-
Përdhunimi në Kavajë/ Një grup qytetarësh protestë para MAS dhe policisë: Jo më dhunë
Paraditen e sotme para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është zhvilluar një tubim i heshtur nga një grup aktivistësh në mbrojtje të vajzave dhe grave në shenjë proteste pas rastit të përdhunimit të 14-vjeçares në qytetin e Kavajës.
10 Shkurt 2019, 10:53 -
Bollino: Tani heshtje shtypi për ngjarjen e Kavajës
Qe sot ne të Shqiptarja.com dhe Report TV mbi ngjarjen e Kavajës, nisim të zbatojmë heshtjen e shtypit, një praktikë qytetarie, e cila aplikohet çdo herë që e drejta e mbrojtjes së viktimave e tejkalon detyrimin për të informuar. Shpresojmë të mos mbetemi të vetmit.
8 Shkurt 2019, 15:40 -
Studimi, 22% e adoleshentëve shqiptarë kanë përjetuar dhunë në marrëdhëniet intime
Ngjarja që zbulua pak ditë më parë në Kavajë, ku një 14 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga 8 adoleshentë, ka ndodhur edhe më parë në 2013-ën në Lezhë, por nuk është bërë asgjë në këto 5 vjet për të parandaluar përsëritjen e episodeve të tilla.
8 Shkurt 2019, 15:00 -
Procesverbalet/ Sali Berisha del blof për përdhunimin në Kavajë
Report TV siguron procesverbalet e Policisë së Kavajës që nxjerrin blof ish-kryeministrin Sali Berisha për abuzimin seksual në Kavajë. Nga procesverbalet, e firmosura dhe nga avokatët dhe prindërit e abuzuesve, rezulton se ata kanë qenë në qeli që në datën dy pra një ditë para se Berisha ta publikonte në Facebook.
8 Shkurt 2019, 13:47 -
Një replikë e detyruar me vulgun dhe banalitetin politik në Kuvend
Nuk na intereson se ç’bëni ju me partinë tuaj, por na intereson gjendja e opozitës shqiptare. E paimagjinueshme që edhe në këtë foltore, ashtu si në komisionet parlamentare, sidomos të drejtuara nga kjo zonja këtu [Albana Vokshi] që është dëshmi e vulgaritetit politik, flitet për një të mitur. Heshtni more zotërinj!Jua detyron dhe ligji të heshtni për një të mitur që është viktimë.
7 Shkurt 2019, 18:30 -
Berisha gënjeu për përdhunimin në Kavajë/ Zbulohen dokumentet që rrëzojnë pretendimin se ngjarja u fsheh
Zbulohen dokumentet që rrëzojnë pretendimin e Sali Berishës, se Policia e Kavajës nuk mori masa ndaj përdhunuesve të 14-vjeçares në Kavajë. Nga dosja zbulohet se Berisha ka bërë publik rastin një ditë pasi autorët ishin në qeli, ndërsa prej 6 ditësh policia kishte nisur procedurat për arrestim. Rasti u zbulua fillimisht nga shkolla, ndërsa u vu menjëherë në dijeni familja.
7 Shkurt 2019, 15:14 -
Abuzimi seksual i 14-vjeçares në Kavajë/ Berisha: Je kriminel! Lleshaj: Unë s'i kam duart e lyera me gjak si ti (VIDEO)
Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është trajtuar ngjarja e rëndë ndodhur në Kavajë, ku një 14-vjecare abuzohej seksualisht nën shantazh në periudha të ndryshme kohore nga 12 bashkëmoshatarë. Për mënyrën sesi Policia e Shtetit e ka trajtuar këtë rast, ka patur debate dhe tensione midis ministrit të Brendshëm dhe ish-kryeministrit.
7 Shkurt 2019, 10:55 -
Abuzimi seksual i 14-vjeçares në Kavajë/ Vokshi: Fshehët krimin! Lleshaj: Policia nuk bëri publicitet
Në Komisionin e Medias është diskutuar këtë të mërkurë edhe ngjarja e rëndë e Kavajës, ku një vajzë 14-vjeçare është përdhunuar nën shantazh prej disa muajsh nga disa bashkëmoshatarë. Teksa u akuzua nga kryetarja e Komisionit Albana Vokshi për fshehje të këtij krimi monstruoz, Lleshaj u shpreh se Policia ka vepruar me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.
6 Shkurt 2019, 15:11 -
Abuzimi seksual me 14-vjeçaren, Spiropali i kundërvihet PD: Të dëshpëruar, vajza është marrë në kujdes psikosocial dhe shëndetësor
Spiropali e ka cilësuar rast të tmerrshëm dhe më tej ka bërë më dije se prokuroria do të hetojë deri në fund. Në fund të deklaratës së saj për mediat, ajo u shpreh se raste të këtij lloji ndodhin edhe në vende të zhvilluara por asnjë parti e tyre politike nuk del ta përdorë rastin për politikë dhe për të gjetur fajtorin te qeveria.
5 Shkurt 2019, 11:27