-
Punonjësi i burgut infektoi prindërit, Rama: Theu urdhrin e doli nga Tirana! Mos o zot të ikin nga kjo botë t'i mbeten pishman i jetës
"A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?!"
24 Prill 2020, 12:10 -
Punonjësi i burgut 313 në Tiranë infekton me COVID prindërit e moshuar në Mirditë...Nis hetimi, rrezikon burg!
Ditën e djeshme Report Tv mësoi se të dënuarit që mund të jenë të infektuar, do të qëndrojnë të vetëm në qeli, për të mos pasur kontakte me të tjerët që do të çonte në përhapjen e koronavirusit.
24 Prill 2020, 12:01 -
Zbulohen 13 të infektuar të tjerë në burgun 313! Ulërima dhe revoltë, të dënuarit kërkojnë lirimin me leje të posaçme! Dy opsionet për karantinë
Vëzhgimi i Report Tv/ Shpërthejnë rastet me COVID në burgje. 13 të infektuar kanë dalë pozitivë në burgun 313 në Tiranë, ndërsa të burgosurit janë ngritur në revolte duke kërkuar leje të posaçme si pjesa tjetër që përfituan nga Akti Normativ disa javë më parë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë sqarim se kush janë 13 të infektuarit, të burgosur, roje apo pjesë tjetër e administratës së burgut. Një burim i tha Report Tv se qelitë e caktuara për sistemin '41-bis' do të përdoren për të prekurit me COVID. Por sipas një tjetër burimi, të prekurit do të qëndrojë vetëm në qeli duke larguar të tjerët.
23 Prill 2020, 12:25 -
Shënohet rasti i parë me COVID-19 në burgjet shqiptare/ Infektohet italiani, i burgosur te 313-ta
Konfirmohet rasti i parë pozitiv në burgjet shqiptare. ReportTv mëson se ai është shtetasi italian me inicialet D.C arrestuar në vitin 2018 nga RENEA në Durrës. Ai qëndron në paraburgim 313 në pritje të procesit gjyqësor për t'u esktraduar në Itali pasi kërkohet nga drejtësia italiane si pjesë e organizatave mafioze.
21 Prill 2020, 15:51 -
Dokumenti i SPAK-ut: Si nisi hetimi dhe pse u arrestua drejtori i burgut 313 (Detajet)
Report Tv zbardh dokumentin e SPAK, prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion që çoi pas hekurave drejtorin e burgut 'Jordan Misja' njohur edhe si 313-ta në Tiranë së bashku me vartësin e tij, shefin e logjistik&
3 Prill 2020, 19:06 -
Leja e dyqanit brenda burgut! Zbulohet arsyeja e arrestimit të drejtorit të 313-ës
Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të burgut 313 në Tiranë. Burime për ReportTv bëjnë me dije se arrestimi i Eduart Strugës dhe 2 personave të tjerë ka ardhur pasi dyshohet se kanë kryer favorizim (korrupsion) për marrjen në zotërim të një dyqani në brendësi të burgut pasi çdo ambient vuajte d
3 Prill 2020, 18:57 -
Arrestimi i drejtorit të burgut 313/ Në pranga vartësi i tij dhe një punonjës i sektorit privat
Sipas burimeve të Report TV dy personat e arrestuar së bashku me drejtorin e burgut Eduart Strugaj, njëri është vartës i tij në burgun 313, ndërsa i arrestuari tjetër është punonjës në një sektor privat.Pas kontrolleve të tre të arrestuarve, janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme paras
3 Prill 2020, 17:06 -
Zbulohet dokumenti i SPAK-ut që arrestoi drejtorin e 313-ës dhe vartësin: Morën 550 mijë lekë për lejen e dyqanit brenda burgut
Ryshfeti për lejen e dyqanit brenda burgut për të dënuarit, ka çuar në pranga drejtorin e 313-ës në kryeqytet së bashku me varësin e tij, shefin e logjistikës dhe përfaqësuesin e subjektit brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Nga denoncimi më pak se një muaj i është dashur SPAK-ut për të çuar pas hekurave tre personat.
3 Prill 2020, 15:28 -
'Na thau zemrën'! Vëllai i kuksianit që u vetëvar: Ishte me kartelë, e futën në qeli për 15 mijë lekë të vjetra, gruaja shkoi ta takonte kur i dhanë lajmin
Më datë 09 dhjetor 2019 Bilbil Hasani është arrestuar për veprën penale të vjedhjes. Në orën 10:00 të datës 08 dhjetor, 43-vjeçari është kapur në flagrancë nga Policia e Patrullës së Përgjithshme, pasi Arjan Deda e ka kallëzuar Hasanin se i kishte vjedhur portofolin teksa ishin në autobusin e linjës së Stacionit të Trenit.
22 Shkurt 2020, 12:40 -
Tentoi të fuste alkool në qelinë e Shullazi, Prokuroria pushon çështjen për gardianin: S'ka bërë 'krim'
Prokurori i cili ka firmosur pushimin e çështjes, Ervin Karanxha ka dhënë katër arsye se për gardiani Egli Pashollari nuk ka kryer një vepër penale. Së pari ka qenë festa e Vitit të Ri dhe ajo duhet festuar; së dyti alkooli nuk është futur në qeli, pasi është kapur nga kontrollorët; së treti alkooli nuk është një send i ndaluar e aq më tepër që ka qenë nata e ndërrimit të viteve dhe së fundmi nuk është e ndaluar me ligj që të futet pije alkoolike në raste festash.
28 Janar 2020, 21:17 -
2 herë me celular në qeli! Kreu i burgjeve kërkon izolimin me tre muaj të Astmer Bilalit
Ish-kampioni i boksit Astmer Bilali do të izolohet për tre muaj në një qeli të posaçme në burgun e fierit. Report Tv siguron kërkesën depozituar në gjyq, izolimi në Fier. Shkak është bërë shkelja e rregullave nga ai në paraburgimin 313-të ku nga kontrollet atij i janë gjetur dy herë celularë në qeli.
1 Tetor 2019, 11:12 -
5 ditë para zgjedhjeve, 25 të paraburgosur tek 313-ta në Tiranë kërkesë Gjykatës: Duam të votojmë
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, 25 persona të cilët qëndrojnë në paraburgimin e burgut 313 në kryeqytet, kanë paraqitur pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për të marrë pjesë si votues në zgjedhje.
25 Qershor 2019, 15:34