-
Bollino: Basha i izoluar, në 114 faqe të raportit BE vetëm 1 rresht e gjysmë për bojkotin e opozitës
Raporti evropian sqaron pa ekuivoke se në Shqipëri nuk ka asnjë emergjencë demokratike dhe asnjë tirani, nga e cila duhet ikur, sikurse këmbëngul, në të kundërt, retorika e opozitës. “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” përsëritet në çdo protestë në sheshe. Në ato 114 faqe të publikuara sot në Bruksel, pohohet saktësisht se Shqipëria me ngadalë po bëhet si pjesa tjetër e Evropës. Kështu që, nga sot e tutje, opozita, ose të ndryshojë slogan, ose të ndryshojë strategji
29 Maj 2019, 18:45 -
Kultura e tekstit të shkruar dhe debati si Pazar te «këmba e urës në Rrogozhinë»
Qoftë në rastin e dosjes së famshme 339, qoftë në debatin e fundit për qëndrimin e deputetes holandeze për vizat, Karo Bolino citonte dosjen e prokurorisë në rastin e parë dhe deklaratën e një ish zyrtari europian në rastin e dytë, duke argumentuar se përmbajtja e këtyre teksteve është krejtësisht e ndryshme nga shumica e opinioneve apo perceptimeve që janë krijuar.
23 Prill 2019, 18:46 -
Bollino: Nga Rudina Hajdari tek grabitja në Rinas, zyrtarët që nuk flasin bëhen bashkëfajtorë të fake news-eve
Tregu shqiptar i news-eve është përmbytur nga lajme të rreme. Por jo të gjitha fajet për këtë i kanë gazetarët. Edhe aftësia e dobët e institucioneve për të informuar dhe mungesa e transparencës, me të cilën shumë zyrtarë komunikojnë me publikun, kontribuojnë duke ushqyer fake news-et.
22 Prill 2019, 17:24 -
Protesta e opozitës, kriza politike dhe negociatat/ Sonte në 'Repolitix' ambasadori italian
Cili është apeli i diplomatit të lartë Italian për mazhorancën dhe opozitën në situatën aktuale politike? Cfarë duhet të bëjë mazhoranca për reformën zgjedhore të 30 qershorit pa pritur përfshirjen e opozitës?
12 Prill 2019, 13:43 -
Kur Çlirim Gjata ndjehet si Mato Gruda... eh Mato Mato
Në një debat televiziv në emisionin "Open" te Eni Vasilit në Top Channel, të enjten në mbrëmje, ndodhi një shkëmbim debatesh mes Çlirim Gjatës dhe Carlo Bollino-s. Gjata, nervoz pasi nuk arrinte t'ia dilte me propagandën e tij të përgjithshme dhe kontradiktore mbi argumentet logjike të gazetarit, ju drejtua Bollino-s duke e quajtur "Agush". Mendoi se kështu do ta ofendonte gazetarin italo-shqiptar, po metafora e zgjedhur qëlloi në shenjë mbi vete Gjatën, duke rezultuar një lapsus.
22 Mars 2019, 19:08 -
Fake News dhe media shqiptare/ Ambasada italiane kurse trajnimi, Cutillo: Do rrisim cilësinë e gazetarisë
Gazetaria po vuan prej kohësh lajmin e rremë ose fake news-in. Për të rritur cilësinë e gazetarisë në vend ambasada italiane do të zhvillojë për 3 muaj kurse informacioni me gazetarë italianë dhe shqiptarë për të mundur keqinformimin dhe rritur cilësinë në dhënien e informacionit.
7 Mars 2019, 22:15 -
Bollino: Protesta rrezikon rraskapitjen, opozita përballë dy rrugëve në 16 mars
Ultimatumet në politikë nuk rezultojnë kurrë fitues, në rast se nuk ke mbajtur në dorë edhe diçka që të lëshosh. Por tani që opozita nuk ka më armë për të përdorur përveç protestave, ajo është e detyruar të presë, edhe pse koha nuk ecën në favor të saj.
7 Mars 2019, 11:55 -
Bollino: Kurthi i opozitës si minë me sahat dhe rreziku i '96-ës
Kushtetuta kufizohet të parashikojë që Parlamenti përbëhet nga 140 deputetë, por nuk shpjegon se çfarë ndodh nëse 57 deputetë në një ditë të vetme vendosin të japin doëheqjen. Është pikërisht në këtë boshllëk të Kushtetutës që fshihet kurthi i përgatitur nga opozita, si një minë me sahat që ende nuk ka shpërthyer.
23 Shkurt 2019, 16:53 -
Bollino: Shkelën vijën e kuqe, uragani i SHBA mbi Lulin e Monikën
Në vitin 1998 Berisha tentoi puçin dukë përdorur tanket, 21 vjet më pas Basha e provon përsëri duke përdorur shantazhin institucional. Tani që plani u zbulua, mbetet vetëm të kuptohet se në ç’mënyrë dhe cili do të zgjedhë të tërhiqet.
19 Shkurt 2019, 21:32 -
Bollino: Shuhet ëndrra e Bashës për një tjetër 21 janar, viktimë vetëm kërpudha e kuqe
T’i urdhërosh militantët e tyre që të sulmojnë Kryeministrinë, siç ndodhi sot, zbulon atë, që në projektet e Berishës dhe Bashës ishte parashikuar edhe mundësia që Garda të zbatonte “rregulloren” e saj dhe të hapte zjarr si më 21 Janar mbi protestuesit e opozitës. Por plani djallëzor dështoi. Për fat të mirë.
16 Shkurt 2019, 18:19 -
Bollino: Tani heshtje shtypi për ngjarjen e Kavajës
Qe sot ne të Shqiptarja.com dhe Report TV mbi ngjarjen e Kavajës, nisim të zbatojmë heshtjen e shtypit, një praktikë qytetarie, e cila aplikohet çdo herë që e drejta e mbrojtjes së viktimave e tejkalon detyrimin për të informuar. Shpresojmë të mos mbetemi të vetmit.
8 Shkurt 2019, 15:40 -
Bollino: Nëse Policia fsheh, njerëzit besojnë edhe Berishën (që edhe mbi Kavajën genjeu)
Edhe mbi përpjekjen e pretenduar për të fshehur skandalin e dhunës mbi një vajzë në Kavajë nga ana e policisë dhe prokurorisë, Berisha gënjen, siç mund të verifikohet lehtësisht nga dokumentat. Por në rast se një pjesë e opinionit publik nis t’i besojë, këtu ka probleme. Në rastin specifik problemi ka të bëjë me imazhin e Policisë, thelbin e punës së saj dhe rrugën e ndjekur në marrëdhëniet me mediat.
6 Shkurt 2019, 20:40 -
Bollino: Nëse opozita nuk fiton respekt, mbetet thjeshtë një pakicë (Dhe një sqarim për Edi Palokën)
PD-ja që sot paraqitet si “opozitë” në fakt është e njejta forcë identike qeverisëse, e cila deri në vitin 2013 dhe për tetë vjet rresht e masakroi këtë vend. Të njejtët njerëz, e njejta dhunë, të njëjtat lidhje me bandat, e njëjta urrejtje ndaj kundërshtarit, e njëjta mungesë respekti për dialogun institucional dhe demoktatik, e njejta gjuhë e bazuar mbi vulgaritete dhe mbi shpifje. Ëndërrojnë të kthehen në qeveri për të kthyer edhe të njejtin nivel korrupsioni.
2 Shkurt 2019, 21:55 -
Bollino: 21 janari, e vërteta e pamjeve me të cilat demaskuam fake news-in e Sali Berishës
Të mësuar me gënjeshtrat e Berishës, unë dhe Alba filluam të kishim dyshime. Dhjetëra gazetarë e botues po bëheshin viktima të asaj fake news kolosale, të sajuar nga doktori dhe nga mediat e ti.
22 Janar 2019, 07:26 -
Bollino: Oxhaku, Vali Bizhga dhe...hipokrizia e opozitës
Dy betejat e fundit politike të Partisë Demokratike dhe Lsi përfundimisht kanë rrëshqitur në terrenin qesharak duke treguar edhe njëherë se ata nuk kanë kuptuar që luftërat e gabuara, janë opozitë e gabuar, dhe si rrjedhojë, dobësuese.
17 Janar 2019, 14:17 -
-
Protesta e studentëve, pse flamuri i dialogut u la në dorë të qeverisë?
Në një demokraci të re post-diktatoriale, kush ngjall më shumë simpati në opinionin publik: ai që propozon dialogun, apo ai që e refuzon atë? Pse i është dhuruar forca liberale e kësaj fjale qeverisë, në vend që të kthehej në flamurin e protestës?
14 Dhjetor 2018, 17:10 -
-
-
