-
Vangjel Dule merr në mbrojtje Fredi Belerin për masakrën e Peshkëpisë: Represion si Gazidede (VIDEO)
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule përmes një deklarate për mediat ka marrë në mbrojtje Fredi Belerin, i cili është nën hetim për terrorizëm për sulmin e postës shqiptare në kufi me Greqinë në Gjirokastër në vitin 1994.
24 Maj 2019, 13:13 -
Masakra e Peshkëpisë/ Zbardhet dëshmia e Belerit te Krimet e Rënda (Do thirret sërish)
Report Tv zbardh detaje të reja nga hetimet për masakrën e Peshkëpisë. Beleri do të rithirret sërish për deklarime javën e ardhshme. Sot janë duke dëshmuar Mihallaq Kokoveshi dhe Angjelo Kokoveshi, që kanë dijeni për masakrën.
23 Maj 2019, 10:46 -
Masakra e Peshkëpisë/ Artan Hoxha: Drejtësia vonon, por nuk harron
Për afro tre ore deri tani, qytetari Bejleri nga Himara është përballur me oficerët e policisë gjyqësore ne zyrën e prokurorit Eugen Beci në lidhje me masakrën e 10 prillit 1994 ne repartin kufitar te Peshkëpise, ku mbeten te vrarë nga një komando terroriste e ardhur prej territorit grek, dy Dëshmorët e Atdheut, oficeri drejtues Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.
22 Maj 2019, 16:31 -
Terrorizëm në masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri tre orë te Krimet e Rënda: Po më baltosin! (VIDEO)
24 vite pas masakrës së Peshkëpisë prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sot në pyetje për rreth tre orë Fredi Belerin, i cili akuzohet për akte terroriste, pasi ka qenë pjesë e grupit të komandos greke që sulmoi postën shqiptare në vitin 1994. Prokuroria sekuestron dokumentarët e gazetarëve Artan Hoxha dhe Marin Memës që japin dëshmi lidhur me ngjarjen
22 Maj 2019, 14:22 -
U rrëzua si kandidat për Himarën, Beleri akuzon: KQZ-ja po vonon me qëllim zbardhjen e vendimit
Tre ditë pas refuzimit nga KQZ-ja të kandidaturës së Alfred Belerit për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit, ky i fundit ka reaguar sërish. Ai thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vonon zbardhjen e vendimit në mënyrë të qëllimshme për t'i mohuar ankimin në Kolegjin Zgjedhor.
20 Maj 2019, 18:10 -
OMONOIA akuzon Ramën për refuzimin e kandidaturës së Fredi Belerit në Himarë
Sipas partisë OMONOIA kjo është veprim i kryeministrit Rama dhe se tashmë janë të njohura metodat e qeverisë Rama për grabitjen e pronave dhe për vënien në dyshim të origjinës greke të banorëve vendalinj.
18 Maj 2019, 14:28 -
Fredi Belerit i refuzohet kandidimi për kryebashkiak në Himarë, Greqia: KQZ vendim pa bazë ligjore
Fredi Belerit (Dhionisios Alfred Petro Beleri), ju refuzua dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidimi për kryetar të Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, pasi rezultoi të ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.. Fredi Beleri i dënuar me 3 vjet për nxitje të urrejtjes, ende nuk ka përfunduar periudhën e rehabilitimit. Reagon ministria e Jashtme greke: Po monitorojmë situatën
18 Maj 2019, 10:58 -
I akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, 60 ditë djegin Belerin, KQZ-ja i refuzon kandidimin në Himarë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme për verifikimin e kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit i ka ndaluar kandidimin Alfred Belerit në zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës.
17 Maj 2019, 20:42 -
Nikollaq Neranxi: Himara në duar të dy hajdutëve dhe mbështetja politike shqiptaro-greke në këtë mision!
Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historisë dhe Kulturës në Himarë përmes një postimi në rrjetet sociale akuzon se dy kandidatët që garojnë për të marrë bashkinë e Himarës në 30 qershor, Jorgo Goro dhe Fredi Beleri janë hajdutë.
15 Maj 2019, 15:22 -
Nikollaq Neranxi: Pse Fredi Beleri nuk duhet të kandidojë për në krye të Bashkisë së Himarës
Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Kulturës dhe Historisë Himarë, radhit një sërë arsyesh përse sipas tij, Fredi Beleri, kryetari i Omonias, nuk duhet të kandidojë për kryetar të Bashkisë së Himarës, Neranxi thotë se Beleri ka vënë firmën e tij për të vjedhur pronat e himariotëve, dhe këtë, ai shprehet se nuk do ta lejojë.
2 Prill 2019, 13:04