-
Meta paralajmëron kryedemokratin: S'ka koalicion LSI-PS, nëse Rama merr Bashën do të thotë që e ka pasur gjithnjë me vete
Frika se Basha dhe Rama mund të kenë një koalicion të fshehtë mes tyre, ka bërë që presidenti Ilir Meta të dalë me një paralajmërim të fortë kundër kryedemokratit duke thënë se nëse PS-PD bëjnë marrëveshje pas zgjedhjeve atëherë, Rama e ka pasur Bashën gjithmonë me vete
11 Mars 2021, 23:09 -
Veliaj: Përballe kemi një ekip që nuk është akoma gati; Të rinjve duhet t’u tregojmë kush është Basha e Saliu
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj gjatë takimit me koordinatorët e fushatës, tha se në zgjedhjet e 25 prillit, përballë është një ekip që ende nuk ka listën gati.
11 Mars 2021, 22:58 -
Aurela Basha përfshihet në ethet e fushatës por përmes rrjeteve sociale, i poston një tjetër foto Lulzim Bashës
Me këto postime që janë shtuar kohët e fundit duket se edhe Aurela Basha është përfshirë në ethet e fushatë edhe pse e bën atë në një mënyrë më delikate, duke nxjerrë në pah dhe forcuar imazhin e Bashës si një familjar, baba i dashur e bashkëshort shembullor.
11 Mars 2021, 20:22 -
Kandidati i Bashës, ‘lutje’ qytetarëve: Ja numri im, me ftoni për kafe të njihemi nga afër
Agron Shehaj, i 6-i në listës e PD në Tiranë, ka vendosur që fushatën ta bëjnë në mënyrë aspak të zakonshme, duke publikuar mënyrat se si mund ta kontaktojnë atë, ai i shkruan qytetarëve që ta ftojnë për kafe dhe të bisedojnë për të ndarë idetë apo edhe shqetësimet e tyre.
11 Mars 2021, 19:48 -
Basha në familjen e çiftit të moshuar në Kavajë: Rrisim me 5% pensionet çdo vit, unë do punoj për ju (VIDEO)
Basha u premtoi atyre se kur të vijë në pushtet do të rrisë pensionet me 5% çdo vit, sakaq ka shtuar se çdo muaj do të ketë bonus 20 mijë lekë të vjetra për të gjithë pensionistët.
11 Mars 2021, 17:31 -
Basha miting elektoral me qindra simpatizantë në Kavajë, policia bën gati gjobën: Do të penalizojmë shkelësit e masave anti COVID
Pasi kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot miting elektoral në Kavajë duke grumbulluar qindra njerëz, ka reaguar policia e shtetit e cila paralajmëron se do të gjobisë Partinë Demokratike për shkelje të masave anti COVID
11 Mars 2021, 17:14 -
Basha ‘zë mend’ në takim me qytetarët e Kavajës: Njё porosi ju lutem, mbajmё pak distancë se jemi shumë afër njeri-tjetrit
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite takime me biznese dhe qytetarë, në qytetin e Kavajës, me të cilët ka diskutuar mbi problematikat kryesore të jetës së tyre të përditshme.
11 Mars 2021, 16:20 -
PD-ja e Korçës shpërthen në akuza kundër Bashës: Na ke gënjyer, lista s’është përfaqësuese! Salianji sherr me ish-kryetarin e degës Andrea Mano
Lista e kandidatëve për deputetë e krijuar nga kreu i PD Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit, pas Vlorës ka krijuar përplasjen e rradhës në Korçë. Renditja në vendin e 7 të listës për deputet të ish- kryetarit të PD të Korçës Andrea Mano dhe ndarja e zonave elektorale, ka sjellë debate të ashpra në mbledhjen me kandidatët e Qarkut dhe strukturat
11 Mars 2021, 15:55 -
Debati në mbledhjen e kryesisë së PD pas pakënaqësive ndaj listave të Bashës, 'zgjohet' Bujar Leskaj: Takim me sindikatat për programin e demokratëve
Pas lajmeve se paralajmëroi dorëheqjen nga drejtuesi i listës së PD-së, Bujar Leskaj e ka mohuar një gjë të tillë, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ai ka zhvilluar një takim, duke vënë theksin se është në krye të fushatës së PD-së në Vlorë.
11 Mars 2021, 12:15 -
-
-
-
-
Basha publikon mesazhin e ish-eurodeputetit gjerman: Zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, thelbësore për investimet e huaja
Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetin sociale facebook deklaratat e ish-deputetit të PE Elmar Brok, i cili tha se sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja.
10 Mars 2021, 22:03 -
Në fund të listës së PS për Tiranën, Valteri: Ia vura kusht Ramës në takim, do tregoj forcën si politikan! Do bëhesha ushtar i Bashës po të mos bashkohej me LSI (VIDEO)
Halit Valteri është një nga deputetët e opozitës së re në parlament që i është bashkuar Partisë Socialiste dhe në listat e kandidatëve të kësaj force politike ai rendimet i 35 në qarkun e Tiranës, thënë ndryshe i parafundit. Kjo renditje e tij në fund të listës paska qenë një kusht i Halit Valterit gjatë takimeve që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama për të pranuar t'u bashkohet socialistëve.
10 Mars 2021, 21:45 -
Listat dhe PD, kronika e një zhgënjimi të paralajmëruar
Gjendja është me të vërtetë e pashpresë. Lulëzim Basha e shpalli listën e tij me vonesë, e dorëzoi atë në KQZ me vonesë. Në atë listë kishte gafa nga ato që vetëm Lulëzim Basha mund t’i bëjë. Pa gjini, pa ditëlindje ngandonjëherë, emra që as nuk ishin kontaktuar dhe emra që ishin fshirë, si ai i Luçiano Boçit dhe që pastaj u shtuan.
10 Mars 2021, 21:18 -
Mero Baze: 'Të fyerit' nga Edi Rama, humbën një rast të dukeshin njerëz normalë
Kryeministri Edi Rama ka provokuar një reagim kapilar nga shumica e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, që janë ironizuar prej tij në një prezantim krahasues të kandidatëve të tij me ata të PD, në disa qarqe të vendit. Reagimet, në të vërtetë shumëfishojnë parodinë përmes së cilës Edi Rama vizatoi profilet e tyre politike, dhe janë një garë e humbur për t’iu kundërpërgjigjur atij me të njëjtën gjuhë, por pa talent.
10 Mars 2021, 19:28 -
Kur të huajt ngatërrohen nëpër kallamishtet shqiptare
Nuk duhet vënë në dyshim se ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka një vullnet të artikuluar herët, ashtu si edhe paraardhësit e saj, për të penguar hyrjen në podiumin e politikës shqiptare të elementeve me të shkuar kriminale. Është angazhuar në mënyrë të lavdërueshme në këtë drejtim dhe shpresojmë që këmbëngulja e saj të prodhojë një mjedis më të pastruar politik nga këto elementë, pas 25 prillit.
10 Mars 2021, 19:07 -
Emrat/ Lista e PD-së e mbushur me të dënuar për vjedhje, ‘kauboj', terrorizues stadiumesh, zjarrvënës dhe me njerëz me dosje të zeza
Në listën e PD-së Agron Kapllanajn i dënuar me 2 vite burg për vjedhje në Itali, Basha kandidon në Durrës kandidon ish-drejtori i kallëzuar për leje abuzive për të dënuarit, pjesë e listave ish-deputetë të dënuar në Shqipëri dhe Itali
10 Mars 2021, 18:57 -
Vaksinë anticovid për bombat ambulante në listat e deputetëve
Grupi i madh i të rinjve energjikë, por anonimë, të qartë në atë që duan, por pa CV që bind se bëjnë dot çfarë duhet, janë dëshmia se Monika është më e re sot se në kohën kur hyri vrullshëm në politikë që në adoleshencës e saj të dikurshme. Nevoja për dishepuj të bindur dhe nguti për të kthyer miqësitë e vjetra në armiqësi të reja, vlen të konfirmohet si bast jo personal i saj.
10 Mars 2021, 17:21