-
Jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato
Dorëhiqet nga detyra drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato. Lajmin e ka bërë vetë Qato përmes një postimi në rrjetet sociale ku sqaron se vendimi i saj ka ardhur pasi pak ditë më parë është akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë të cilën e gjykon plotësisht të drejtë dhe ligjore.
19 Shtator 2019, 15:06 -
Tenderi për segmentin te sheshi Shqiponja/ Tetë kompani në garën e rihapur të Unazës së Re
Kanë qenë kompani shumë të njohura në fushën e ndërtimit që kanë paraqitur ofertat e tyre, si Salillari, Vëllezërit Hysa, 2T, Gjoka, Curri dhe Gener 2. Sipas të njejtave burime, kompania Alb Building ka paraqitur si ofertë shifrën më të ulët me 14 milionë euro.
22 Korrik 2019, 17:54 -
Infrastruktura rrugore, Qato zbulon projektet që mbarojnë brenda 2019: Standarde dhe siguri për qytetarët (VIDEO)
Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, ka folur në studion e ERTV-së për investimet në infrastrukturë që pritet të përfundojnë brenda vitit 2019, për të garantuar një ndërlidhje më të mirë dhe të sigurtë për qytetarët shqiptarë.
12 Prill 2019, 13:23 -
Rruga/ Caktohet kompania e projektit të tunelit e një lot në Kardhiq-Delvinë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur dje edhe kompanitë fituese, që do të merren me hartimin e projektit për lotin 2, që përfshin pjesën nga fshati Shijan deri në hyrje të qytetit të Delvinës, si dhe rishikimin e projektit për lotin 7, ku parashikohet të ndërtohet një tunel.
15 Janar 2019, 07:22 -
Akuzat e PD/ ARRSH nxjerr shifrat krahasuese: Pjesa e Unazës e ndërtuar nga Basha, 14 mln euro për km, tani 12.9 mln euro për km
Autoriteti Rrugor Shqiptar i është përgjigjur Lulzim Bashës për akuzat e tij se faturat e ndërtimit të unazës janë të fryra disa fish. Afrim Qendro tha se pjesa e Unazës ndërtuar nga Lulzim Basha kushtoi 14 milione euro për kilometër, ndërsa kjo që do të ndërtohet tani, kushton rreth 12.9 milionë euro për kilometër.
27 Nëntor 2018, 19:29 -
TABELA ZYRTARE për 'Unazën'/ ARRSH hedh poshtë pretendimet e opozitës: 7.02 km rrugë kanë kosto totale 8.3 milionë euro
Tabela zyrtare me të gjitha kostot e projektit “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës, është bërë publike këtë të premte nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kjo e fundit, përmes kostove të projektit që paraqiten në tabelë, hedh poshtë pretendimet e opozitës se projekti përfshin vetëm 2.3 kilometra rrugë.
23 Nëntor 2018, 11:05 -
Masivi i gurëve bllokon aksin Levan-Tepelenë, qarkullimi devijohet nga rruga e vjetër e Ballshit
Si pasojë e bllokimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi është devijuar nga rruga e vjetër e Ballshit. Ndërkohë që kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të vlerësuar situatën dhe zhbllokuar rrugën.
23 Nëntor 2018, 07:49 -
Lezhë, aksidente të pashmangshme, Policia Rrugore: Të ndërhyhet në infrastrukturë
Aksidente të shumta madje edhe më pasoja kanë bërë që drejtues të Policisë Rrugore në Lezhë të apelojnë për vendosjen e mbikalimeve dhe përmirësimin e sinjalistikave. Janë të shumta fshatrat të cilat kryqëzohen në rrugët nacionale në Qarkun e Lezhës, e për pasojë, edhe aksidentet të jenë të pashmangshme.
14 Nëntor 2018, 19:42 -
Ndërtimi i Unazës së Madhe, banorët e Astirit në protestë: Po na prishin shtëpitë/ ARRSH: Zgjidhim problemin e trafikut
Sipas banorëve përfaqësues të Ministrisë së Transporteve ARRSH-së dhe firmave private u kanë komunikuar se disa nga banesat e kësaj zone do të prishet në kuadër të projekteve për zhvillimin e kësaj zonë dhe u kanë dhënë vetëm 10 ditë afat.
3 Nëntor 2018, 13:03 -
Nesër do të bllokohet aksi Prezë -Rinas, ja si do të devijohet trafiku (Skica)
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 18 Shtator (nesër) 2018 do fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin rrugor nga Kthesa e Prezës deri në Kthesën Rinas në aksin rrugor Vorë - Fushë Krujë.
17 Shtator 2018, 15:58