-
Investigimi III/ Report TV zbulon se prej 2020 Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizani! Cila është origjina e parave?
Në tetor 2006 Argita Berisha deklaroi në një intervistë televizive se ajo dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi kishin gjendje në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro. Ne datën 8.10.2008 Jamarbër Malltezi firmosi një marrëveshje duke marrë përsipër 35% të ndërtimit të 17 kullave te kompleksit Magnet që kushton dhjetëra milionë euro. Në 2020 ka filluar edhe 3 kulla të tjera ku mbulon 50% të investimit. Kjo pjesë e tretë e investigimit të Report TV tregon për herë të parë llogaritë financiare të Jamarbër Malltezit dhe dokumente sekrete që tregojnë se si dhëndri i ish-kryeministrit siguron pasuri imobiliare me vlerë miliardash, pa pasur zyrtarisht një disponibilitet financiar që mund t’i justifikojë.
21 Shkurt 2021, 10:26 -
Berisha në makinën e Sigurimit të Shtetit kur u rrëzua shtatorja e Enverit?! Disa dëshmi që do trondisin demokratët
Ku ishte Sali Berisha ku u rrëzua busti i Enver Hoxhës në 20 shkurt 1991 dhe pse nuk flet kurrë për të vërtetën! Është parë në një makinë të Sigurimit të Shtetit si i besuar i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Ishte kundër përmbysjes së shtatores së diktatorit.
20 Shkurt 2021, 17:31 -
Skandali i klubit 'Partizani' dhe një guidë për 'karrierë' në PD
Shkëlzen Berisha, sipas dëshmisë së sekretares së tij para prokurorit, i shkoi në zyrë dhe i kërkoi që aprovimin për marrëveshjen e Gërdecit, që duhet të jepte Ministria, t’ia çonte dhe atij në një faks privatisht. Dhe ashtu bëri. Pasta ai faks u kap nga Prokuroria, dhe kërcënonte seriozisht fatin e Shkëlzen Berishës.
19 Shkurt 2021, 19:41 -
Pse media (e pa)varur nuk denocon asnjëherë skandalet e familjes së Sali Berishës?
Kjo heshtje nuk është befasuese, pasi duke qenë të gjitha media të (pa)varura, ligji i tyre është se NUK DUHET të qëllojnë Sali Berishën dhe as ish-qeveritarët e PD-së, shumë prej të cilëve të përfshirë me duar e këmbë në këtë investigim.
19 Shkurt 2021, 09:44 -
Investigimi II për privatizimin e ish kompleksit Partizani, çështja iu delegua për ‘hetim’ një pronari përfitues! Si Berisha ndëshkoi gjeneralin që refuzoi të firmosë
Report tv transmetoi pjesën e dytë të investigimit mbi privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani, që Sali Berisha në 2009 ia dha dhëndrit të tij Jamarber Malltezi e një grupi ish pronarësh të pretenduar. Një nga faktet skandalozët te zbuluar nga investigimi është një inspektim që Sali Berisha urdhëroi kundër Gjeneralit Vladimir Qirjazi, i cili refuzoi të nënshkruajë kontratën e shitjes së klubit, sipas tij e paligjshme. Një nga dy inspektorët e emëruar nga Oerd Bylykbashi për ta kryqëzuar gjeneralin e ndershëm u zbulua nga një ekspertizë e porositur nga Report tv, ai ishte ish-pronari Ilir Kadiu trashëgimtar i familjes Begeja i cili ishte dukshëm në konflikt interesi pasi hetonte procedurën e privatizimit në të cilën ishte palë.
18 Shkurt 2021, 19:55 -
Veliaj takim në Njësinë 7: Berisha do ta mbyllë me turp, bashkë me dhëndrin morën 1/3 e fushës së ‘Partizanit’ (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha gjatë takimit me banorët në njësinë 7 se Sali Berisha zaptoi bashkë më dhëndrin 1/3 e kësaj njësie te fushat e ish kompleksit Partizani. Këto fakte dolën nga një investigim i Report Tv mbi historinë e privatizimit të Ish Kompleksit sportiv Partizani, ku faktet e nxjerra janë tronditëse.
18 Shkurt 2021, 17:31 -
-
Si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e Berishës, Rama për investigimin e Report Tv: Drejtësia e re ta zbardhë deri në fund këtë keqbërje të hatashme ndaj shtetit e shoqërisë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për investigimin e Report TV, përmes të cilit kanë dalë në dritë fakte të reja të dosjes se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani", duke e kaluar atë në duart e familjes së tij.
18 Shkurt 2021, 08:27 -
-
Mero Baze: Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët
Historia e grabitjes së klubit “Partizani” nga familja Berisha, përveçse një problem juridik, me të cilin shpresojmë të kryejë një hetim të thelluar SPAK, përforcon profilin e ish- kryeministrit më të kapur nga korrupsioni në historinë e Shqipërisë, tërësisht në shërbim të familjes së tij.
16 Shkurt 2021, 20:47 -
Investigimi i Report Tv si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e familjes Berisha, Braçe: Historia me neveritëse e konfliktit të interesit në një qeveri
Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për faktet e reja që janë publikuar në investigimin e Report Tv, ku tregohet se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani '' për familjen e tij.
16 Shkurt 2021, 11:02 -
Pa Alternativë
Ç’orientimi që shkaktoi një intervistë e Fatos Nanos, nuk erdhi pse aty u thanë gjëra të pathëna, të denja për të tronditur kaq shumë kampin opozitar. Intervista filloi me Fevziun, që patetikisht paralajmëroi turmën, se barra e rrëfimit i takon rrëfyesit, po kështu dhe përgjegjësia. Nard Ndoka nuk do ta kishte thënë më bukur! Vini re fjalët kyce; barrë, përgjegjësi. Menjëherë mendja ta thote se këtu do bëhet nami.
16 Shkurt 2021, 09:09 -
Investigimi/Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon Jamarbër Malltezi
Investigimi nga ReportTV/ Parrulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte "Koha për ndryshim". Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit gjigand Sportiv "Partizani '' i destinuar për familjen e tij.
15 Shkurt 2021, 20:34 -
4 - Investigimi/Si u privatizua edhe pishina që ishte pronë e një privati tjetër
Njollat e errëta nuk mbarojnë këtu. Në fakt, ekziston një pjesë tjetër toke që përfundon në duart e grupit të ish-pronarëve të udhëhequr nga dhëndri i Berishës dhe që sipas dokumenteve të hipotekës, i përkasin një pronari privat të quajtur Esat Pira.
15 Shkurt 2021, 20:07 -
2 - Investigimi mbi privatizimin e Klubit Partizani, 3 dokumentet që hedhin dyshimet mbi origjinën e pronave
Report Tv hetoi në arkivat e shtetit, duke zbuluar të paktën tre dokumenta të shpronësimit të tokës së firmosur nga qeveria fashiste shqiptare, në të cilat figurojnë pikërisht emrat e familjes së Mahmut dhe Xhemal Begeja, domethënë paraardhësit e Jamarber Malltezit nga i cili ai trashëgoi tokën.
15 Shkurt 2021, 19:51 -
1 - Investigimi/ Privatizimi i Klubit Partizani filloi vetëm dy muaj pas marrjes së pushtetit nga Berisha
Parrulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte "Koha për ndryshim". Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit gjigand Sportiv "Partizani '' i destinuar për familjen e tij.
15 Shkurt 2021, 19:45 -
Kosova me Albinin e Vjosën, Shqipëria me Saliun e Ilirin
Kjo pamundësi totale e klasës politike shqiptare për të ndryshuar, stonon klithshëm sot, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë. Sepse kosovarët çuan për “skrap” me votë brezin që kishte bërë luftën, kurse ne nuk çojmë dot në pension as zullumqarin që bëri vitin e mbrapshtë ’97! Kjo është diferenca e madhe, që sot na nxjerr të turpëruar me Kosovën. Të tjerat janë vetëm pjesërisht të rëndësishme.
15 Shkurt 2021, 16:53 -
Moti i keq dhe pandemia, Balla: Basha nga vila e tij telefononte se kishte ngelur në rrugë! Na rrofshin votat nëse s'mbrojmë qytetarët nga COVID
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u është përgjigjur akuzave të bëra nga opozita lidhur me situatën e krijuar prej motit të keq. Balla tha se njëjta situatë ndodh dhe në vende të tjera duke përmendur këtu Greqinë. Ai shtoi se kreu i PD Lulzim Basha teksa po qëndronte në vilën e tij kis
15 Shkurt 2021, 12:57 -
Balla: SPAK goditi në zemër të sistemit gjyqësor, mesazh edhe politikanëve! Berisha, Meta e Kryemadhi t'i lënë takimet me gjyqtarë të skualifikuar
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka bërë deklara të forta nga Kuvendi, duke thënë se arrestimet e fundit me urdhër të SPAK në Gjykatën e Krujës ishin një mesazh jo vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që janë ende në sistem, por edhe për politikanët.
15 Shkurt 2021, 12:49 -
Investigimi I/ Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon dhëndri Jamarbër Malltezi
Për herë të parë e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë. Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme kemi gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës.
14 Shkurt 2021, 15:24