-
Vdekja në burg/ Rihapet dosja për aktivistin e Vetëvendosjes
Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi të enjten se do të rikthejë hetimet në rastin e Astrit Deharit pas publikimit të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i cili pohon se dyshimet paraprake për vetëvrasje “duken pak të vërteta”.
24 Tetor 2019, 19:57 -
Minxhozi: Në Prishtinë votohet, në Shkup dialogohet, në Tiranë vegjetohet
Ka qenë shumë e vështirë të detyroje Lulzim Bashën të përmendte togëfjalëshin “zgjedhje të parakohshme”, pak orë pasi Emanuel Macron mbylli përfundimisht derën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Insistimit normal të gazetarëve nëse ai ishte në favor të mbajtjes urgjente të zgjedhjeve, siç po ndodhte në Maqedoni, ai i përgjigjej me frazën standarte “Edi Rama e di vetë ç’duhet të bëjë”!
23 Tetor 2019, 22:46 -
Procesi i rinumërimit të votave do të përfundojë pas një jave, rinumërimi për shkak të manipulimeve
"Sa u takon komisionerëve, unë edhe tani mund t'u bëj thirrje publike edhe Policisë edhe Prokurorisë që mund të qëndrojnë lirisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe aty për aty të shohin dhe t'i marrin provat, sepse në ato vendvotime ku ka rinumërim janë bërë manipulime të llojeve të ndryshme”, tha Valdete Daka.
22 Tetor 2019, 11:36 -
Aksidentohet makina e Albin Kurtit, lideri i VV vjen në Tiranë me patrullën e policisë
Vizita e kryeministrit të ardhshëm të Kosovë, Albin Kurti është shoqëruar me një incident. Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina me të cilën udhëtonte Kurti është përplasur në autostradën Tiranë- Durrës me makinën e patrullës që e shoqëronte.
20 Tetor 2019, 21:26 -
Lëvizja Vetëvendosja ankesë në PZAP për mos numërim të 4639 dërgesave postare me fletëvotime nga disapora
Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur një ankesë sot në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos numërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga diaspora.
17 Tetor 2019, 16:32 -
Borxhet e Serbisë ndaj Kosovës, 2 miliardë euro vetëm për pensionet
Sipas raportit për çështjen e pensioneve nga viti 1999 deri në vitin 2016, prezantuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillim (RIDEA), vlera e borxhit që Serbia ka ndaj Kosovës është 2 miliardë e 849 mijë e 907 euro.
17 Tetor 2019, 16:05 -
Kërkuan tërheqjen e kërkesës për anëtarësim, INTERPOL reagon për Kosovën
INTERPOL-i ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e institucioneve të Republikës së Kosovës për shtyrje të kërkesës për anëtarësim deri në vitin tjetër. Si rrjedhojë çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk do të jetë pjesë e punimeve të Asamblesë së 88-të të Përgjithshme që po mbahet në Kili.
17 Tetor 2019, 15:43 -
-
-
-
Milaim Zeka në Report Tv: Albin Kurti është i vetmi politikan pas meje që nuk është i korruptuar, do bëja koalicion
I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ish deputeti i Partisë "Nisma' Milaim Zeka ka thënë se Albin Kurti është politikani i vetëm pas tij që nuk është i korruptuar. Sipas Zekës ai dhe partia që drejton do të bënte koalicion vetëm me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin." Albin Kurti mbas
16 Tetor 2019, 18:43 -
-
-
Kosova tërhoqi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL
Në një njoftim të shkurtër të zyrës së zotit Haradinaj thuhet se “duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”.
15 Tetor 2019, 17:38 -
-
-
Meta nga deti në pyll, takon Ramush Haradinajn dhe i uron fitore Kosovës
Presidenti Meta ditën e sotme ka takuar ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn në një resort në Lezhë. Meta ndër të tjera i ka uruar edhe fitoren Kosovës që sonte luan me Malin e Zi. Me shumë mundësi Meta do ta shikojë ndeshjen me Haradinajn duke hequr mendjen për pak kohë nga politika.
14 Tetor 2019, 16:51 -
-
Helmimi i 26 numëruesve të Votave në Kosovë, Gjuric: Po përgatitet skenari që në Kuvend të futen serbët e Kurtit
Drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë Serbe Marko Gjuriç ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë së Prishtinës, sipas së cilit po synon përçarjen e serbëve. Në reagimin e tij lidhu me helmimin e 26 numëruesve dhe komisionerëve zgjedhorë në Prishtinë, Gjuriç tha se ky është një skenar që në kuvend të futen 'serbët e Kurtit'.
13 Tetor 2019, 15:09 -
Idrizi takon Kurtin: Me fitimin e VV, Shqipëria të mos bëjë 'si më e zgjuar' se Kosova se do stononte, mini-shengeni i panevojshëm
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me kandidatin për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti. Siç njofton zyra e shtypit, në fokus të këtij takimi ka qenë forcimi i marrëdhënieve mes dy vende, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
12 Tetor 2019, 16:02