-
Deputetët gjermanë: Djegia e mandateve cënon interesat europiane të shqiptarëve
Në takimet e tjera që Fatmir Xhafaj zhvilloi me deputetë të Bundestagut, një vëmendje e posaçme mori edhe situate aktuale politike në Shqipëri, veçanërisht akti i paprecedentë i deputetëve të opozitës. Deputetët gjermanë theksuan se ky akt shkon në kundërshti me parimet e demokracisë parlamentare dhe cenon interesat europiane të qytetarëve shqiptarë.
22 Mars 2019, 16:17 -
Debat te 'Ligjet' për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit/ Fatmir Xhafaj kundër maxhorancës: Deputetët po shndërrohen në kartona
Komisioni i Ligjeve është përfshirë këtë të mërkurë nga debatet që kanë lidhje me ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Opozita e ka cilësuar projektvendimin tentativë për të rikthyer imunitetin e deputetëve, ndërkohë që, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i konsideroi ndryshimet e shpeshta si jo efektive.
6 Shkurt 2019, 11:22 -
-
Zgjedhja e anëtarëve të KLGJ, Xhafaj: Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësi. Shpresoj të tregojnë përgjegjshmëri
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e konsideroi një hap të rëndësishëm për ecurinë dhe zbatimin e reformës në drejtësi, zgjedhjen e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë , ditën e djeshme që tregon sipas tij ndryshimin rrënjësor që po pëson kjo strukturë dhe përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit.
12 Dhjetor 2018, 12:30 -
-
‘Babalja’, Apeli lë në burg Fredi Alizotin dhe ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Olldashi
Personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në audiopërgjimin e ‘Babales’ është akuzuar për "kallëzim të rremë". Albert Veliu nuk e ka ankimuar arrestin me burg dhënë në mungesë
5 Dhjetor 2018, 10:35 -
'Mirëseerdhe në komisionin natyral'/ Pas lënies së detyrës së ministrit, Xhafaj rikthehet te 'Ligjet', surpriza nga kolegët (VIDEO+FOTO)
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është rikthyer në detyrën si anëtar në Komisionin e Ligjeve, aty ku ka qenë kryetar për vite me radhë përpara se të merrte detyrën e ministrit të Brendshëm.
26 Nëntor 2018, 12:19 -
-
Kur de jure dëftorja është e barabartë me urdhëroren
Mosdekretimi nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i të propozuarit prej Kryeministrit Edi Rama për në funksionin e ministrit të Brendshëm, Gjeneral Sandër Lleshi, ndonëse realisht nuk mundi të krijojë as krizë politike dhe as ndonjë ngërç institucional të pazgjidhshëm, por ndezi menjëherë dhe që mund të shuhet po ashtu, si flak’e kashtës, një debat të paqenësishëm.
7 Nëntor 2018, 07:21 -
-
Ambasadori i BE: Vijoni goditjen e grupeve kriminale, këto janë rezultatet që ka pritur BE-ja
Luigi Soreca ka përshëndetur sërish ministrinë e Brendshme për aksionet e fundit kundër krimit, ndërsa ka kërkuar vijueshmërinë e këtij trendi. Diplomati theksoi se këto janë rezultatet që ka pritur Bashkimi Europian nga Shqipëria.
6 Nëntor 2018, 11:41 -
-
-
Rama: Gati për të dëgjuar Metën në Kuvend pse refuzoi Lleshin, arsyeja që më tha ishte qesharake
Kuvendi ka votuar me 75 vota dekretin e shkarkimit nga detyra e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa pas dorëheqjes së ai dha pak ditë më parë, ndërsa drejtimin e këtij dikasteri do e marrë Sandër Lleshi, por si i komanduar. Kryeministri Rama akuzon presidentin Ilir Meta se e ka shkelur hapur Kushtetutën me mosdekretimin e propozimit të tij për Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Rama solli në vëmendje se në asnjë nga 12 kompetencat që parashikon Kushtetuta për presidentin, nuk parashikohet refuzimi i një ministri, ndërsa i bëri thirrje Metës për shmangien e thellimit të krisjes Kushtetuese që po krijon.
6 Nëntor 2018, 08:18 -
-
Fjalimi përshëndetës i Xhafajt, reagon PD-ja, Salianji: U shkërrmoq, nuk u dorëhoq!
Deputeti i PD-së ka reaguar në lidhje me fjalimin përshëndetës të ministrit të Brendshëm në largim, Fatmir Xhafaj, pasi ky i fundit dha dorëheqjen. Ervin Salianji, në një status në rrjetet sociale shkruan se Xhafaj e mbylli karrierën e tij polikë, pasi sipas tij u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj.
5 Nëntor 2018, 22:45 -
Mosdekretimi i Lleshit, Balla tek ‘5 pyetjet’: Meta shkeli 'padashje' Kushtetutën
Balla ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes qeverisë dhe presidencës, si edhe theksoi se nga janari i hapet rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PS do e çojë çështjen në gjykatë. Balla preku një sërë cështjesh që janë në qendër të vëmendjes së publikut, që nga akuzat për Dakon e deri tek teoritë 'konspirative' që qarkullojnë në media se ishte Xhafaj që publikoi të dhënat e sistemit TIMS për Ballën.
5 Nëntor 2018, 21:56 -
Xhafaj fjalim ‘lamtumire’ me vartësit e tij: Kanabisin e kthyem në histori suksesi, goditëm të fortët
Xhafaj ka mbajtur një fjalim përshëndetësit për vartësit e tij, ndërkohë që ka theksuar se tashmë Shqipëria është hequr nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis. Xhafaj foli për kriminalitetin, por edhe për mbështetjen që ndërkombëtarët i kanë dhënë Policisë së Shtetit.
5 Nëntor 2018, 18:39 -
Dita e fundit në ministrinë e Brendshme, Xhafaj përdor shprehjen e Ramës: Lojë shahu është…
Fraza e përdorur nga Xhafaj, u artikulua 3 ditë më parë nga Rama, në një mesazh që ai ua dërgoi deputetëve të grupit socialistë, pas vendimit të Metës për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.
5 Nëntor 2018, 17:27 -
Goditja e të ‘fortëve’/ Xhafaj jep mesazhin e fundit: Nuk ishte show, por përballje me krimin
Pas deklaratës së Gjovalin Lokës me prezantimin e rezultateve për javën e fundit ka reaguar ministri i Brendshëm në detyrë Fatmir Xhafaj. Në ditën e fundit në detyrë, pasi nesër pritet shkarkimi nga parlamenti, Xhafaj e cilëson si sukses këtë operacion në dy muajt e fundit.
5 Nëntor 2018, 14:55