ekipi për femra i Sport Klub Tiranës fitoi Kupën e Shqipërisë në volejboll, duke e sjellë këtë të trofe në kryeqytet pas 9 vitesh pritje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përgëzoi vajzat që sollën trofeun e 11-të për SK Tiranën dhe nënvizoi se investimet në sport sjellin rezultatet
25 Mars 2022, 13:47 -
Soreca merr 'Çelësin e Tiranës' në mbyllje të detyrës: Kryeqyteti, motori i zhvillimit të vendit! Veliaj: Gati të presim refugjatë nga Ukraina
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi sot “Çelësin e Tiranës” kreut të Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili pas 4 viteve shërbim në vendin tonë, do të marrë një pozicion të ri të në Bruksel.
23 Mars 2022, 14:41 -
Dita Botërore e Ujit/ Veliaj: Mbajmë premtimin për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm në çdo cep të kryeqytetit! Fëmijët do ta fitojnë edhe këtë betejë
Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizime e Tiranës organizoi një ditë të hapur, me plot aktivitete informuese dhe argëtuese, për fëmijët e kopshteve dhe shkollave, me mesazhin se uji është burimi i jetës ndaj duhet ruajtur
22 Mars 2022, 14:44 -
Sot dita pa makina, reagon Rama: Duhet të bëhet pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor
Kryeministri Edi Rama thotë se dita pa makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikundër fuqizimi i transportit publik dhe nxitja e përdorimit të biçikletave në qytet.‘Dita pa Makina duhet të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor, ashtu sikund&eu
22 Mars 2022, 12:52 -
Tirana gati të presë refugjatët nga Ukraina, Veliaj: 15 fëmijë në shkollat tona! Të solidarizohemi me ata që jetojnë momente të vështira
Pas refugjatëve nga Afganistani, Tirana është gati të mikpresë edhe të larguarit nga lufta në Ukrainë. Nga selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri, ku i uroi festën të gjithë besimtarëve bektashinj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se refugjatët e parë do të strehohen në familjet e Tiranës, ndërkohë që bashkia po merr të gjitha masat e nevojshme nëse ky numër do të rritet.
22 Mars 2022, 12:04 -
22 Marsi “Dita pa makina”, Bashkia e Tiranës aktivitete të shumta për të gjitha grupmoshat
Qytetarët e Tiranës i janë bashkuar thirrjes së Bashkisë së Tiranës duke lënë sot makinat për të shijuar lëvizjen në këmbë, ose me biçikleta. Të favorizuar dhe nga koha e mirë, qindra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të shumta për të gjitha grupmoshat.
22 Mars 2022, 11:30 -
Dita pa makina në Tiranë! Ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nga ora 09:00 deri 15:00! Rama: Duhet të bëhet pjesë e pandashme e kalendarit tonë mujor
Bashkia e Tiranës ka rikthyer nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është përcaktuar kjo ditë, edhe për faktin se nesër është pushim zyrtar, për shkak të festës së Sulltan Novruzit.
22 Mars 2022, 07:21 -
Nesër dita pa makina në Tiranë! Veliaj: Kursejmë naftë e lëvizim shëndetshëm! Ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi nga ora 09:00 deri 15:00
Nesër, 22 mars, qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar, por edhe për të kursyer naftë, në një kohë kur çmimi është rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.
21 Mars 2022, 10:50 -
Fituan 3 medalje në Turqi, Veliaj pret atletët Luiza Gega e Izmir Smajlaj: Investojmë në sport, që të rinjtë të ndjekin modelin tuaj
Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, dy kampionët që na kanë bërë krenarë me arritjet e tyre sportive, kanë sjellë edhe 3 medalje të tjera për Shqipërinë nga Kampionati Ballkanik i Atletikës në Stamboll.
20 Mars 2022, 11:51 -
Kampionati Europian i Peshëngritjes do të mbahet në Tiranë, Veliaj: “Lajm i shkëlqyer për Tiranën; Privilegj që do të jemi shtëpia e kampionëve”
Nga datat 25 maj deri në 2 qershor, Tirana në cilësinë e Kryeqytetit Europian të Rinisë, do të mirëpresë Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një lajm i bukur për kryeqytetin, në vitin e Rinisë
18 Mars 2022, 14:09 -
Konferenca 'Balkan Dialogues Initiative', Veliaj: Fqinjësia e mirë ka rëndësi, është koha për reflektim, Tirana mbështetëse e çka është e drejtë dhe solidare
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë dje në takimin “Nisma e Dialogut në Ballkan”, ku ishin të pranishëm vendimmarrës dhe ekspertë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, me të cilët ndau mendimin se Tirana është një qytet që mbështet të drejtën, të ndershmen dhe është gati të tregojë solidaritet në situata si kjo ku po kalon bota sot.
17 Mars 2022, 14:56 -
‘Jo më në burg për 1 cigare hashash’, marrëveshje mes Bashkisë Tiranë e Ministrisë së Drejtësisë për të miturit në konflikt me ligjin, Manja: Trajtim në qendrat multifunksionale
Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Drejtësisë kanë firmosur sot një marrëveshje për trajtimin e të miturve që shkelin ligjin. Në një deklaratë për mediat, Veliaj tha se nuk duhet të mbushen burgjet me të rinj që kapen me një cigare hashash, por ata duhet ndihmohen.
17 Mars 2022, 10:06 -
Veliaj me punonjësit socialë: Paketa e Rezistencës mbron pjesën më vulnerabël të shoqërisë, ata që protestojnë të vijnë të shërbejnë një pjatë supë
Në Ditën Botërore të Punës Sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi masat e marra nga qeveria me Paketën e Rezistencës Sociale, që ndihmon pjesën më vulnerabël të shoqërisë, por ai shtoi se kjo duhet plotësuar edhe me ndihmën në terren nga vetë punonjësit socialë.
16 Mars 2022, 14:24 -
Apeli rrëzon përfundimisht Grida Dumën, paditi Veliajn për shpifje
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.
15 Mars 2022, 15:28 -
Dita e Verës, Veliaj me futbollistët e vegjël te Parku i Liqenit: Do vijojmë investimet për sportin dhe fëmijët në Tiranë
Sot 14 Marsi i ngjante tamam një Dite Vere. Tirana ishte e mbushur plot me aktivitete dhe mijëra qytetarë shijuan në maksimum eventet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat tashmë janë një traditë e bukur në çdo Ditë Vere. Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi të festojë sot me futbollistët e vegjël për të cil&am
14 Mars 2022, 14:32 -
Mbillen 200 pemë përgjatë lumit Lana, Veliaj: Gjelbërimi rrit vlerën e pronës, së shpejti nis investimi për zgjatimin e Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar
Nismës së mbjelljes se drurëve dekorativë në qytetin e Tiranës i janë përgjigjur donatorë të shumtë, duke bërë të mundur mbjelljen e 205 oemëve të llojeve të ndryshme. Këtë herë ato u mbollën përgjatë zgjatimit të lumit Lana. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se gjebërimi i rrit vlerën zonës, teksa dha lajmin e mirë se zgjatimi i Lanës do vijojë edhe nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar.
10 Mars 2022, 14:10