-
Protesta tek 'Unaza e Re'/ Banorët përplasen me FNSH, sulmojnë kantierin e firmës private (VIDEO)
Kjo është dita e 16-të e protestës së banorëve të Astirit të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre dhe ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Protesta e sotme u shoqërua me përplasje me policinë, pasi banorët nuk pranuan të lirojnë rrugën si dhe tentuan të shkatërrojnë kantierin e firmës private. Në ndihmë të banorëve kanë shkuar sërish deputetët e PD, Klevis Balliu dhe Flamur Noka.
19 Nëntor 2018, 17:05 -
Tensionohet situata në protestën e 'Unazës së Re', banorët djegin flamurin e 'Rilindjes' (Video)
Protesta në zonën e "Unazës së Re" është tensionuar akoma më tej, pasi banorët kanë filluar të djegin edhe flamurin e Rilindjes, i cili është simboli i Partisë Socialiste në periudhën e zgjedhjeve.
13 Nëntor 2018, 19:27 -
Protesta tek Unaza e Re, banorët djegin goma e kazanë, vënë flakën edhe flamurit të 'Rilindjes', 20 të shoqëruar (VIDEO)
Banorët e "Astirit" kanë djegur goma dhe kazanë në zonën e Unazës së Re, sot në ditën e 11-të të protestës së tyre. Në mbështetje të tyre kanë shkuar deputetët e PD, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri. 20 protestues janë shoqëruar nga policia në orët e vona të mbrëmjes.
13 Nëntor 2018, 18:26 -
Protesta e PD te Bashkia e Tiranës paralizoi trafikun, u bllokuan urgjencat dhe autobusët (FOTO)
Me qindra automjete, autobusë të transportit urban si dhe makina të urgjencës u gjendën të bllokuar për më shumë se 2 orë për shkak të urdhrit që dy deputetë të PD, Flamur Noka dhe Klevis Balliu.
12 Nëntor 2018, 14:38 -
Zgjerimi i 'Unazës së Re', paralajmërimi i Bashës: Nesër denoncojmë me fakte skemën e hajdutërisë
Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëron se nesër PD do denoncojë me fakt e dokumente sipas tij skemën e hajdutërisë që parashikon shembjen e 300 shtëpive në "Astir".
11 Nëntor 2018, 18:24 -
Banorët e ‘Astirit’ bllokojnë sërish unazën, tension në protestë, shoferi godet operatorin e TV: Mos filmo
Protestuesit shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër prandaj kanë bllokuar rrugën, ndërsa shtojnë se pronat e tyre do i mbrojnë me gjak. “Iu kërkojmë ndjesë shoferëve por nuk kemi zgjidhje tjetër me këtë qeveri të korruptuar. Prona është e shenjtë, mbrohet me gjak. Do ta mbrojmë si ata në Kukës”
10 Nëntor 2018, 10:28