'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 36-të të protestës, Basha: Heshtja e autoriteteve shqiptare ndaj aferës korruptive, e pajustifikueshme

'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 36-të të protestës, Basha: Heshtja e autoriteteve shqiptare ndaj aferës korruptive, e pajustifikueshme

Banorët e 'Unazës së Re' në protestë

Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të diel për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Në ditën e 36 të protestës, ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti, që sipas tyre, është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë.  Sikurse janë përkrahur përgjatë një muaji nga kreu i PD-së Lulzim Basha, prania e tij është vënë re edhe sot.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur nga zona e 'Unazës së Re' se është e pajustifikueshme që ende nuk ka një prononcim nga autoritetet shqiptare përsa i takon projektit  "Unaza e Madhe", që e cilëson si një "aferë korruptive".

Të veshur me jelekë fosforeshentë, teksa Basha flet për mediat, banorët brohorasin: "Shtëpia jonë, gjaku jonë", "Poshtë qeveria", "Do të të rrëzojmë në dhjetor, o Edvin kryehorr", "Qeveria e krimit" , "Poshtë projekti", etj. Një banore u shpreh me megafon në dorë se protesta po zhvillohet për të luftuar korrupsionin e oligarkëve. "Është detyrë e të gjithë qytetarëve që t'i bëjnë rezistencë krimit, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e popullit", tha më tutje ajo.

Banorët kanë përmendur edhe protestën e studentëve që është zhvilluar përgjatë 6 ditëve me radhë. Ata i cilësuan studentët si e ardhmja e vendit dhe pikërisht për këtë arsye u shprehën se ata do të kenë deri në fund mbështetjen e tyre. E megjithatë, krahas këtyre deklaratave, një banore theksoi se protesta e tyre nuk do të arrijë dot ta shuajë zhurmën e protestës së banorëve në "Unazën e Re".

Ata i bënë thirrje Bashkisë së Tiranës që në javën e ardhshme të mos guxojë të sjellë makineritë e rënda për të prishur banesat, duke kërcënuar më tej me përshkallëzim të situatës. Kjo pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' përmendi edhe protestuesit e arrestuar. Nën thirrje të vazhdueshme, ata u shprehën njëzëri se në vend të tyre duhet të ishin në burg politikanët që sipas tyre kanë planifikuar projektin e paligjshëm. 

Duke i cilësuar si heronj Dorjan Protoduarin dhe Ilir Sketirajn, ata thanë se sot ata do t'i gjendeshin në krah edhe studentëve në protestë. Dorjan Protoduari dhe Ilir Sketiraj u ndaluan në fund të nëntorit, së bashku me 10 të tjerë, për shkak të dhunës që u ushtrua ndaj 15 efektivëve të policisë përpara Kuvendit. Teksa 10 personave iu vendos masa e sigurisë "detyrim paraqitje", Gjykata vendosi për Protoduarin, organizatorin e protestës përpara Kuvendit, masën e sigurisë "arrest me burg" dhe për Ilir Sketirajn, i cili tentoi të qëllojë kryeministrin Edi Rama, masën e sigurisë me  "30 ditë burg". (Lexo këtu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Projekti 'Unaza e Madhe', Basha: Arta Marku po mbron personat e kësaj afere korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur në ditën e 36-të të protestës së banorëve të "Unazës së Re" se është e pajustifikueshme që ende nuk ka një prononcim nga autoritetet shqiptare përsa i takon projektit "Unaza e Madhe".

Kreu i Partisë Demokratike e mbështet tanimë qëndrimin e tij tek materialet e publikuara pak ditë më parë në emisionin "Të Paekspozuarit", të cilat ngrenë dyshime për falsifikimin e dokumenteve në SHBA nga kompania fituese e lotit të parë të "Unazës së Madhe" me vlerë 18.8 mln euro, "DH Albania shpk".

Basha vijon të insistojë se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë pastrimi parash dhe se forca e tij politike do t’i mbështesë deri në fund banorët e ‘Unazës së Re’ në kauzën e tyre.

Sikurse dje, ai kërkoi edhe sot arrestimin e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro dhe të të gjithë atyre që sipas tij janë përfshirë në këtë aferë korruptive.   

Investigimi i medias dhe autoriteteve amerikane provuan falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionë. Arta Marku mbron këtë aferë korruptive. Arta Marku e emëruar nga Rama, po mbron personin e kësaj afere. Edi Rama është ulur këmbëkryq me Salillarin, Viktoria Invest dhe Biba x për të ndarë miliona euro. Por, Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të marrë në pyetje pronarët e kompanive.

 Sot dua të shtroj pyetjen para shqiptarëve, kush e ka fuqinë politike në këtë vend në një aferë ku përfshihet ARRSH, në krye të së cilit qëndron personi më i besueshëm i Ramës, Afrim Qëndro? Kemi të bëjmë me një projekt vjedhje. Këtu nuk ka projekt investimesh, por është plan vjedhjesh. Sot Shqipëria është në këmbë dhe "Unaza" është në këmbë.  Është e njëjta skemë e Teatrit Kombëtar.

Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hyqmeti: 09/12/2018 19:31

    NATEN TEK UNAZA E RE DITEN ME STUDENTET DERI SA RAMA TE RREZOHET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave