-
Përjashtime dhe shkarkime, përplasje të dhunshme dhe akuza të rënda, Basha-Berisha e transferojnë betejën në bazë! Kreu i PD sot në Fier, ish-Kryeministri në Shkodër
Pas asaj që ndodhi më 8 janar, 3 orët e rënda të sulmit në selinë e PD, kur mbështetës të Berishës shqyen dyer e dritare dhe u futen me dhunë në parti deri në ndërhyrjen e policisë, të dy liderët përfunduan në prokurori të detyruar të dëshmojnë se çfarë ndodhi, tashmë 'ujërat janë qetësuar disi' dhe fusha e betejës është bërë baza e partisë.
16 Janar 2022, 09:16 -
Berisha: Negociata me Bashën, vetëm po pranoi të futet në zgjedhje për kryetar! Protestat do të shtrihen në gjithë Shqipërinë! Për rrëzimin e Ramës bashkëpunoj me këdo, përfshirë dhe Metën
Ish kryeministri Sali Berisha tha se do të mund të negocionte me Bashën për të mirën e PD-së vetëm nëse ai do të pranonte të hynte në zgjedhje për kryetar. Për Berishën, Rama është armiku kryesor dhe për rrëzimin e tij do të bashkëpunonte edhe me presidentin Ilir Meta.
15 Janar 2022, 22:46 -
Mbështetësit e Berishës, thirrje për dhunimin e Bashës: Nesër tregojini vendin në Fier! Kapllanaj: Ai do gjakderdhje
Gazetari i televizionit të familjes Berisha, Bledian Koka u ka bërë thirrje demokratëve që të dhunojnë Lulzim Bashën gjatë vizitës së tij në Fier. Menjëherë ka reaguar edhe kryetari i degës së PD, Fier dhe anëtari i kryesisë, Agron Kapllanaj, i cili thotë se Berisha do gjakderdhje dhe tregoi se është koka e një grupi kriminal.
15 Janar 2022, 21:01 -
-
Lidhjet e Sali Berishës me një rreth vrasësish, emrat e akuzuar, zhdukjet dhe ekzekutimet për interesa politike, një sagë e pandëshkuar krimesh njerëzore
Nga vrasësit Remzi Hoxhës, të Haklajve, Ilir Konushevcit tek vrasësit e 21 Janarit, që të gjithë të akuzuar për lidhje me Sali Berishën. Sot Berisha dhe Basha akuzojnë njëri-tjetrin për krijim të grupeve me killera. Kujt duhet t’i besojmë?
15 Janar 2022, 19:19 -
Bardhi: Kemi qenë gjithmonë dhe jemi gati për zgjedhjet e pjesshme vendore
Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi tha se PD tha është gati për zgjedhjet vendore në çdo datë që do të vendos presidenti Ilir Meta."Jemi gati dhe do të jemi gjithnjë gati", tha Bardhi. Këtë deklaratë Bardhi e ka bërë para se t&a
15 Janar 2022, 18:34 -
Miratohet rregullorja e Këshillit Kombëtar, Basha gjen mekanizmin për të 'pastruar' mbështetësit e Berishës
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha ka miratuar edhe rregulloren e re. Teksa rregullorja është miratuar nen për nen nga anëtarët, në të është shtuar edhe një ne i ri i cili duket se është edhe mënyra se si Basha mund të largoj nga anëtarë që kanë dalë n
15 Janar 2022, 18:11 -
Basha: 8 janari vija e kuqe e ndarjes me nxitësit e dhunës! Dora e shtrirë për çdo demokrat, vendimi i përjashtimit të Berishës nuk ishte i lehtë, por i duhuri
Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar theksoi se vendimi i përjashtimit të Sali Berishës dhe organizatorëve të tjerë të dhunës nuk ka qenë i lehtë, por ka qenë i drejtë dhe i duhuri. Basha tha se 8 janari është vija e kuqe për ndarjen nga dhunuesit dhe organizator&
15 Janar 2022, 17:57 -
Ndryshime në PD, Basha ‘ndëshkon’ Rushaj, e zëvendëson me Alibeaj
Lulzim Basha tha se kreu i grupit parlamentar të PD do të jetë Enkelejd Alibeaj dhe jo më Alfred Rushaj. Ai tha se ky vendim u mor në bashkëpunim me Rushaj dhe kjo në kuadër të riorganizimit të PD. Ky duket si një 'ndëshkim' ndaj Rushaj, i cili nuk ka dalë hapur se kë mbështet në luftën brenda PD, duke qëndruar
15 Janar 2022, 17:23 -
Pasi i përjashtoi nga PD, Basha zëvendëson mbështetësit e Berishës edhe nga komisionet! ‘Ndëshkon’ Rushajn, e largon nga kreu i grupit parlamentar, e zëvendëson me Alibeajn
Mbështetësit e Berishës jashtë komisioneve, s’përfaqësojnë më PD! Ata kanë marrë tjetër ndëshkim deputetët e PD që janë rreshtuar në krah të ish kryeministrit Berisha. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Basha ka njoftuar zëvendësimin e tyre ne komisionet parlamentare, ndërsa surprizë ka qenë zëvendësimi i kreut të grupit parlamentar Alfred Rrushaj me Enkelejd Alibeajn.
15 Janar 2022, 17:17 -
Basha sulmon Ramën, Berishën dhe Metën: Treshja kërkon të më largojë, por unë do t’i luftojë, s’i largohem betejës
Kreu i PD Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj trekëndëshit të së keqes, që kryedemokrati përfshin Ramën-Berishën-Metës, ndërsa thotë se ato po pasurohen në kurriz të shumicës. Basha deklaron se treshja kërkon ta largojë, por që nuk do të ndodh pasi ai do luftojë të keqen që ka pushtuar vendin.
15 Janar 2022, 16:54 -
Basha ‘thumbon’ Këlliçin: Ktheu FRPD në principatë me një feudal
Lulzim Basha ka thumbuar ish kreun e FRPD-së, Belind Këlliçin se e kishte kthyer këtë forum në principatë me një feudal. Basha tha se synimi i demokratëve është t’i jap fund kësaj dhe të gjithë të rinjtë të kenë mundësinë të frymëzojnë partinë.
15 Janar 2022, 16:35 -
Basha zbret në bazë, takon të rinjtë: Politika nuk njeh karrige të përjetshme dhe të salduara! FRPD u kthye në principatë me një feudal, mos e lejoni më (VIDEO)
Pas këshillave që anëtarët e kryesisë së PD-së, i dhanë Lulzim Bashës për të zbritur në bazë për të takuar demokratët, kryedemokrati e ka nisur me të rinjtë. Takimi i Bashës me të rinjtë behet ne kuader te nisjes se fushatës për zgjedhjet në Forumin Rinor të PD, ku bëri të ditur dhe sloganin “ Ndërtojmë të ardhmen më të mirë”.
15 Janar 2022, 16:15 -
Mbështetësit e Berishës shpërndahen nëpër Shqipëri! Këlliçi në Berat: Partia ka nevojë për zgjedhje në çdo nivel! Balliu nga Lushnja: Po bëhemi gati për zgjedhje
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbritur Komisionin e Rithemelim në bazë për të zhvilluar takime me demokratët dhe nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD. Gjatë ditës së sotme deputeti Belind Këlliçi ishte në degën e Beratit, ndërsa Klevis Balliu në degën e Lushnjes.
15 Janar 2022, 16:05 -
-
Akuzat ndaj Bashës, PD i përgjigjet Berishës: Mashtrues kronik që sillet vërdallë e tregon gënjeshtra
'Gënjeshtra' i ka konsideruar Partia Demokratike akuzave Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës, i cili tha sot nga Lezha se kryeministri Edi Rama mbylli bastet pasi ia kaloi online ato një kompanie në Qipro, pronare e së cilës është me 80% të aksioneve bashkëshortja e kreut të opozitës, Aurela Basha.Sipas PD, Berisha e tregoi fytyrën
15 Janar 2022, 14:31 -
Për ata që ndjekin një të vdekur të pakallur, si Sali Berisha
Sot po shkruaj për ata që e groposën përfundimisht idhullin e tyre. Ata që e dinin që Berisha ishte “i vdekur” politikisht dhe megjithatë, iu bashkuan aksionit donkishotesk të tij kundër partisë së vet e kundër SHBA-së, duke e yshtur me hostenin e ligësisë në marrëzinë e tij të fundit. Herë nga “foltoret” televizive, herë nga ato të gazetave, aq të etura për “thagma” të tilla.
15 Janar 2022, 13:22 -
Sali Berisha nuk ndalet: Edi Rama mbylli lojërat e fatit prej Bashës! Ia dha kompanisë që Lul Brava e ka me emrin e të shoqes
Një tjetër akuzë e fortë e Sali Berishës për Lulzim Bashën. Nga Lezha Berisha tha sot se Qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Lulzim Bashën pasi sipas tij bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut t&
15 Janar 2022, 12:32 -
Berisha nuk përmbahet, akuza Bashës: Rama i mbylli bastet se ia dha atij! Policia na sulmoi më 8 janar me urdhër të Beogradit! PD: Mashtrues kronik
Ish-Kryeministri Sali Berisha ndodhi paraditen e sotme në Lezhë, ku po feston bashkë me mbështetësit e tij nga ky qark, 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës. Në fjalën e tij Berisha u përqendrua në barazinë që kërkon t'i japë demokratëve mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Ai tha se Edi Rama dhe pengu i tij duan të mbajnë peng pluralizmin në vend.
15 Janar 2022, 12:07 -
