-
Gara në Gjykatën e Lartë, zbardhen emrat e 8 juristëve që plotësojnë kushtet
Gjykata e Lartë drejt ngritjes. Tetë kandidatë kanë kaluar filtrin e parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për të vijuar garën për vendet vakante. Nga 22 kandidatë që aplikuan, 13 nuk janë kualifikuar, njëri është tërhequr dhe vetëm 8 kanë mundur që të kalojnë këtë fazë për të vijuar garën. Report Tv siguron listën e plotë.
11 Shtator 2019, 12:27 -
Gjykata e Lartë drejt funksionimit/ Përfundon hetimi për 22 kandidatët
Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimin për 22 kandidatët që garojnë për 3 vende për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Garuesit vijnë jo nga radhët e sistemit të drejtësisë, ndërsa dokumentet e zbardhura për secilin prej tyre i janë dorëzuar tashmë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Mësohet se gjatë viteve të fundit, për ta nuk ka pasur hetim apo ndjekje penale.
4 Shtator 2019, 09:55 -
-
Gara për Gjykatën e Lartë, përfundon faza e verifikimit në vetting të kandidatëve jo gjyqtarë
Pasi përfundoi afati për 22 pretendentët që janë jashtë sistemit të drejtësisë, e që synojnë 3 vende në Gjykatën e Lartë, Këshilli i Lartë Gjyqësor nisi menjëherë për ta Vettingun. Tashmë ka përfunduar vetëm faza e parë e vërtetësisë së dokumentacioneve të dorëzuar nga 22 kandidatët, e ndërsa deri më adtë 5 Shtator, 3 institucionet, Inspektorati i Pasurisë, DSIK dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë afat që të dorëzojnë me shkrim në KLGJ gjetjet për secilin kandidat.
13 Gusht 2019, 10:57 -
-
Zgjidhet urgjenca/ Funksionale vetëm për 1 ditë, Gjykata e Lartë i hap rrugë 4 ekstradimeve
Gjyqtari i Lartë, Ardian Dvorani dhe dy kolegët e tij të Apelit, Albana Boksi dhe Sokol Binaj vendosën rrëzimin e rekursit të të pandehurve duke i hapur rrugë ekstradimeve të katër personave që kanë llogaritë e hapura në vende të tjera.
2 Gusht 2019, 19:04 -
-
-
-
KED i hap rrugë kandidatëve për në Kushtetuese dhe ILD-në (Lista e parë)
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpall katër kandidatë për gjashtë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që iu ndalua kandidimi për në Gjykatën Kushtetuese pesë kandidatëve. Përsa i përket postit për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë u miratua lejimi i kandidimit të Artur Malajt, ndërsa u refuzua Altin Hazizaj dhe Mimoza Qinami, që ishte kandidate edhe për në Gjykatën Kushtetuese.
25 Korrik 2019, 15:35 -
-
Kolapsi në Gjykatën e Lartë, KLGJ: Do caktohen gjyqtarë të përkohshëm vetëm për ekstradimet
Propozimi u miratua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ndërkohë që trupat gjyqësore që do të zgjidhet me short do të përbëhen nga anëtarë që plotësojnë dy kushte; e para të kenë kaluar vettingun dhe e dyta që të kenë 13 vite eksperiencë.
23 Korrik 2019, 16:45 -
-
-
-
-
Hapet gara për gjyqtarët e lartë, kryetarja e KLGJ-së: Themel për standardet e reja
Sot është hapur gara për anëtarët jo gjyqtarë që do të garojnë për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. Pas miratimit të rregullores në datë 5 korrik, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur zyrtarisht garën.
9 Korrik 2019, 15:53 -
-
Hapet gara për Gjykatën e Lartë, KLGJ miraton rregullat e përzgjedhjes për 4 nga 19 anëtarët (Kriteret)
Këshilli i lartë gjyqësorë ka zhbllokuar ngërçin në gjykatën e lartë duke miratuar rregullat e përzgjedhjes së kandidatëve jo gjyqtar. Kjo gara hapet për një javë ndërsa jo gjyqtarët përbëjnë 1/5 e kësaj trupe duke qenë 4 nga 19 anëtar. KLGJ do të kontrolloj këta kandidatë në tre kolona përfshi aftësitë profesionale, etike morale dhe aftësitë menaxheriale. Pas renditjes së kandidatëve lista do ti përcillet presidentit për ti dekretuar si gjyqtar të lartë.
5 Korrik 2019, 11:44 -
Meta letër KLGJ-së: Keni tejkaluar afatet për të plotësuar Gjykatën e Lartë, Euralius po cenon reformën
Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi veprimtarinë e deritanishme të KLGJ-së për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe kritikon rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V” per të tejkaluar fazën emergjente.
3 Korrik 2019, 13:30
