-
Gjithë kuajt që tërheqin karrocën drejt pushtetit
Vetëm pak më shumë se 80 ditë më pas, në mbrëmjen e të dielës do të ketë një ide pak a shumë të qartë se çfarë qeverisjeje do të ketë Shqipëria për katër vjetët e ardhshëm. Kush do të jetë kryeministri, cilët do të jenë fituesit, cilët humbësit dhe përgjithësisht, do të kuptohet se cili do të jetë në vija të përgjithshme fati i çdo shqiptari; ngjyra e qeverisjes ndikon për mirë apo për keq në fatin e çdo individi në Shqipëri, qoftë ky lojtar në fushë, qoftë bari në mal, qoftë i varfër që ëndërron pasurinë dhe qoftë i pasur që ka harruar kohën e varfërisë së frikshme të diktaturës nën begatitë e papritur të pluralizmit
1 Shkurt 2021, 08:11 -
Kur të zë çatia e shkollës
Edhe për dosjet kosovare të krimeve të luftës, edhe për pasurinë e vënë gjatë dhe para se të hynte në politikë, edhe për akuzat e rënda financiare të drejtësisë shqiptare që u mbyllën me procedurë, edhe për 21 janarin, edhe për mënyrën e ngjitjes në bashkinë e Tiranës, edhe për humbjen e mbi 150 mijë votave në zgjedhje, qëkur ka drejtuar Partinë Demokratike si kryetar pas vitit 2013. Në të gjitha këto njolla të errëta me të cilat është e mbushur karriera e tij politike 15 vjeçare, Basha preferon rregullisht të heshtë, duke u mjaftuar të bëjë sikur dëgjon.
15 Janar 2021, 14:12 -
Magjia e pushtetit, shndërron në princ cilëndo bretkosë
Shpesh duket sikur Lulzim Bashës i bien të gjithë në qafë. Kur sillet qetë, thonë se fle gjumë. Kur është i dhunshëm në rrugë, e quajnë kopje të keqe të një origjinali të lig si Berisha. Kur bën politikë në institucione, e nxisin të dalë jashtë, kur del jashtë, ja numërojnë si gafë.
27 Dhjetor 2020, 16:35 -
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët
Natën, një qiri është më i shndritshëm sesa dielli! Kjo zbulesë e Sting-ut britanik të The Police, kur këndon për një “Englishman in New York”, nuk ka të bëjë as me policinë e Tiranës dhe as me protestat në Tiranë. Por do të ishte mirë të dëgjohej edhe në javën e luftës me semaforët në kryeqytet kur munguan qirinjtë.
20 Dhjetor 2020, 15:34 -
Kur Ilda e bukur flirton me Montanelin e shenjtë
Indro Montaneli dhe Dileta Leotta, përveçse dy italianë të famshëm përtej Adriatikut, kanë ushtruar në kohë të ndryshme dhe në mënyra tejet të ndryshme, të njëjtën zeje që lidhet me fjalën që informon: profesionin e gazetarisë. Muç Nano dhe Ilda Bejleri janë dy shqiptarë të njohur, autorë të një sherri të njohur kësaj ane të Adriatikut, përballë Italisë, që mbajnë të njëjtin emërtim “borderoje”: gazetarë.
9 Dhjetor 2020, 16:55 -
Kuajt që tërheqin karrot elektorale dhe pandemia si shkop në rrota
Në trekëndëshin PS-PD e Presidencë – duke nënkuptuar LSI-në me zyrën e kreut të shtetit – siç tentohet të vizatohet skena e ardhshme politike, ka një rëndësi të posaçme marrëdhënia mes individëve që i përfaqësojnë ato.
27 Nëntor 2020, 14:17 -
'Dragi, moj srpski neprijatelj' I dashur armiku im serb, vasal i Tiranës, shitur tek Prishtina
Në Beograd, ish-kryeministri serb e quan argat të Tiranës kryeministrit aktual dhe mallkon me logori siç bënin gratë me bir të vrarë në Eposin e Kreshnikëve: “Mos të qeshtë buza, tradhëtar i kombit!”
10 Nëntor 2020, 18:08 -
Në prill ka vetëm votë pro apo kundër Edi Ramës
Ka një keqkuptim të jashtëzakonshëm nga opozita shqiptare në ngutin e saj drejt të përpjetës së pushtetit. Edhe opozita e djeshme socialiste kishte konsumuar të njëjtin keqkuptim, sipas të cilit, beteja politike e katër vjetëve, është si luftrat në mesjetë: fiton ushtria që vret komandantin e ushtrisë rivale.
18 Shtator 2020, 15:44 -
Nëse ëngjëjt do të ekzistonin, do të vishnin bluza të bardha dhe do të ishin mjekë në profesion
…sepse mund të vijë një ditë që do të ketë mure, por jo spitale; një ditë kur mund të kenë aparatura, por jo specialistë për t’i përdorur; e njëjta ditë kur mund të ketë shiringa, por jo infermierë për të bërë injeksionet. …sepse mund të vijë një ditë që Shqipëria të bëhet më e madhe jo duke u bashkuar, por duke u ndarë nga shqiptarët që ikin prej saj. Dy alarme serioze, të përsëritura vit mbas viti, këtë gusht të ngushtuar nga pandemia, patën shumë më tepër vemendje mediatike se më parë.
28 Gusht 2020, 18:04 -
Kur thotë Berisha: 'Erla, prapë na e mundi Lulin, ai Edvin Malavita!'
Supozojmë se diku nga vjeshta Edi Rama mban një fjalim nga ata që në fillim e ngjethin atë vetë dhe më pas edhe të majtët e tij që e quajnë gjeni, edhe kundërshtarët që e konsiderojnë djall. Fjalimi do të ishte aq drithërues sa edhe Sali Berisha që ka tre dekada që i hedh fjalë erës, do t’i thotë Erlës: “I lig është pafund, ky është një fjalim gjeniu djallëzor”.
11 Korrik 2020, 16:45 -
Drama e Metës dhe Bashës: Ka opozitarë në rrugë, por jo opozitë në sistem
Manifestimi i presidentit Meta si thelb dhe gjithë ambalazhi i saj opozitar si formë, duhet të jetë një moment reflektimi jo për atë që ndodhi, por për atë sesi duhet të kuptojnë palët se çfarë po ndodh dhe projektimin e asaj që pritet të ndodhë. E marta në muzg, në krye të herës, dëshmoi dramën e madhe të së djathtës së mbetur rrugëve: ka shumë opozitarë, por opozita formale është në koma!
4 Mars 2020, 18:32 -
Jo 'Bratstvo i Jedinstvo', të marrë, por pak raki, shlivovicë dhe uzo më shumë!
Nëse do të pyetej një serb i zakonshëm për të njëjtën gjë, duke shkundur shlivovicë në breg të Savës, që brohoret Xhokoviçin apo që ka lexuar Andriçin, se cilët janë armiqtë e tij, me siguri ai do ta vinte gishtin tek shqiptarët dhe më pas edhe tek kroatët.
21 Shkurt 2020, 20:47 -
Rama e Kurti, një dhe bashkë janë më shumë se dy veç e veç, por pa llogaritur Vuçiçin
Mynihu nuk ka zhgënjyer. Konferenca e sigurisë për Ballkanin Perëndimor, me praninë e disa prej drejtuesve të vendeve të tij dhe “mbikqyrësve” evropianë, ballafaqoi për herë të parë kryeministrin e Kosovës, pothuaj në fillim të mandatit të tij me presidentin serb që është pothuaj në prolog të zgjedhjeve në vendin e tij.
15 Shkurt 2020, 19:17 -
Hera e tretë e Lulzim Bashës, me kusht që dy të parat të mos quhen
Lulzim Basha arriti të bashkojë në një pikë edhe miqtë, edhe armiqtë. Ai i detyroi të dy palët që të ndajnë të njëjtin gjykim të gabuar: të parët e morën me shumë rezerva, i derdhën breshëri kritikash dhe nuk i japin asnjë gram pritshmërie modelit të ri të sjelljes së tij publike, kurse të dytët nisën ta tallin me të njëjtat fjalë, po i bëjnë ironi dhe po tentojnë ta zhvleftësojnë si një humbës të vazhdueshëm që di të triumfojë e koleksionojë vetëm disfatat e vazhdueshme të tij.
10 Shkurt 2020, 17:49 -
Muça: Si u abuzua me deklaratën e Vangjelit: '14 fjalime politike për një seancë, por asnjeherë, asnjë qindarkë në këmbim'
Mbrëmë në studion e Fevziut teksa diskutohej për paqtimin opozitë-mazhorancë analisti Lorenc Vangjeli i pyetur nga drejtuesi i emisionit deklaroi se para shumë vitesh ka shkruar rreth 14 fjalime për një seancë parlamentare, por pa marrë asnjeherë, asnjë qindarkë në këmbim.
17 Janar 2020, 13:20 -
Vangjeli: Hane Shan e Hane Bagdad apo ku Tirana e ku Teherani
Komunizmi ishte feja moderne e shekullit të XX-të në pothuaj gjysmën e botës. Pa priftërinj, imamë apo rabinë, por me sekretarë partie e bashkime profesionale. Pa librat e shenjtë që përmendnin Perëndinë, por me libra që shenjtëronin shejtanët që predikonin barazitizmin me citate e slogane.
10 Janar 2020, 17:15 -
'Zogu është i pari'
Dalin në dritën e diellit falë përgjimeve të datës 30 qershor se Zogu shiti apo la në tentativë shitjen e votës. Për 15-16 euro. Dhe këtu hyn në lojë një parti politike, më e madhja e opozitës e cila kërkon një hetim serioz për gjithë procesin e zgjedhjeve.
31 Dhjetor 2019, 18:51 -
Vangjeli: Rama dhe Meta, dashuri në kohën e interesit
Eshtë si një lojë sporti, një ndeshje futbolli, në të cilin ekipet ndërrojnë portat. Në kërkim të të njëjtës brohorimë suksesi që ngrihet mbi humbjen e kundërshtarit. Ky është derbi i Tiranës tashmë 20 vjeçar Rama – Meta. Një fejesë e zgjatur që përfundonte në divorc sa herë nënshkruhej martesa.
18 Nëntor 2019, 22:33 -
Vangjeli: Armando Duka në stadium, përtej urrejtjes së kritikëve dhe dashurisë sezonale të brohoritësve
Janë të rrallë njerëzit në Tiranë, qëndrimi ndaj të cilëve vendoset jo prej tyre vetë, por nga rasti, vullneti apo fati që qëndron në këmbë të huaja. Ata i duan dhe i urrejnë brenda çastit. I mallkojnë në një moment, dhe i bekojnë në momentin pasardhës. I adhurojnë dhe i përbuzin. I vrasin dhe i ngjallin.
16 Nëntor 2019, 15:29 -
Vangjeli: Si është opozita sot, është atdheu nesër
Një analizë nga Lorenc Vangjeli...
6 Nëntor 2019, 20:37 -
Vangjeli: Zana e Përrallave jeton në Brrakën e Doktorit, tek Long Hill-i i Lulzim Bashës mban vetëm shkopin
Vetëm ca pak dëshmitarë e kujtojnë vetminë e madhe të Edi Ramës kur i vodhën bashkinë e Tiranës dhe ju desh të mbyllte ambicjen e tij të pafundme për pushtet në zyrën e vogël të kryetarit të PS-së.
29 Tetor 2019, 17:44 -
Vangjeli: Minaret e reja të Ballkanit dhe Kulla e vjetër Eifel nga Evropa
Ekziston një gënjeshtër shumë e madhe që ka nisur në vitet 90-të. Në fillim kushtonte fare lirë. Mjaftonte dashamirësia e një gazetari ose disa dhjetra mijëra lekë për kafe dhe në gazeta botohej një lajm për dikë që kërcënohej nga gjakmarja, për dikë tjetër që e ndiqte policia për shkak të bindjeve politike, ndërsa të tjerë përmendeshin si të kërcënuar me jetë për shkak të orientimit seksual.
21 Tetor 2019, 16:16 -
Gazmend Bardhi: RTSH, neutral, e dëshmon edhe OSBE! Lorenc Vangjeli: Mos harro t’ia thuash Lul Bashës!
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike tha se ky partia që ai përfaqëson është e vetëdijshme dhe e konsideron RTSH-në si një televizion me qëndrim neutral në raportimin e situatës politike
14 Tetor 2019, 18:17 -
Vangjeli: Të vdekurit fitojnë gjithmonë, ndonjëherë të gjallët duhen kërkuar mes tyre
Rrallë shumë, por megjithatë ndodh: njerëz që kanë Ikur nga kjo botë, i imponojnë kalendarin e tyre botës së të tjerëve. Në fillim, pak kohë mbas Ikjes, këtyre njerëzve ju përkujtohet Ikja. Sipas zakonit, të afërm e miq, shkojnë e vijnë në varreza në ditën e tretë, të shtatë, të nëntë.
22 Gusht 2019, 18:13 -
Vangjeli: Opozita shqiptare, viktima perfekte e vetvetes
Arben Ristani, njeriu kyç në fitoren e kontraverse të Lulzim Bashës në maj 2011 për bashkinë e Tiranës, është nga të parët që po artikulon në PD pikërisht këtë zgjim në realitetin e ftohtë të Tiranës së mesit të Korrikut.
19 Korrik 2019, 18:04