-
-
“Do iu djegim të gjallë”/ Banori i Unazës së Re kërcënon punonjësit e firmës
Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë kompanitë që të mos tentojnë që të hyjnë në Unazën e Re. Njëri nga banorët ka kërcënuar punonjësit e firmës me jetë nëse tentojnë që të afrohen në Unazën e Re. “Mos guxoni të vini në Unazën e Re se ju pret flaka dhe benzina. Mos merrni tentativa për të ardhur për të punuar, deri sa të gjendet një zgjidhje. Do iu djegim të gjallë” tha ai.
11 Dhjetor 2018, 17:59 -
Banori te Unaza e Re: Të pezullohet puna edhe në dy Lotet e tjera
Një tjetër banor i Unazës së Re bëri thirrje që të pezullohet puna edhe në Lotin 2 dhe 3, pasi sipas tyre ashtu si në Lotin 1 ka shkelje dhe vjedhje. Ai u bëri thirrje banorëve të tjerë që të mos prishin banesat do të qëndrojnë deri në fund. Kujtojmë që në Lotin 1 u pezullua puna, pas hetimeve për firmën ‘DH Albania”.
11 Dhjetor 2018, 17:55 -
-
-
-
Dita e 38-të e protestës/ Banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën 40': Ky është gjenocid, larg shtëpive tona
Një pjesë e banorëve të Unazës së Re në ditën e 38-të bllokuan rrugën për rreth 40 minuta duke protestuar kundër qeverisë, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre që preken nga projekti, por që nuk janë të legalizuara.
11 Dhjetor 2018, 17:30 -
Gjiknuri: Zgjidhëm kontratat me 'DH Albania' , ndryshe nga Berisha me skandalin e 'Albpetrol', ndryshime në prokurimet publike (PROPOZIMI)
Ministri Damian Gjiknuri ka konfirmuar se kompania fituese e lotit të parë të projektit të “Unazës së Re”, 'DH ALBANIA'', ka falsifikuar dokumentat dhe pas konfirmimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ARRSH ka zgjidhur menjëherë kontratën me kompaninë. Ai tha se e njëjta rrugë është ndjekur edhe për kontratën e lidhur me këtë kompani nga OST. Ministria i propozon APP-së ndryshime ne prokurimet publike
11 Dhjetor 2018, 10:24 -
Akuzohet për dhunim e prishje të pronës, Florenc Hoxha shfaqet në krah të Bashës te Unaza e Madhe
Florenc Hoxha, është ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës gjatë kohës që bashkinë e kryeqytetit e drejtonte Lulzim Basha. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash për dhunim dhe prishje të pronës së qytetarëve gjatë kohës që drejtonte INT-në.
10 Dhjetor 2018, 22:46 -
Skandali me ‘DH Albania’/ Kompania fitoi edhe një tender mbi 11 mln euro nga OST, kontrata u pezullua (Detajet)
Nga të dhënat rezulton se OST i ka dhënë kompanisë “DH ALBANIA” një tender me vlerë mbi 11 milionë euro për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit.
10 Dhjetor 2018, 21:07 -
-
-
Dita e 37-të e protestës të banorëve të ‘Astirit', Basha: Kanë mbështetjen tonë
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të hënë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Kreu i PD-së Lulzim Basha gjithashtu i pranishëm në protestë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka marrë para për projektin e Unazës së Re.
10 Dhjetor 2018, 17:24 -
Projekti 'Unaza e Madhe', Basha: Arta Marku po mbron personat e kësaj afere korruptive
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur në ditën e 36-të të protestës së banorëve të "Unazës së Re" se është e pajustifikueshme që ende nuk ka një prononcim nga autoritetet shqiptare përsa i takon "aferës korruptive" që është ndërmarrë me projektin e ''Unazës së Madhe''.
9 Dhjetor 2018, 18:04 -
'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 36-të të protestës, Basha: Heshtja e autoriteteve shqiptare ndaj aferës korruptive, e pajustifikueshme
Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë në ditën e tyre të 36-të, për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Ata u shprehën se janë pro protestës së studentëve që është zhvilluar përgjatë 6 ditëve me radhë, por megjithatë, theksuan se nuk do të lejojnë që protesta e tyre të lërë në hije protestën që po bëhet kundër projektit. Ndërsa sa i takon kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ai u shpreh se heshtja e deri më tanishme e autoriteteve shqiptare përkundrejt "aferës korruptive" është e pajustifikueshme.
9 Dhjetor 2018, 17:30 -
Unaza e Re/ Erion Veliaj: Kemi një bashkëpunim total nga qytetarët
E ndërsa një pjesë e banorëve të Unazës së Re vijojnë protestën, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë për ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej qytetarëve të kryeqytetit mbështetje për projektet publike.
9 Dhjetor 2018, 13:47 -
-
Fotot faktojnë mashtrimin/ Lulzim Basha del blof me akuzat ndaj Gjiknurit
Kreu i PD akuzoi se ministri ndodhej në SHBA në të njëjtën ditë kur u regjistua kompania që fitoi tenderin e lotit të parë të projektit të zgjerimit të "Unazës së Madhe". Por në fakt rezulton se Gjiknuri ka zhvilluar vizita në Washington e New York ku ka takuar edhe sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, dhe jo në shtetin Delaware.
8 Dhjetor 2018, 21:44 -
Xhelal Mziu sjell protestues nga Kamza dhe Paskuqani, kundër projektit të Unazës së Madhe
Kryebashkiaku i Kamzës kundërshton projektin e Unazës së Madhe, mbi të rëndojnë një sërë akuzash se ka tentuar të prishë ndërtesa para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare si mjet presioni për të përfituar vota për PD.
8 Dhjetor 2018, 19:10 -
