-
'Kur do flasim?!' Mediu i përgjigjet Ramës: Nuk je i sinqertë! Duhet të ulemi, PD të dëgjojë të huajt
Kryedemokrati ende nuk është përgjigjur, Kryemadhi u shpreh se beson se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në fund të majit, ndëra kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në 'Repolitix' tha se ftesa e Ramës nuk ishte e sinqertë.
1 Mars 2019, 21:16 -
-
Një këshillë falas për filozofët e revolucionit
Mos kërkoni, as heronj dhe, as tradhtarë, tek të dy kategoritë, sepse nuk ka të tillë. Aq më e theksuar është kjo tek Lista e Lulit, për të cilën, ngaqë është edhe de jure e gjitha personale, dhe po të duash, nuk ke kë bën përgjegjës tjetër.
1 Mars 2019, 20:56 -
Përgjegjësitë e Bashës, për dezintegrimin e listës pritëse
Në atë histori nuk kanë rëndësi teknikalitetet dhe Basha apo kushdo tjetër nuk mund ta mbajë listën në këmbë me truke administrative apo deklarata pa vlerë. Lista e opozitës mbahet në këmbë me integritetin e vendimit politik, dhe plasaritja e saj reflekton problemet e lidershipit të opozitës.
1 Mars 2019, 20:29 -
Mandati nuk është i djegshëm, i takon popullit jo partisë
Kjo situatë, vërteton që ky sistem që i shërben shitjes së mandateve dhe kontrollit absolut të kryetarëve dhe zhbën të drejtën e qytetarit për të zgjedhur duhet shembur nga themeli, por a mund të bëhet kjo gjë kur opozita nuk është më në parlament dhe s’merr pjesë as në procesin ligjvënës?!
1 Mars 2019, 20:18 -
Dorëheqja e opozitës/ Kryemadhi: Në fund të majit kemi zgjedhjet e parakohshme
Kryeministri Edi Rama i ka mohuar kategorikisht zgjedhjet e parakohshme duke deklaruar se mandatin e marrë vitin e kaluar do ta dërgojë deri në fund. Por Monika Kryemadhi deklaroi pasditen e sotme se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në fund të majit, para atyre lokale.
1 Mars 2019, 19:45 -
-
-
Majko zbulon cakun që nuk duhet të prekë Lulzim Basha nëse pranon dialogun me Ramën. A do jetë Meta negociator?!
Ministri për Diasporën Pandeli Majko, ka dhënë detaje se çfarë mund të diskutohet në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe opozitës, nëse lideri demokrat Lulzim Basha do të pranojë ftesën që i bëri sot kryeministri Edi Rama për tu ulur në bisedime.
1 Mars 2019, 12:54 -
Opozita e re! 4 kandidatë të LSI drejt karrigeve të deputetit
Dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit në KQZ 4 kandidatë të LSI, duke hedhur kështu hapin kryesorë për tu bërë deputetët e rinj të LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë. Tre kandidatët janë, Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi.
1 Mars 2019, 12:43 -
'Kur do flasim?!' Rama ftesë publike Bashës për zgjidhjen e krizës (VIDEO)
Nga Samiti i Diasporës, Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha për tu ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike. Edhe kryedemokrati Basha ishte i ftuar në këtë samit, por kishte zgjedhur të mos vinte. Rama ju drejtua vetëm me një pyetje: I them kur do flasim?!
1 Mars 2019, 12:05 -
-
-
-
'Do të përjashtojmë nga partia!' Rudina Hajdari 'denoncon' Gert Bogdanin tek ndërkombëtarët
Rudina Hajdari ka paralajmëruar në një postim në Twitter se mund të përjashtohet nga partia. Deputetja rebele e së djathtës, vajza e Azem Hajdarit, ka shpërndarë një deklaratë të ish-deputetit Gert Bogdani i cili ka thënë se nëse Hajdari nuk do të dorëzojë mandatin do të përjashtohet nga Partia Demokratike.
28 Shkurt 2019, 23:04 -
Berisha: I ke minutat e numëruara! Rama: Krizë artificiale, s'ka zgjedhje të parakohshme
Italia vijon që ti kushtojë një vëmendje të veçantë situatës politike në Shqipëri pas djegies së mandateve nga opozita dhe protestave. Në një intervistë për 'TG2 Post' në 'RAI 2', Berisha thotë se ajo që po ndodh në Shqipëri është revolucion, ndërsa Rama e cilëson si krizë artificiale.
28 Shkurt 2019, 21:13 -
-
Nishani i ashpër me ndërkombëtarët: Na zhgënjyet, mos na fyeni, ju nuk jeni me shqiptarët
Bujar Nishani duke iu referuar qëndrimit të ndërkombëtarëve sot në Tiranë thotë se ata që nuk e shohin dhe nuk e kuptojnë këtë lëvizje të madhe qytetare, nuk janë në krah të shqiptarëve në përpjekjen për projektin e tyre evropian.
28 Shkurt 2019, 19:21 -
Opozitën nuk e dëshpërojnë kritikat, por negociatat!
Ajo për të cilën duket se opozita është gjendur e papërgatitur, është Deklarata zyrtare në emër të Misionit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, i përbërë nga shtatë anëtarë të PE-së, nga grupe të ndryshme politike, të cilët rekomanduan hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke theksuar se kushtet janë plotësuar.
28 Shkurt 2019, 19:05 -
