-
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa inspektoi sot punimet në Bypass-in e Gjirokastrës, i dha përgjigje edhe disa lajmeve që qarkulluan një ditë më parë në media, ku thuhej se UNESCO doli me një rezolutë duke kërkuar pezullimin e punimeve. Për mediat, Margariti u shpreh se është bërë një abuzim në lidhje me këtë lajm, ndërsa sqaron se UNESCO nuk ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, por që të sjellin ekspertë të tyre për të kryer një monitorim.
22 Korrik 2021, 19:07 -
Punime në sheshin e Gjirokastrës, zhvendoset shtatorja e heroit Çerçiz Topulli
22 Korrik 2021, 16:47Shtatorja e heroit Çerçiz Topulli është zhvendosur nga pozicioni ku ka qëndruar 87 vite me radhë. Sheshi i qytetit po iu nënshtrohet disa punimeve dhe për pasojë është zhvendosur shtatorja deri në përfundimin e punimeve.
-
Kritikat e Bejkos për votat në Gjirokastër, Tritan Shehu për Report Tv: Nuk i shërbejnë PD, të jetë më i kujdesshëm! Pranon dështimin me aleatët: Nuk funksionoi bashkëpunimi
22 Korrik 2021, 14:18Duke ju përgjigjur, kritikave të anëtarit të Këshillit të PD-së, një ditë më parë në studion e Report Tv, Roland Bejkos, i cili tha se dega në Gjirokastër bënte fushatë për të parin e listës, Shehu tha këto kritika nuk i shërbejnë Partisë Demokratike. Madje ai e këshilloi që të jetë më i kujdesshëm në prononcime
-
Kishin mbjellë drogë pranë banesave, vihen në pranga dy burra në Tepelenë
22 Korrik 2021, 10:052 persona janë vënë në pranga në Tepelenë, për kultivim të lëndëve narkotike
-
Nuk deklaroi paratë, sekestrohen mbi 20 mijë euro në Kakavijë, në hetim 58-vjeçarja
22 Korrik 2021, 10:0020.080 euro i janë sekuestruar një 58-vjeçarje në pikën Kufitare të Kakavijës pasi nuk i kishte deklaruar paratë. Ndërsa 58-vjeçarja është proceduar penalisht pasi iu kap shuma e parave. Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se 58-vjeçarja është identifikuar me inicialet L. F.
-
-
-
Pajisjet e dhuruara nga SHBA në doganën e Kakavijës, Kim: Të tregohemi të zgjuar dhe të pamëshirshëm kundër kriminelëve! Mbrojtja e kufijve, e rëndësishme për sigurinë globale
21 Korrik 2021, 12:02Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është ndalur në Gjirokastër për një vizitë në pikën kufitare të Kakavijës. Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu si edhe ambasadorja e e Greqisë Sophia Philippidou.
-
'Sofra shkodrane' zbret në Gjirokastër! Artistët e 'Migjenit' gjallërojnë qytetin e gurtë me këngë dhe poezi
19 Korrik 2021, 18:42Aktiviteti kulturor “Sofra Shkodrane” ka zbritur këtë fundjavë në Gjirokastër. Tingujt e muzikës së vjetër, por edhe poezitë e interpretuara nga Artistët e Teatrit të Shkodrës, tërhoqën mjaft vizitorë vendas dhe të huaj.
-
Uji i ftohtë në Tepelenë, ndalesa e çdo vizitori në jug, tregtarët: Problem mbetet parkimi i automjeteve
17 Korrik 2021, 20:35Uji i Ftohtë në Tepelenë është një zonë atraktive, që tërheq vëmendjen e udhëtareve që frekuentojnë jugun e vendit. Problem aty vazhdon të mbetet parkimi i automjeteve. Përgjegjësi i turizmit tha se ka një projekt zhvillimi që do zbatohet së shpejti.
-
Po punonin në Bypass-in e Gjirokastrës, rrëzohen nga skela 2 punëtorë dhe dërgohen në spital
16 Korrik 2021, 19:27Dy punëtorë të By Pass-it në Gjirokastër janë rrëzuar pasditen e sotme nga skela dhe kanë mbetur të plagosur.
-
Rrezik shembjeje, çelet fondi 64 milionë lekë për pallatin në Gjirokastër, kryebashkiaku: Prej 3 vitesh po panikoste banorët
16 Korrik 2021, 15:05Pas tre vitesh, më të fund do të realizohet ndërhyrja në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër, aty ku banorët jetojnë me frikën e shembjes së pallatit për shkak të erozionit të tokës.
-
16-vjet në UNESCO, Soreca vlerësohet me 'Çelësin e qytetit': BE është këtu sepse Gjirokastra është në Europë
16 Korrik 2021, 11:07Organizimet e Bashkisë së Gjirokastrës në kuadër të 16-vjetorit të përfshirjes së qytetit të gurtë në UNESCO kulmuan mbrëmjen e djeshme me një aktivitet të zhvilluar në kalanë e Argjirose. Kryebashkiaku Flamur Golemi i dorëzoi edhe “Çelësin e qytetit”, ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca.
-
Varri me 5 trupa në Përmet/ Pas apelit në Report Tv, reagon Ministria e Kulturës: Varreza dyshohet se është mesjetare, jo viktima të diktaturës komuniste
15 Korrik 2021, 21:32Apeli i bërë në Report Tv, nga kreu i shoqatës e të ish-të përndjekurve politikë, Nebil Çika se 5 trupat e gjetura në një varr në Përmet janë viktima të komunizmit, nuk ka rënë në vesh të shurdhët. Ndonëse 2 javë me vonesë, Ministria e Kulturës ka bërë me dije se nga rezultatet paraprake të kryera deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një varr mesjetar.
-
-
Zbulohet një varr me 5 trupa në Përmet, shoqata e ish-të përndjekurve: Mund të jenë viktima të vrarë nga komunizmi! Asnjë reagim nga institucionet
15 Korrik 2021, 12:34Në një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar një varr ku janë të varrosur 4 trupa dhe një tjetër pak më matanë. Trupat janë gjetur nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit Firma ndërtuese ka informuar autoritetet policore dhe këto të fundit kane rrethuar zonën në fjalë.
-
U shkarkua nga detyra, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për kreun e Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli
13 Korrik 2021, 19:49Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Alfred Agolli
-
Përfshihet në flakë një parcelë në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit, shmanget shpërthimi i tre predhave luftarake
13 Korrik 2021, 18:38Një zjarri i madh ka rënë në një parcelë kullote në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur shmangien e një situate tragjike pasi u përballën me prezencën e tre predhave luftarake prodhim kinez të pashpërthyera, si dhe një sasi të konsiderueshme municionesh
-
Transportonin emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave, dy të arrestuar në Korçë e Gjirokastër
13 Korrik 2021, 09:43Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë konstatuar se transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt parave. Përkatësisht është arrestuar një 32-vjeçar nga Bangladeshi, i identifikuar me inicialet M.H. dhe një 37-vjeçar i identifikuar si E.SH., banues në Elbasan.
-
Kishte fshehur mbi 94 mijë paund në makinë dhe po vinte në Shqipëri, arrestohet 49-vjeçari në Kakavijë
13 Korrik 2021, 08:53Një 49-vjeçar nga Dimali është proceduar penalisht në Kakavijë për shkak të mos deklarimit të të hollave në kufij
