-
Nis sot testimi i shpejtë për COVID! Manastirliu: Së shpejti do hapen pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testim me rezervim nga mjeku i familjes
Nga sot në Tiranë do të nisin të aplikohen testet e shpejta për pacientët që shfaqin simptoma të COVID-19. Këto teste do të japin përgjigjen brenda 15-30 minutash dhe do të aplikohet fillimisht te ato që konsiderohen si vatra të rrezikshme infeksioni. Në total në dispozicion janë 100 mijë teste të shpejta.
7 Dhjetor 2020, 09:57 -
'Jemi shumë mirë edhe ti do të bëhesh mirë', pamje prekëse brenda Infektivit! Pacientët me COVID flasin me të afërmit përmes tabletave
Pacientët e shtrur në spitalet COVID tashmë kanë një mënyrë të re komunikimi me të afërmit dhe familjarët që ndodhen jashtë spitalit në pritje për të marrë informacione për shëndetin e tyre. Kjo mënyrë komunikimi do të bëhet përmes tabletave të posaçme që janë vënë në dispozicion.
6 Dhjetor 2020, 13:30 -
Manastirliu thumbon opozitën, tregon punën e mjekëve: Sfidojnë lodhjen dhe fyerjet e atyre që për fat nuk i ka rënë radha të marrin shërbim në spitalet COVID
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke treguar me foto punën e palodhur të mjekëve që bëhet në të 4 spitalet COVID, nuk ka hezituar të thumbojë opozitën me deklaratat e atyre akuzuese në lidhje me pandeminë dhe bluzave të bardha.
3 Dhjetor 2020, 19:23 -
-
13 viktima nga COVID dhe 782 raste të reja për 24 orë! 480 pacientë në spitale, humb betejën mjeku, 37-vjeçari në Elbasan e polici në Dibër! Pozitiv avokati i Shullazit
782 raste të reja dhe 13 humbje jete. Ky është bilanci i Ministrisë së Shëndetësië sa i përket shifrave të COVID në 24 orët e fundit.
3 Dhjetor 2020, 16:19 -
-
-
-
-
Mbyllet Shtëpia e Fëmijës në Vlorë/ 9 punonjës dhe 4 fëmijë me COVID!
13 raste pozitive me COVID, mes tyre dhe 4 fëmijë kanë çuar në mbylljen e Shtëpisë së Fëmijëve në Vlorë. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se kanë rezultuar me COVID 9 punonjës dhe 4 fëmijë, të cilët do të izolohen për 14 ditë.
3 Dhjetor 2020, 10:36 -
-
Hapet tenderi 4 mln € për blerjen e 400 mijë teste të shpejta për SARS-COV-2! Gara do të mbyllet më 18 dhjetor
Ministria e Shëndetësisë ka hapur tender për të blerë 400 mijë teste të shpejta me një vlerë totale 496 milionë lekë. Tenderi i hapur këtë të mërkurë do të mbyllet me datë 18 dhjetor të këtij viti dhe afati i kontratës do të jetë 12 muaj.
2 Dhjetor 2020, 16:14 -
-
Shkelën rregullat anti-COVID, 'kyçen' 2 fasoneri në Përmet! Mbyllen pjesërisht edhe zyrat e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër
Dy fasoneri në qytetin e Përmetit janë mbyllur për shkak të mungesës së protokollit anti-COVID. ISHSH Gjirokastër ka marrë këtë veprim flagrant pasi inspektoi ambientet e këtyre dy fa
1 Dhjetor 2020, 17:22 -
Rriten rastet ditore për 24 orët e fundit në vend/ 12 viktima nga COVID dhe 832 të prekur! 506 pacientë të shtruar në spitale, 11 të intubuar
Rriten sërish rastet ditore të infektimeve me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në total janë kryer 2176 testime, dhe nga këto kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë raporton se 12 qytetarë të infektuar me COVID, e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur jetën 12 qytetarë në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini
1 Dhjetor 2020, 16:51 -
-
-
Ministrisë së Shëndetësisë i shtohet me 2 mld lekë buxhet për përkujdesjen sociale! Rialokohen fondet e këtij viti për 16 institucione
Teksa pritet që buxheti i shtetit për këtë vit të rishikohet përsëri për të reflektuar të gjitha humbjet nga pandemia COVID-19, Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Financave ka bërë disa rialokime fondesh mes institucioneve. Është shtuar me 16 milionë euro buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, në zërin e përkujdesjes sociale, për ndihmën ekonomike, apo edhe bonusin e lindjeve
30 Nëntor 2020, 17:33 -
Anëtarja e KQZ: Jam me COVID, i prekur dhe bashkëshorti! Po punoj nga shtëpia! Përfaqësuesi i PD-së: Ç’thua moj? Ashtu kam edhe unë nusen
Anëtarja e KQZ-së, Hegla Vukaj është pozitive me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë ajo gjatë mbledhjes online të KQZ-së, ndërsa thekson se pozitiv është edhe bashkëshorti i saj. Ajo shprehet se është në ditën e 7 të infeksionit dhe se aktualisht po punon nga shtëpia.
30 Nëntor 2020, 16:47 -
557 raste të reja e 12 humbje jete nga COVID! Humb betejën ish-arbitri i volejbollit dhe ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan! 491 pacientë të shtruar në 3 spitale
12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në total në 810 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja. Viktimat janë, 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjithsej janë kryer 1948 testime, nga këto janë regjistruar 557 raste të reja.
30 Nëntor 2020, 16:34
