-
Opinion
Basti elektoral i Biden-it me Afganistanin
Biden beson se amerikanëve të thjeshtë nuk ua ndjen fort për Afganistanin. Ose, për të qenë më të saktë, nuk do t’ua ndjejë fort më 2022 (dhe më 2024), kur të zhvillohen zgjedhje në SHBA (kongresuale e presidenciale). Ai dhe njerëzit rreth tij nuk e thonë këtë gjë haptazi, kuptohet. Por çdo sinjal publik që po lëshojnë ata, tregon qartazi se nuk besojnë se rrëmuja e javëve të fundit në Afganistan do të luajë rol në votimin e amerikanëve të thjeshtë pas një viti apo pas tre vjetëve.
25 Gusht 2021, 10:43 -
Opinion
-
Opinion
Pogradeci, një potencial turistik i parealizuar
Falë lidhjeve familjare, kam kaluar pushime verore në Pogradec gjatë shumë dekadave. Deri në fund teë viteve ’70 të shekullit të shkuar, plazhi i Pogradecit ishte një plazh i vogël lokal, me shtëpi të vjetra peshkatarësh e bahce mollkash fare pranë buzës së liqenit. Përveç banorëve vendas, gjeje në atë plazh të vogël edhe disa familje nga Tirana e Elbasani, që flinin në shtëpitë e mikpritësve të tyre pogradecare
13 Gusht 2021, 17:48 -
Opinion
Sondazh: Rama, Kurti apo Berisha?
Tre politikanët me të përmendur javët e fundit në mediat e trevave shqiptare kanë qenë Edi Rama, Albin Kurti dhe Sali Berisha. Ndërkohë, ata kanë qenë edhe me twe kuotuarit në sondazhet e opinionit publik në trevat respektive gjatë këtij viti. Por cili është më i preferuari ndër ta aktualisht në opinionin publik të të dy shteteve shqiptare (Shqipëri e Kosovë) të marra së bashku?
12 Gusht 2021, 09:03 -
Opinion
-
Opinion
Shpresa e PD-së për rikthimin e Trump-it
Rreth 2/3 e votuesve të PD-së, sipas një sondazhi që zhvillova para dy javësh, mendojnë së Berisha duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar demokrat, pavarësisht se është shpallur person 'non-grata' nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Dhe ma do mendja së shumica dërrmuese e tyre besojnë gjithashtu se Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
9 Gusht 2021, 10:31 -
Opinion
Një analizë e shkurtër financiare e largimit të fenomenit Messi nga Barcelona
Michael Jordan, sipas revistës Forbes, ka akumuluar deri me sot 2.2 miliardë dollarë nga aktiviteti i tij sportiv. Por vetëm 4.5% të këtyre të ardhurave ai i ka siguruar nga rrogat e tij si basketbollist. 95.5% të të ardhurave i ka siguruar nga sponsorizimet gjatë karrierës sportive dhe pas saj, si dhe nga artikujt e shumtë sportive me emrin Jordan, duke filluar nga atletet, bluzat, tutat etj, që shiten shtrenjtë edhe sot.
6 Gusht 2021, 15:19 -
Opinion
-
Opinion
KLSH: 882 milionë dollarë dëm vjet!!!
Në raportin që Arben Shehu, kryetari i KLSH-së, i paraqiti Kuvendit të Shqipërisë (ky i fundit e emëroi vjet me votat e PS-së), dy shifra janë alarmuese: 22 milionë dollarë dëm i drejtpërdrejtë financiar dhe 860 milionë dollarë dëm i tërthortë ekonomik gjatë vitit të shkuar – në total, 882 milionë dollarë!!!
26 Qershor 2021, 18:29 -
Opinion
Eduard Zaloshnja: LSI, pikëpyetja për PD-në pas shkarkimit të Metës
Në qoftë se shkarkimi i Presidentit Meta nga Kuvendi konfirmohet në Gjykatën Kushtetuese, PD-ja do të vihet para një dileme të madhe politiko-elektorale. Dhe ja përse. Qysh kur u fut në zgjedhjet shqiptare sistemi rajonal proporcional, PD-ja dhe partitë satelite të saj nuk kanë marrë dot më shumë se 70 mandate parlamentare.
10 Qershor 2021, 20:32 -
Opinion
Kufiri kritik për rotacionin: 50% pjesëmarrje
Në mbrëmjen e 25 prillit, edhe Lulzim Basha edhe Edi Rama bënë nga një deklaratë të shkurtër për mediat. Të parit i shndrinte fytyra nga gëzimi, ndërsa të dytit i sterronte fytyra. Daljet e tyre para mediave vinin fill pas njoftimit të KQZ-së se, nga të dhënat e saj paraprake, rezultonte se pjesëmarrja në votimin kishte qenë pothuaj 50%.
7 Qershor 2021, 19:54 -
Opinion
Kufiri kritik për rrotacionin, 50% pjesëmarrje
Në mbrëmjen e 25 prillit, edhe Lulzim Basha edhe Edi Rama bënë nga një deklaratë të shkurtër për mediat. Të parit i shndrinte fytyra nga gëzimi, ndërsa të dytit i sterronte fytyra. Daljet e tyre para mediave vinin fill pas njoftimit të KQZ-së se, nga të dhënat e saj paraprake, rezultonte se pjesëmarrja në votimin kishte qenë pothuaj 50%.
7 Qershor 2021, 14:25 -
Opinion
Tkurrja PD ’17 dhe tkurrja LSI ’21, dy fitore të PS-së
Edhe nëse ndodh që rinumërimi/rivlersimi/rivotimi në qarqet Berat e Durrës (ku numërimi i votave u mbyll me foto-finish) prodhon 2 mandate parlamentare për LSI-në, tabloja e zgjedhjeve të 25 prillit fare pak ndryshon – PS mbetet me të paktën 72+3 vota në Kuvend, për të krijuar/mbështetur qeverinë.
16 Maj 2021, 09:57 -
Opinion
-
Opinion
-
Opinion
-
Opinion
-
Matja më e saktë e përqindjeve të përkatësisë fetare qysh nga 1938-ta
Në vitin 1938, u bë regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, ku ndër të tjera u pyet edhe për përkatësinë fetare të secilit (rezultuan 70% muslimanë – sunite dhe bektashinj – 20% ortodoksë dhe 10% katolikë). Për shumë dekada, census i 1938-ës shërbente si pikë referimi për përkatësinë fetare të popullsisë shqiptare, ngaqë ajo nuk ishte hulumtuar gjatë regjimit komunist.
19 Mars 2021, 14:44 -
-