-
Meta: Të hënën do ju propozoj ide konkrete për referendumin, tani fjalën e ka populli
Pas deklaratave të ditëve të fundit për referendumin dhe thirrjes që bëri mbrëmë që shqiptarët të mbledhin 50 mijë firma, kreu i shtetit lajmëroi sot se ditën e hënë do të prezantojë idenë. Por në kushtet aktuale, referendumi sipas Metës është i pamundur, pasi klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte.
23 Nëntor 2019, 10:58 -
‘Nuk iki’/ Ja çfarë ndodh dhe rrezikon Besnik Muçi nëse shkel në Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të Kolegjit të Apelimit
Efektet e vendimit të Kolegjit për shkarkimin nga detyra, Besnik Muçi ka humbur statusin e magjistratit dhe është kushtet e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit.
21 Nëntor 2019, 15:23 -
Meta paralajmëron referendum për ndryshimin e Kushtetutës?! "Në momentin e duhur do t'i drejtohem popullit" (VIDEO)
Meta mori shembull betimin e tij me dorën mbi kushtetutë para parlamentit kur u zgjodh president, për të thënë se betimi në Kushtetutë nuk mund të konsiderohet thjesht ceremonial dhe formal. Po ashtu, Meta kujtoi 22 nëntorin, ditën kur u votua me referendum kushtetuta, duke paralajmëruar se "në momentin e duhur presidenti do t'i drejtohet popullit dhe gjithë botës siç tha ai, për të mbrojtur demokracinë".
15 Nëntor 2019, 10:46 -
Betimi tek presidenti thjesht ceremonial! Verbal, apo i shkruar...ka të njëjtën fuqi ligjore
Kryerja e betimit nga gjyqtari kushtetues në formë verbale para Presidentit ose me deklaratë noteriale, (ku vërtetohet shprehja e vullnetit), që i njoftohet Presidentit, kanë të njëjtën fuqi ligjore dhe sjellin si pasojë fillimin e detyrës së gjyqtarit kushtetues. Komisioni i Venecias ka mbajtur një qëndrim të qartë për natyrën e betimit duke shprehur se betimi ka një funksion kryesisht ceremonial.
14 Nëntor 2019, 12:50 -
'Nuk tolerojmë më...shpallet me 22 nëntor', Meta pa përgjigje për Komisionin e Venecias por paralajmëron një nismë të re
Vetë Kreu i Shtetit ka thënë nuk e ka një përgjigje se çfarë vendimesh do të marrë nëse Venecia e gjen me shkelje kushtetuese, por njoftoi se me 22 nëntor do të bëjë publike nismën e tij mbrojtje të Kushtetutës.
17 Shtator 2019, 22:34 -
Brozi: Me 30 Qershor qytetarët, pushtetarët dhe politikanët duhet të dëshmojnë Identitetin e tyre Europian dhe Vizionin Pro-Perëndimor
Me zgjedhje të qeta, të lira e të ndershme me 30 Qershor qytetarët, pushtetarët dhe politikanët duhet të dëshmojnë Identitetin e tyre Europian dhe Vizionin Pro-Perëndimor. Prandaj zgjedhjet e 30 Qershorit të mbështetura fuqimisht nga Kushtetuta, marrin një rëndësi të jashtëzakonshme për perspektivën Europiane të Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.
28 Qershor 2019, 18:45 -
Kushtetuesja funksionale brenda verës, KED gati renditjen e kandidatëve
Kushtetuesja do ketë 7 anëtarë nga 9 të tillë brenda dy muajve, ja procedura e zgjedhjes nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, asnjë mundësi për bllokim. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e rrëzuar nga veprimi i ligjit të Vetingut, do të jetë funksionale brenda kësaj vere, me të paktën 7 anëtarë nga 9 gjithsej.
12 Qershor 2019, 07:26 -
Ypi: Ç'Kushtetutë
Kryeveprat e letërsisë, Librat e shenjtë, Kushtetutat, Ligjet, Kanunet, dukumentat e rëndësishme shkencore etj, janë të gjitha të derdhura në tekste të përsosura, të rrjedhëshme, të pasura ne gjuhë, rreptësisht kompakte dhe koherente në përmbajtje, prandaj dhe është kënaqësi ti kesh e t’i lexosh.
10 Qershor 2019, 19:55 -
-
Djegia e mandateve, ja çfarë parashikon Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor
Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor ka parashikim të posaçëm në rast djegies së mandateve. Tërheqja nga mandati është i parashikuar në nenin 71 të Kushtetutës, ndërsa në nenin 164 të Kodit Zgjedhor është përcaktuar edhe procedura që duhet ndjekur për plotësimin e vakancës.
17 Shkurt 2019, 16:23 -
Gara për kreun e KLSH, Balla: Vitore Tusha figurë e nderuar, por procedura do ndiqet sipas Kushtetutës
Gjyqtarja Vitore Tusha u propozua nga presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruci për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një personalitet me integritet të lartë moral dhe shoqëror. Këtë të martë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se pavarësisht vlerësimit të figurës profesionale të Vitore Tushas, në kuadër të funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit do ndiqet procedura sipas Kushtetutës.
13 Nëntor 2018, 12:12 -
Kur de jure dëftorja është e barabartë me urdhëroren
Mosdekretimi nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i të propozuarit prej Kryeministrit Edi Rama për në funksionin e ministrit të Brendshëm, Gjeneral Sandër Lleshi, ndonëse realisht nuk mundi të krijojë as krizë politike dhe as ndonjë ngërç institucional të pazgjidhshëm, por ndezi menjëherë dhe që mund të shuhet po ashtu, si flak’e kashtës, një debat të paqenësishëm.
7 Nëntor 2018, 07:21 -
'Gjuha shqipe të figurojë medoemos', partitë shqiptare kërkojnë ndryshim në Kushtetutën e Maqedonisë
Ndryshimi i një përkufizimi në Kushtetutën e Maqedonisë që ka të bëjë me gjuhën shqipe, ka nxitur reagime të shumta jo vetëm brenda shumicës parlamentare, e cila është shfaqur kundër diskutimit për amendamentet e propozuara nga opozita shqiptare.
5 Nëntor 2018, 17:15 -
Debati/ Nishani në 2017: Kushtetuta s’i jep të drejtë Presidentit të mos dekretojë ministrin
Vendimi i presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar gjeneralin Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm, sipas deklaratës së dhënë të ish-presidentit Bujar Nishani në 2017-n, konsiderohet si një shkelje e Kushtetutës.
5 Nëntor 2018, 12:31 -
Sot Ilir Meta nuk ma mbush më mendjen as mua për President, shkelësi më i madh i Kushtetutës
Ilir Meta është sot shkelësi më i madh i Kushtetutës së Republikës dhe shkelja e tij nuk ka asnjë lidhje me rastin italian, ku Presidenti Matarela nuk ktheu mbrapsht asnjë dekret, por thjesht negocioi me Kryeministrin për të mos patur në kabinet një ministër që ishte shprehur hapur kundër kushtetutës italiane.
4 Nëntor 2018, 10:27 -
Mos dekretimi i Sandër Lleshit, zbulohet ngërçi, ministri s’duhet të jetë pjesë e Forcave të Armatosura
Mos dekretimi ende i Sandër Lleshit nga presidenti Meta lidhet me një ngërç juridik që buron nga neni 103 i Kushtetutës ku sanksionohet se ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore. Report TV mëson se presidenca ka kërkuar informacion nga Ministria e Mbrojtjes për statusin juridik brenda forcave të armatosura që mban i propozuari për ministër të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshi.
1 Nëntor 2018, 12:05 -
