-
Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi i 50-vjeçarit është gjetur nga banorët e zonës në Liqenin e Fierzës.Trupi i pajetë do të dërgohet drejt Tiranës për ekspertizë.
5 Shkurt 2022, 16:53 -
-
Hiqet doza e tretë për të kaluar kufirin, hyjnë sot në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë! Fluks qytetarësh në Morinë: Dy javët e fundit na kanë penguar, tani kalojmë pa problem
5 Shkurt 2022, 09:23Sipas masave të reja, ne territorin e Kosovës do të lejohet kalimi me dy dozat e vaksinës anti-COVID, ose me një dozë vaksine dhe një test negativ PCR.
-
-
Kreu i ‘WizzAir’ merr dhuratën e veçantë nga Rama: Kollarja më e mirë që kam pasur
4 Shkurt 2022, 10:43 -
-
-
-
‘Wizz Air’ nis nga maji fluturimet nga Aeroporti i Kukësit! Rama, Balluku e Spiropali sot në udhëtimin përurues: Heqim taksën e kufirit, ulim çmimet (VIDEO)
4 Shkurt 2022, 10:04Në aeroportin ndërkombëtar “ZAYED- Flatrat e Veriut”, në Kukës u ul sot avioni i parë i kompanisë WizzAir për të nisur në maj operimin e pandërprerë me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë. Rama tha se fluturimet do të jenë nga 19 euro, teksa premtoi se deri në fund të mandatit Kukësi do të bëhet një pikë referimi për rajonin.
-
Aksidenti tragjik në Librazhd, dalin fotot e 2 prej viktimave
1 Shkurt 2022, 13:23 -
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Librazhd, festa që u kthye në tragjedi për familjen nga Kukësi! Ishin nisur drejt Korçës për një ditëlindje
1 Shkurt 2022, 13:05Ishin nisur nga Kukësi për të shkuar në Korçë për të festuar një ditëlindje, por momentet e gëzimit për familjen nga Kukësi nuk zgjatën shumë. Elmi Keqa, Elona Keqa, Elis Sulmataj, Elisiado Keqa dhe Ambra Halili zgjodhën qytetin e Korçës për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, udhëtim që do të kthehej në tragjedi.
-
-
Aksidenti në Librazhd, zbardhen emrat e viktimave dhe të plagosurve
1 Shkurt 2022, 12:39 -
-
-
Tragjedi në Librazhd/ 3 të vdekur dhe 2 të plagosur nga e njëjta familje nga Kukësi! Makina e tyre përfundoi në lumë! Pamjet kur nxirren trupat! Fëmija 9 vjeç te Truama në gjendje të rëndë (EMRAT)
1 Shkurt 2022, 09:59Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet me 5 persona është përplasur me një tjetër makinë dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin. Ata ishin nisur nga Kukësi për të festuar ditëlindjen e njërit prej anëtarëve të familjes, por udhëtimi i tyre u pre në mes nga një aksident tragjik.
-
-
Regjistruan subjektin si fast food dhe më pa se përshtatën për klinikë dentare ku ushtronin aktivitetin pa licencë, e pësojnë 38-vjeçarja në Kukës dhe turku
30 Janar 2022, 09:19Dy persona janë vënë nën hetim sot në Kukës, pasi ushtronin aktivitetin në një klinikë dentare të palicencuar, duke shmangur edhe detyrimet tatimore. Sipas Policisë, kanë nisur hetimet për M. U., 38 vjeçe, banuese në Kukës dhe H. U., 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.
-
Tabloja piktoreske në kanionin e 'Grykës së Vanave'! Drejtori i Turizmit në Kukës: Pasuri e paeksploruar
28 Janar 2022, 15:48Pjesë e Parkut Korab-Koritnik, kanioni i “Grykës së Vanave” në Topojan të Kukësit ofron një pamje piktoreske në këto ditë të ftohta dimri kur natyra është nën pushtetin e dëborës. Është ende i panjohur për vizitorët, por drejtori i Turizmit në Bashkinë Kukës Arben Palushi, shprehet se ujëvarat e Topojanit janë një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor për zonën.
-
Shqiptarët 'braktisin' Kosovën, Morina e boshatisur! Gjatë 24 orëve të fundit kaluan vetëm 50 automjete
27 Janar 2022, 20:08Vendimi i qeverisë së Albin Kurtit për të kaluar kufirin me tre doza vaksine ka shkaktuar një dëm të madh për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. Vetëm 50 automjete kanë dalë nga Shqipëria drejt Kosovës gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar një rënie drastike të udhëtarëve.