-
Unaza e Re, Basha: Rama-Veliaj zhvendosën Lanën për mikun trafikant, ndaj s’e duan vettingun në politikë (VIDEO)
Lideri i PD ka përsëritur akuzat se Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge.
23 Dhjetor 2018, 10:07 -
'Unaza e Re'/ Basha në protestë me banorët: Rama do mbajë përgjegjësi ligjore, anulojmë koncesionet
Lulzim Basha denoncoi sërish se plani i zonës te "Astiri" u ndryshua për të mbrojtur kompleksin e Edmond Begos, një biznesmen i akuzuar për trafik droge që sipas demokratëve ka miqësi me Taulant Ballën, duke e orientuar drejt banesave të qytetarëve të cilat do shemben.
22 Dhjetor 2018, 17:57 -
-
PDIU bashkon votat me PS, miratohet buxheti i Bashkisë së Tiranës, rritje me 12%
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin për 2019, me një bashkim votash midis grupit të këshilltarëve të PDIU me ata të PS-së. Përpara së të merrej ky vendim, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka hedhur poshtë denoncimet e bëra nga PD dhe ka deklaruar se nëse gjendet një dokument që e vërteton dicka të tillë, ai do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës
21 Dhjetor 2018, 17:00 -
-
Unaza e Re, Basha vijon akuzat: Rama-Veliaj ndryshuan planin për Edmond Begon, nesër protestë para Parlamentit
Basha ka përsëritur akuzat se Rama dhe Veliaj ndryshuan planin për urbanizimin e Unazës së Re, për t'i dhënë Edmond Begos 30 000 m2 sipërfaqe me qëllim ndërtimin e komplekseve të banimit. Basha ftoi qytetarët që të protestojnë nesër përpara Parlamentit.
19 Dhjetor 2018, 17:48 -
'Nesër denoncojmë aferën'/ Basha në protestë me banorët e 'Unazës së Re': Edmond Bego do ndërtojë pallat këtu
Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëron se nesër PD do denoncojë një tjetër aferë, siç e quajti ai, te Unaza e Re në kryeqytet. Sipas kreut demokrat, Edmond Bego njeriu që u bë i njohur në media si i dënuar për trafik drogë që kishte miqësi me Taulant Ballën dhe kishte përfituar tendera nga qeveria, do të ndërtonte një pallat në "Unazën e Re". Banorët protestuan edhe sot në ditën e 45-të, duke bllokuar rrugën.
18 Dhjetor 2018, 17:28 -
-
Dita e 43-të e protestës, Basha te Unaza e Re: Rama-Veliaj ndryshuan planin urbanistik për të vjedhur, mbështesim kryengritjen e studentëve
Kryetari i PD, Lulzim Basha nga Unaza e Re, ku ishte në mbështetje të banorëve akuzoi se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit, sipas tij për të vjedhur.
16 Dhjetor 2018, 17:19 -
Dita e 42-të e protestës te 'Unaza e Re', Basha: Qytetarët t'i bashkohen masivisht studentëve
Banorët e "Astirit" kanë nisur protestën edhe sot në ditën e 42-të të ndihmuar nga PD. Atyre iu bashkua edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili bëri thirrje që të gjithë qyetarët t'i bashkohen protestës studentore.
15 Dhjetor 2018, 17:28 -
Kuvendi Kombëtar, Basha: Të reformojmë PD-në, vendi ka nevojë për një elitë të re politike (Fjala e plotë)
Përshëndetja e e kryetarit të PD-së përpara anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Premtimi për reformimim e partisë, duke ftuar të rinjtë, mbështetja për protestat kundër qeverisë dhe akuzat për keqqeverisjen e Ramës
15 Dhjetor 2018, 15:15 -
-
Unaza e Re/ Bashkia e Tiranës vijon shembjen e objekteve pa leje në zonën e ‘Astirit’
Vijon puna për projektin e Unazës së Re. Ditën e sotme Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë se Tiranës ka prishur disa objekte të tjera, të cilat janë ndërtuar në gjurmën e Unazës së Madhe. Bëhet fjalë kryesisht për objekte që shërbenin për funksione biznesi të ndërtuara pa leje
14 Dhjetor 2018, 18:29 -
Dita e 41-të e protestës te Unaza e Re/ PD dhe LSI: Bashkohuni me studentët të rrëzojmë Ramën
Një pjesë e banorëve të Unazës së Re vijojnë protestën duke kundërshtuar projektin që prek shtëpitë e tyre. Ndërkohë që në mbështetje të tyre ishin deputetët Balliu dhe Brahimllari që bënë thirrje që banorët t’u bashkohen studentëve për të rrëzuar qeverinë.
14 Dhjetor 2018, 18:01 -
Vijon puna për hapjen e kantierit të 'Unazës së Madhe', prishet ndërtesa 3 katëshe te 'Astiri' (VIDEO+ FOTO)
Sot, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur një tjetër godinë 3 katëshe të ndërtuar pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe te Astiri, duke i hapur rrugë projektit.
13 Dhjetor 2018, 15:52 -
-
U plagos në protestë, efektivja Ina Nuka del me sukses nga operacioni në Turqi, zgjati 7 orë (FOTO)
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai ka publikuar një foto të efektives në faqen e tij në Facebook, ku thekson se pas 3 operacionesh në Ankara, ku i fundit sot zgjati 7 orë ndihet më e lehtësuar
12 Dhjetor 2018, 21:42 -
Deputeti i LSI-së: I përkrahim studentët, politikanët të marrin shembull nga ata
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari përkrahu nga protesta e banorëve të "Unazës se Re" studentët, duke u shprehur se politikanët duhet të marrin shembull nga mënyra paqësore dhe e organizuar e tyre.Më tej, Braimllari u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk do t'ia dijë për qytetar&
12 Dhjetor 2018, 17:53 -
'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 39 të protestës, deputeti i LSI-së: I mbështesim studentët, politikanët të marrin shembull nga ata
Një pjesë e banorëve të "Unazës së Re" po protestojnë tanimë për të 39-n ditë ndaj projektit "Unaza e Madhe". Teksa kërkojnë dëmshpërblim 100% për shtëpitë, ata bëjnë thirrje edhe për arrestimin e cdo zyrtari që është përfshirë në projektin "korruptiv". Ata janë përkrahur edhe nga deputetët e opozitës, sikurse Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Ky i fundit, sikurse banorët e "Unazës së Re", shprehu mbështetjen e opozitës ndaj protestës studentore dhe u bëri thirrje politikanëve që të mësojnë nga organizimi i paqtë i tyre.
12 Dhjetor 2018, 17:37 -
Unaza e Re/ ARRSH kallëzon kompaninë ‘DH Albania’ për falsifikim dhe mashtrim (Dokumenti)
Kompania “DH Albania” e cila fitoi tenderin me vlerë 18 milion euro, për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Re, kallëzohet në prokurori për falsifikim dhe mashtrim, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Prokuroria po heton gjithashtu edhe për akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
12 Dhjetor 2018, 16:50
