-
Aksidentet e autobusëve? Veliaj: Nga 7 rastet e fundit, në 5 të tilla shkak janë bërë makinat, në dy raste drejtuesit kishin probleme shëndetësore
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dalë sot në një aktivitet dhe ka folur për transportin në kryeqytet. Veliaj tha se ka të ashtuquajtura media sociale si JOQ apo Lolita të cilat bëjnë lajme për t’i vënë gjoba pronarëve të autobusëve të kryeqyteti.
29 Mars 2023, 14:32 -
E premtoi Belind Këlliçi, zbulohet studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: Jo transport publik falas në Tiranë, kostoja e tepërt! S'mund t'u merren paratë projekteve
Një studim i kryer në vitin 2022 nga ekspertët gjermanë të GIZ-it - agjencia gjermane për zhvillim - mbi mundësinë e aplikimit të transportit publik falas në Tiranë, ka nxjerrë në pah disa arsye të qenësishme pse kjo zgjidhje nuk është e duhura dhe është e pamundur të realizohet në kryeqytetin shqiptar.
28 Mars 2023, 12:12 -
Veliaj: Mbillet pema e 1 milionë në Tiranë! Jemi në gjysmën e misionit, synojmë 2 milionë pemë në 2030
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe një grup fëmijësh mbollën pemën e një milionë në Parkun e Liqenit Artificial. Një ngjarje e rëndësishme për qytetin, por sidomos për ambicien e Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 2 milion pemë deri në vitin 2030.
26 Mars 2023, 15:17 -
Veliaj: Piramida dhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe bizneset
Në videomesazhin e kësaj jave, i cili u fokusua te rritja e ekonomisë së Tiranës vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se një prej fushave ku po investohet më shumë është ajo e teknologjisë së informacionit. Për këtë qëllim, për pak javë hapet Piramida e Tiranës, e cila do t&eu
26 Mars 2023, 12:48 -
Videomesazhi i javës/ Veliaj: Transformimi i Tiranës ka rritur ekonominë e qytetit, punësimi u rrit me 40% kurse bizneset e reja me 48%
Ekonomia e Tiranës, zhvillimi i turizmit dhe punët e së ardhmes ishin fokusi i temës së javës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në videomesazhin e tij për qytetarët veçoi disa shifra domethënëse lidhur me rritjen e punësimit dhe hapjen e bizneseve të reja.
26 Mars 2023, 11:59 -
Veliaj pret ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana: Puna në skuadër sjell vetëm fitore, krenar që jeni më të mirët në Shqipëri
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ekipin e volejbollit të meshkujve KS Tirana, të cilët fituan Kupën e Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Kupë kjo që i jep të drejtën e përfaqësimit të Tiranës në Kupat e Europës në volejboll.
25 Mars 2023, 15:12 -
-
Veliaj nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është nderuar dje me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Gostivarit e Maqedonisë së Veriut. Titulli iu dorëzua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
23 Mars 2023, 14:45 -
Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv, 88 kompani izraelite Shqipëri, Veliaj: Sot lidhim një bashkëpunim që do të bëjë histori
Nisi sot Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, në qendër të së cilës është teknologjia dhe inovacioni, ku morën pjesë 88 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli.
21 Mars 2023, 14:34 -
-
VIDEO/ Veliaj në mesazhin e së dielës: Rikthyem rregullin, disiplinën dhe ligjshmërinë në qytet, Tirana larg qytetit që gjetëm 8 vite më parë
Tirana nuk ka krahasim me atë që ishte 8 vite më parë. Ky ishte mesazhi i kësaj fundjave i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se në kryeqytet është rikthyer rregulli, ligjshmëria dhe pastërtia.
19 Mars 2023, 11:33 -
-
Veliaj në asfaltimin e një rruge në Tiranë: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë dhe ndërtuar 7 shkolla! Po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë
Në Tiranë asfaltohet edhe një rrugë tjetër që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe sjell rregull në lagje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën në orët e mbrëmjes, tha se ky është një investim i rëndësishëm që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, e cila më pas del me një kalim te zona e Thesarit për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit.
18 Mars 2023, 12:04 -
Nisma për çerdhe në mjediset e punës, Veliaj: Një investim i tillë shton produktivitetin dhe u vjen në ndihmë nënave të reja
Një çerdhe në mjediset e punës, një risi që iu vjen në ndihmë sidomos kompanive me një numër të lartë punonjësish, është një nga nismat që promovohet nga Bashkia e Tiranës si ndihmesë, jo vetëm për biznesin, por edhe për nënat e reja.
17 Mars 2023, 14:39 -
‘FoodLand’, festivali i ushqimit të shëndetshëm! Veliaj: U dedikohet konsumatorëve të vegjël
Perime që kërcejnë, pemë frutore argëtuese dhe një libër me receta të shëndetshme për shefa të vegjël! Këto janë disa nga detajet e festivalit tre ditor “FoodLand”, i cili po zhvillohet nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pjesë e Bashkisë Tiranë, në zonën e Parkut të Liqenit.
17 Mars 2023, 08:56 -
Java teknologjike Tirana-Tel Aviv, kryeqyteti pret mbi 40 kompani dhe investitorë izraelitë në fushën e inovacionit; Ja si të regjistroheni
Mbi 40 kompani lider në fushën e teknologjisë do të vijnë në kryeqytetin shqiptar. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Shqiptare, Ambasadën e Izraelit në Shqipëri dhe Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, në datat 20 – 22 Mars 2023, do të organizojë "Javën e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv".
16 Mars 2023, 18:48 -
Asfaltohet rruga te Liqeni i Thatë, Veliaj: Së shpejti edhe dy shkolla, një 9-vjeçare dhe një gjimnaz për banorët e zonës
Të gjitha rrugicat e Liqenit të Thatë po asfaltohen nga Bashkia e Tiranës, në vijim të aksionit për sistemimin e çdo aksi rrugor në lagjet e kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve për këto rruge, u shpreh se po punohet edhe për urbanizimin e plotë të lagjes dhe nuk do ketë më nevojë t’i marrë shërbimet në Njësinë 5.
15 Mars 2023, 14:46 -
-
-
