-
6 Gusht 2021, 10:58
-
Zjarret, era përkeqëson situatën në Karaburun, digjen pyjet me bredha! Ndërhyhet me helikopter nga ajri! Situatë kritike dhe në Mashkullorë të Gjirokastrës, nis evakuimi i banorëve
6 Gusht 2021, 08:06Në ditën e 14 të 'luftës' me flakët, zjarri vijon të jetë ende aktiv në Karaburun. Mëngjesin e sotëm, situata në Karaburun ishte e qetë, por përkeqësimi motit solli dhe një përkeqësim të flakëve, ku era e fortë riaktivizoi një vatër në zonën e quajtur Gropa e Pirit dhe po digjen pyje me bredha. Për neutralizimin e flakëve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri.
-
Zjarret nën kontroll në Gjirokastër, dëmet të mëdha, rreth 850 ha të djegur! Prefekti Kote: Të hetohen pirromanët dhe ata që s’bënë detyrën
5 Gusht 2021, 11:45Duket se situata e zjarreve në Gjirokastër është qetësuar. Tre vatra janë riaktivizuar mëngjesin e sotëm në Saraqinishte, Krinë dhe Arshi Lengo por ndërhyrja e menjëhershme e PMNZSH, e forcave ushtarake dhe e banoreve të zonës, ka rikthyer normalitetin
-
Kultivuan lëndë narkotike, arrestohen 4 persona në Gjirokastër
5 Gusht 2021, 09:45Katër persona janë arrestuar në qytetin e Gjirokastrës pasi janë konstatuar duke kultivuar lëndë narkotike.
-
Zjarri në Fushë Arrëz, vihen nën kontroll flakët, largohet rreziku për banesat
4 Gusht 2021, 22:44 -
Zjarri rrezikoi banesat e tyre në Gjirokastër, dëshmitë e banorëve: S’rrimë dot në këmbë, do kishim vdekur se na bllokoi tymi
4 Gusht 2021, 22:01Në një peisazh tërësisht të shkrumbuar nga zjarret e një dite më parë , “Asim Zeneli”, një fshat i vogël rreth 5 kilometra larg nga Gjirokastra, duket se ka pësuar dëmtimet më të mëdha. Banorët u gjetën të papërgatitur teksa zjarri i një dite më parë, në pak minuta, i favorizuar dhe nga era iu afrua shtëpive plot gjelbërim duke rrezikuar jetët e shumë banorëve.
-
Vihen nën kontroll flakët në Fushë-Arrëz, largohet rreziku për banesat! Rama: 13 vatra zjarri aktive në vend
4 Gusht 2021, 19:28Janë vënë nën kontroll flakët në Fushë-Arrës, duke larguar rrezikun për banesat. Ndërkohë 13 vatra zjarri janë aktive në vend,por fatmirësisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
-
Nesër temperatura deri në 38 gradë C, mbetet i lartë kërcënimi nga zjarret, IGJEUM: Fieri, Vlora dhe Gjirokastra, qarqet më të rrezikuar
4 Gusht 2021, 16:53Duket se normalizimi i situatës së krijuar nga zjarret në vend nuk do të ndihmohet nga moti, ku temperaturat e larta që pritet të jenë prezente ditën e nesërme, rrisin edhe më tej kërcënimet.
-
-
Çako në Gjirokastër: Të evakuuarit janë rikthyer në banesa, vatrat e zjarrit mund të rindizen! Kryebashkiaku Golemi: Dëmet të mëdha, 700 ha të djegur! 2 të dyshuar për zjarrvënie
4 Gusht 2021, 14:48Nga Gjirokastra atje ku u shënua dhe viktima e parë nga zjarret, Kreu u Emergjencave Civile Haki Çako tha se banorët e 3 fshatrave që u evakkuan dje janë rikthyer në shtëpitë e tyre tani që situate është vënë në kontroll. Megjithatë Çako paralajmëroi se vatrat mund të rindizen herë pas here për shkak edhe të temperaturave.
-
-
Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin ‘Arshi Lengo’ në Gjirokastër
4 Gusht 2021, 12:10 -
Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Holanda do na ndihmojë! Shmangëm më të keqen në Pashaliman, kemi 3 helikopterë në punë! 6 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme
4 Gusht 2021, 11:39Nga Dukati i Vlorës ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për situatën e zjarreve. Ministri tha se aktualisht po punojnë 3 helikopterë për neutralizimin e flakëve në zonat problematike në Vlorë, ndërsa pritet të vijë një ekip i specializuar nga Holanda
-
Humbi jetën nga flakët në fshatin Asim Zeneli, flet shoku i viktimës për Report TV: Fatkeqësi e madhe, nuk kishim zjarrfikëse
4 Gusht 2021, 11:21Pas ngjarjes tronditëse në fshatin Asim Zeneli, ku humbi jetën 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ka folur për Report Tv shoku i të ndjerit. Pranë banesës së viktimës, i afërmi u shpreh se kjo është një fatkeqësi e madhe për familjen. Sipas tij, pasi flakët u futën brenda në fshat, nuk kishin zjarrfikëse në dispozicion gjë që solli edhe humbjen e jetës së Haxhiajt.
-
-
Gjirokastër/ Dje u shënua viktima e parë nga zjarret, riaktivizohet vatra në fshatin Arshi Lengo, por vihet në kontroll! Lunxhëria e dërrmuar nga flakët, digjen mbi 600 hektarë
4 Gusht 2021, 08:11Qindra hektarë tokë janë shkrumbuar brenda 24 orëve të fundit në njësitë administrative Antigone dhe Lunxhëri të bashkisë së Gjirokastrës. Ndonëse paradite situata u normalizua në Gjirokastër ku u shuan të gjitha vatrat e zjarrit, nuk ka kaluar shumë kohë në qetësi pasi është riaktivizuar sërish një tjetër vatër, ajo në zonën e fshatit ‘Arshi Lengo’, ku humbi jetën dje 64-vjeçari Andrea Haxhiaj. Falë angazhimit të trupave të FA zjarri është vënë në kontroll
-
-
-
VIDEOLAJM/ Flakët hyjnë brenda oborreve të shtëpive në Lunxhëri të Gjirokastrës
3 Gusht 2021, 20:51 -
