-
Kejvin Gjegja, 20 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi gjatë kontrollit që i është bërë nga efektivët në lagjen nr.13, Plazh, i është gjetur në çantën e dorës, një armë zjarri pistoletë
31 Gusht 2021, 09:36 -
-
-
Largohet nga detyra drejtoresha e Kadastrës në Durrës, emërohet drejtuesja e re
30 Gusht 2021, 10:27Është larguar nga detyra pas disa muajsh në këtë post, Viola Hima, drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Hima do të zëvendësohet nga Rajmonda Dashi, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë.
-
Parandalohet vrasja me pagesë në Durrës! 3 të arrestuar, 2 të dënuar më parë, njëri mik i Rrumit të Shijakut! Sekuestrohen 3 pistoleta e 1 mitraloz me fishekë në fole/ VIDEO-policia i shtrin barkas
30 Gusht 2021, 09:36Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit, pas informacioneve se do të kryenin një vrasje me pagesë. Aldi Mustafa, një person me precedent të theksuar kriminalë, Uran Zyka dhe Tahir Gjinika janë kapur me armë gati për qitje, ndërsa ende nuk dihet kush ishte shënjestra e tyre. Arrestimi i tyre u bë pasi tentuan të largoheshin, duke goditur edhe makinën e policisë.
-
Ardhja e 457 afganëve, Drejtoresha e Fondacionit Ndërkombëtar për Demokracinë: Shumë aktivistë s'janë më në rrezik! Krenar për strehën e sigurt të Shqipërisë
29 Gusht 2021, 12:53Pritja e 5 grupeve të afganëve me 457 persona, po flitet nga ndërkombëtarët. Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac, falënderon Shqipërinë për pritjen e shtetasve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi i talebanëve
-
-
Kryebashkiaku Elton Arbana: Këto janë sfidat për qytetin tim, Shijakun
29 Gusht 2021, 10:33 -
2 avionë të tjerë me 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri! Shkon në 457 numri i të strehuarve në Tiranë e Durrës! Rama: Shpëtuan nga lufta! Mikpritja jonë flitet me admirim nga ndërkombëtarët
29 Gusht 2021, 09:32Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionë të tjerë me 182 afganë në vendin tonë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës
-
Organizonin baste sportive përmes telefonave, me duart lart pas murit policia vë në pranga 2 të rinj në Durrës
28 Gusht 2021, 16:51Teksa kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë vijon, policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona të cilët nëpërmjet aparateve të tyre celular, organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara të basteve sportive.
-
Afganët në Shqipëri/ Rama i takon në hotelet në Durrës, u jep dhurata fëmijëve: Ia dolët...tani filloni të mësoni shqip! Afgania: Erdhëm nga ferri në parajsë
27 Gusht 2021, 18:07Me dhurata në duar, kryeministri Edi Rama ka vizituar 121 fëmijë, gra e burra nga Afganistani, të strehuar në hotelet në Durrës, pasi mbërritën në vendin tonë mëngjesin e sotëm. Një prej grave afgane tha se i duket sikur kanë ardhur nga ferri në parajsë. Ndërsa shprehu mbështetjen e tij për ta, gjatë shpërndarjes së dhuratave, Rama u sugjeroi fëmijëve që të mësojnë shqip.
-
VIDEO/ Akomodimi i afganëve në Durrës, larg zhurmës së krismave të armëve dhe frikës së luftës, fëmijët gëzojnë me lojërat në oborrin e hotelit
27 Gusht 2021, 10:23Në orën 3.15 minuta të natës është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 emigrantë afganë te cilët u larguan nga atdheu i tyre i pushtuar nga forcat terroriste talebane. Report Tv sjell video nga ambientet ku ata janë akomoduar , që për ta tashmë do shndërrohet në një shtëpi të dytë.
-
U njoftuan se udhëtimi drejt Italisë iu anulua, nis protesta në Durrës dhe procedohen penalisht 3 persona, as sot nuk niset tragetet
26 Gusht 2021, 12:35Një njoftim nga Autoriteti Portual i Durrësit, se udhëtimet drejt Italisë 2 ditët e fundit do të anulohen për shkak të defekteve ka revoltuar udhëtarët të cilët janë ngritur në protestë.
-
I shiti 10 mijë euro 4 minat me telekomandë agjentit të infiltruar në Durrës! Në pranga poseduesi i tyre nga Fushë Kruja, zbardhet e shkuara e tij kriminale
26 Gusht 2021, 08:28Një 50-vjeçar është arrestuar pasi u kap me 4 mina me telekomandë, të cilat i shiti tek një agjent i infiltruar. Nëse minat me telekomandë Arben Elezi do të arrinte t’i shiste në duart e gabuara të njerëzve të krimit, pasoja do të ishte e tillë, e ngjashme me kaosin e krijuar në datën 15 shtator 2020, në të cilën u tentua eliminimi fizik i Preng Gjinit mbi Urën e ish-Nisharakut.
-
Trageti i linjës Durrës-Bari pëson defekt, shtyhet nisja nga Shqipëria
25 Gusht 2021, 16:44Trageti i linjës Durrës-Bari ka pësuar një defekt teknik dhe si pasojë nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhojë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.
-
Punimet te ‘Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa’, ARRSH: Po riparohet ndriçimi rrugor, bllokohet korsia e shpejtësisë e drejtimit Shkozet-Plepa apo Plepa-Shkozet
23 Gusht 2021, 10:58Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve se do të kryhen punime në segmentin rrugor "Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa (K/Rr.Nr.4)". Sipas ARRSH kryerja e punimeve do të bëhet brena afatit 20 ditor dhe punimet do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021
-
Aksident në Tiranë-Durrës, përplasen dy makina, dëmtohet një 2-vjeçar
20 Gusht 2021, 16:59Një i mitur ka mbetur i plagosur pas një aksidenti mes dy mjeteve në aksin Tiranë-Durrës.
-
-
Durrës/ Superatentati i dështuar në fabrikën e çimentos, zbulohet depoja ku u blenë 50 kg tritol! Pronari: Ua shesim vetëm subjekteve të licencuara
20 Gusht 2021, 09:39Katër ditë pas tentativës për atentat me rreth 50 kilogramëve tritol ndaj frimës Eurotech Cement (ish- Italcementi) në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës, policia ka mundur të gjej depon e tregtimit të kësaj lënde plasëse
-
Qarkullonte me armë pa leje, policia shtrin në tokë dhe vë në pranga të riun me ‘Range Rover’ në Durrës
20 Gusht 2021, 08:56Teksa puna për “goditjen” e rasteve të armëmbajtjes pa leje vazhdon, policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.
