-
Frrok Çupi: Fitorja e dytë e Balshajve
Sot për sot, një ditë pas fitores së largimit, Lulzim Basha mund dhe duhet të vendoset në prapaskenën e emrit ‘Balshaj’; nga Balshaj nënkupto Basha. Në fakt, që mbrëmë kur dha dorëheqjen, nuk kaluan as njëzet minuta dhe Bashën e gjetëm të fshehur pas emrit ‘Enkelejd Alibeaj’
23 Mars 2022, 12:08 -
-
-
Lëreni bashkimin, se ka për të plasur gjaku
Kam parë në youtube, që nga e para e deri në mbarim, një bisedë televizive dyorëshe, ku një drejtues emisioni pat ftuar gjashtë veta që rrihnin mendimet për mënyrën më të përshtatshme për të bashkuar demokratët e përçarë në PD. Dhe u tmerrova nga bindja se përpjekjet për bashkimin e partisë, rrezikojnë të përfundojnë në gjakderdhje! Po, po, në gjakderdhje.
22 Mars 2022, 20:44 -
Dorëheqja e Bashës, Duma në Report Tv: Nëse nuk bashkohemi, PD do ndahet në copëza! Kryetari i ri të zgjidhet para zgjedhjeve lokale! Dudushi: Ka bërë thjesht një hap pas, është ende aty
Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ish-nënkryetarja Grida Duma thotë në Report Tv se Basha nuk arriti të krijonte kurrë një identikit lideri, pasi i mungonte fryma e grupit dhe përgjegjësitë i delegonte. SIpas saj, zgjedhjet brenda partisë duhen bërë para atyre vendore dhe jo siç është parashikuar në planin me 4 pika të PD. Për analistin Alban Dudushi, ikja e Bashës është dorëheqje me kusht.
22 Mars 2022, 19:38 -
Edhe Makiaveli shqiptar, Konica, nuk ka se çfarë t’i bëjë PD-së
Duket se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e saj dhe është i pari formacion i madh që po shkon drejt zhbërjes në Shqipërinë e pas viteve ‘90, sepse u mbajtën te individi dhe jo tek e ardhmja, tek idetë e të ardhmes.
22 Mars 2022, 19:20 -
Dorëheqja e Bashës, Kadilli në Report Tv: Ishte tërheqje taktike, do krijojë dhe ai 'Foltoret' e tij për të kandiduar sërish për kreun e PD pas zgjedhjeve të 2023
Dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, për Fatbardh Kadillin është vetëm një tërheqje taktike e tij për të shfryrë situatën e krijuar dhe sulmet ndaj tij dhe për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
22 Mars 2022, 18:09 -
-
Dorëheqja e Bashës, Skënderi në Report Tv: Ishte lëvizje taktike! Zgjidhja janë zgjedhjet brenda partisë! Dy ekipet e PD po luajnë në fushë vetëm me militantët
Ish-anëtari i kryesisë së PD, Arben Skënderi i ftuar në Report TV e cilësoi dorëheqjen e Bashës nga kreu i Partisë Demokratike si një lëvizje taktike.
22 Mars 2022, 13:32 -
-
Alibeaj: PD-në do ta bashkojë qëllimi i mirë, vlerat dhe respekti ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat në lidhje me bashkimin e PD-së pas dorëheqjes së djeshme të Lulzim Bashës.'Dita e sotme besoj kujton për këdo, të gjithë ata të cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar, duke zgjedhu
22 Mars 2022, 12:40 -
-
-
-
Pas dorëheqjes, Basha shkon në seli! S'ka ende emra për grupin e negociatorëve me deputetët e Berishës! Alibeaj si kryetar i komanduar i PD: Do na bashkojë qëllimi i mirë
Në selinë blu ka kapluar qetësia. Një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, në shtëpinë e demokratëve ka shumë pak lëvizje. Basha ka zgjedhur që të shkojë sot në seli, teksa më herët ka shkuar Enkelejd Alibeaj, tashmë kryetari i komanduar i PD-së. Deri më tani, nga selia blu thuhet se Alibeaj do të qëndrojë si kryetar i PD-së deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, proces ky që synohet të ndodhë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
22 Mars 2022, 11:23 -
-
Komisioni i Rithemelimit: S' është koha për ultimatume, por për bashkim
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës duke thënë se kjo është një mundësi e mirë për të bashkuar demokratët edhe pse vetë grupi i Berishës nuk e njihte atë si kryetar që nga shkarkimi që ata i bënë në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Lidhur me kërkesën e gru
21 Mars 2022, 21:38 -
'Largoni Berishën', Tritan Shehu i përgjigjet Grupit Parlamentar të PD: Përjashtimet nuk i shërbejnë demokratëve dhe as bashkimit të partisë
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit i është përgjigjur deklaratës së Grupit Parlamentar të PD-së, të cilët kërkuan largimin e Berishës për t'i hapur rrugën bashkimit të demokratëv
21 Mars 2022, 20:51 -
Dorëheqja e Bashës, Enkelejd Alibeaj kryetar i komanduar i PD
Enkelejd Alibeaj do të jetë kryetari i komanduar i Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Vendosja e tij në drejtimin e përkohshëm të Partisë Demokratike deri në zhvillimin e zgjedhjeve ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë sipas statutit të PD. Tabaku hoqi dorë nga e drejta statutore dhe automatikisht ky rol i mbeti Enkelejd Alibeajt.
21 Mars 2022, 20:03 -