-
Reshje të dendura shiu dhe shkarkesa elektrike, pasdite ndërpriten vetëm në këtë zonë
Moti i paqendrueshëm do të vijojë që në orët e para të ditës së premte. Në Veriperëndim, Perëndim e Jug të vendit reshjet e shiut parashikohen intensive në formë rrebeshesh me shkarkesa elektrike.
4 Tetor 2019, 07:35 -
Shkarkesa elektrike dhe reshje me intensitet të lartë, si do të jetë moti ditën e sotme
Pas orës 14:00 reshjet e shiut do të fitojnë intesitet deri të lartë kryesisht në Veriperëndim dhe Jugperëndim, reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
3 Tetor 2019, 07:54 -
Mëngjesi nis me diell, por ja si do të ndryshojë moti ditën e sotme
Ditën e sotme pritet që vendi të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike me një përkeqësim gradual. Moti do të jetë kryesisht me diell por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale prej orëve të mesditës deri në ato të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore.
2 Tetor 2019, 07:37 -
Stuhi gjatë natës në bregdetin e Durrësit, nga e premtja rikthehet plazhi i vjeshtës...Sa shkojnë temperaturat maksimale
Meteorologia shpjegoi sa nga e premtja deri në fund të muajit shtator do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 32 gradë, të favorshme për të bërë edhe plazh, edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë.
23 Shtator 2019, 14:22 -
Moti- Rikthehen reshjet e shiut në vend, ja sa do të bien temperaturat
Dita e enjte do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me vranësira mesatare. Reshjet e shiut do të jenë prezent që në orët e para të dites në Veriperëndim, e gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin.
19 Shtator 2019, 07:46 -
Mos u gënjeni nga mëngjesi, ja si do të jenë temperaturat ditën e sotme
Dita sot në vendin tonë nis e kthjellët dhe e tillë do të vijojë deri në fund të saj falë masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Mëngjeset mbeten të freskëta me vlera të temperaturave minimale nga 11 deri në 18ºC, ndërsa ato të mesditës nuk do ti kalojnë vlerat nga 31 deri në 34ºC.
18 Shtator 2019, 07:23 -
Menduat se vera nuk do mbaronte kurrë?! Ja kur do të nisin reshjet e shiut
Prej ditës së martë e deri në mes të javës përgjithësisht parashikohet mot me diell. Ditën e enjte pjesërisht në Veri do të nisin reshjet e shiut. Paqendrueshmëria në të gjithë territorin parashikohet ditën e premte.
17 Shtator 2019, 07:30 -
Surprizat e motit për fund gushtin dhe ditët e para të shtatorit (VIDEO)
Ditët e nxehta dhe temperaturat e larta do vazhdojnë të na shoqërojnë edhe gjatë 10 ditëve të para të shtatorit. Meteorologia Adiola Bani tregon për Report Tv se Gushti do të vijojë me temperatura të larta dhe gjatë ditëve të fundit
26 Gusht 2019, 17:47 -
I thoni mirupafshim vapës...të paktën përkohësisht/ Si do jetë moti sot dhe nesër
I thoni mirupafshim vapës...të paktën përkohësisht. Më në fund, vapa e tmerrshme që pushtoi vendin këto tre ditë gushti, do ia lë vendin vranësirave në të gjithë vendin tonë, madje në disa zona edhe shiut.
14 Gusht 2019, 16:25 -
Sot dita më e nxehtë e vitit/ Meteorologia për Report Tv: Ja si do jetë pjesa e dytë e gushtit
Dita e sotme është një nga ditët më të nxehta të vitit, ku termometri do të arrijë deri në 41 gradë celcius. Meteorologia Adiola Bani tha për Report Tv, se vala e të nxehtit afrikan që ka përfshirë edhe vendin tonë, do të zgjasë deri ditën e nesërme dhe më pas do të kemi një normalizim të temperaturave.
12 Gusht 2019, 15:18 -
Keni lënë pushimet në fillim të gushtit? Nuk ka lajme të mira për ju
Për ju që keni lënë pushimet në javën e parë të gushtit, nuk ka lajme shumë të mira. Nëse këto ditë dhe java që lamë pas, u karakterizua nga temperatura të larta, nuk do të jetë e njëjta panoramë edhe në javën e parë të gushtit.
26 Korrik 2019, 17:41