-
Rreth 49 mijë punonjës marrin pagën 40 mijë lekë! Tatimet: Janë refuzuar 9 kërkesa nga bizneset
Deri më tani sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë aprovuar mbi 22 mijë kërkesa për bonusin prej 40 mijë lekësh, janë refuzuar 9 kërkesa dhe 1.225 janë në proces verifikimi.
24 Prill 2020, 17:10 -
-
Ja si do të bëhet aplikimi për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh (5 hapat që duhet të ndiqni)
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këshillon të gjithë subjektet që do të aplikojnë që kërkesa nuk mund të dorëzohet nëse nuk është plotësuar secila prej kutizave të detyrueshme si dhe ajo nuk mund të ruhet për rishikim, pra dorëzimi i saj duhet të kryhet menjëherë pasi të plotësohet.
21 Prill 2020, 17:13 -
Sot mbyllet afati i aplikimit për pagën e luftës, Tatimet: Të refuzuarit do t'i njoftojmë nëse fitojnë nga paketa e dytë
Sot përfundojnë aplikimet për pagën e luftës për të gjithë të punësuarit në biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë, dhe që aktiviteti i të cilëve është mbyllur me vendim qeverie.
18 Prill 2020, 09:26 -
Si do të aplikohet për përfitimin e Paketës së Dytë financiare, publikhet formulari i posaçëm nga Tatimet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit dhe individët e interesuar se për ndihmën financiare po punohet intensivisht për të implementuar paketën e ndihmës financiare 2, përfitues të së cilës do të jenë një numër i konsiderueshëm punonjësish të bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha.
16 Prill 2020, 12:57 -
Miratohen dy Akte Normative/ ‘Ekonomia’ pro shtyrjes së qirave dhe tatimit të thjeshtuar
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar shtyrjen e parapagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për 13 mijë biznese të vogla, si dhe u miratua shtyrja e pagesës së qirasë për dy muaj. Të dy këto akte normative janë miratuar me votat e mazhorancës, ndërsa pritet të kalojnë këtë javë për diskutim dhe miratim në parlament në seancën e 16 prillit.
13 Prill 2020, 17:51 -
Pagat e koronavirusit/ Shpërndahet kësti i parë për 9 mijë e 506 punonjës! Refuzohen 7.512 aplikime (kryeson Tirana)
Nga data 1 prill deri më datë 5 prill kanë aplikuar 36 mijë e 419 biznese, numri më i lartë i aplikimeve ka qenë në 2 prill ku kanë aplikuar 12 mijë e 826 biznese, ndërsa numri më i ulët i aplikimeve ka qenë më 5 prill me vetëm 2 mijë e 223 aplikime.
7 Prill 2020, 14:09 -
-
-
-
Tatimet: Shërbimet do jepen online, kërkesat depozitojini në postë
Me qëllim shmangien e përhapjes së virusit COVID-19, ftojnë qytetarët që për 11 shërbime të aksesohen online, ndërsa çdo kërkesë mund të depozitohet ne kutinë postare apo mund ta dërgojnë atë nëpërmjet shërbimit postar.
11 Mars 2020, 20:49 -
Në 2019 u gjobitën 13 shoferë të transportit urban në ditë! Tirana qyteti më problematik (VIDEO)
13 shoferë autobusësh u gjobitën mesatarisht çdo ditë të 2019 duke i evidentuar ata si shkelësit më flagrant të rregullave të qarkullimit rrugor. Tirana ishte qyteti më problematik me 2036 gjoba të ndërmarra. Ndërsa për vitin 2020 janë ndërmarrë 423 gjoba prej të cilave 183 në Tiranë. Nisur nga ky shqetësim ReportTv bëri një vëzhgim në disa prej linjave të autobusëve në kryeqytet ku u vu re se krahas shkeljeve autobusët shpesh herë janë bërë burim aksidentesh dhe trafiku të rënduar.
19 Shkurt 2020, 16:07 -
Zbardhet udhëzimi, si do të njihen shpenzimet e zbritshme për dëmet nga tërmeti për bizneset
Ndryshimet e udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat (i cili është në fazë paraprake dhe nuk ka kaluar ende në qeveri) njohin për biznesin e dëmtuar si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve të mbetura që janë dëmtuar dhe shkatërruar.
17 Shkurt 2020, 08:30 -
-
Fushata kundër informalitetit të pagave, Ibrahimaj: Është rritur deklarimi për 5536 punonjës në nëntor 2019
Ibrahimaj siguroi se krahas lehtësirave përmes shërbimeve online, tatimpaguesit do të jenë në qendër të vëmendjes përmes Drejtorisë së Shërbimit për tatimpaguesit në ndërgjegjësimin dhe informimin paraprak mbi elementët e riskut në deklarimet e tyre tatimore.
20 Janar 2020, 15:06 -
Pasojat e tërmetit/ 'Tatimet' shpjegojnë lehtësimin nga taksat për donacionet nga biznesi
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit për ndryshimet e bëra me anë të akteve normative mbi lehtësirat tatimore për rastin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
23 Dhjetor 2019, 19:33 -
Tatim për të dy-punësuarit, preken dhe pagat e larta, Ibrahimaj: 24 mijë persona përfshihen nga ky vendim
Propozimi për të tatuar të dy-punësuarit për shumën e pagave që marrin nga punët që ushtrojnë, nuk prek vetëm individët që marrin nën 30 mijë lekë. Ky propozim që është pjesë e paketës fiskale 2020 penalizon edhe personat që paguhen mbi 30 mijë lekë. Me këtë propozim të ri nëse një i persona merr nga dy punë 150 mijë lekë do të paguaj tatim në masën e 23% dhe jo më 13%. Ky fakt është pranuar edhe nga drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj.
18 Nëntor 2019, 14:55 -
Tatimi për dy të punësuarit/ Qytetarët të revoltuar: I padrejtë, duhet të na rrisin pagën jo të na marrin më shumë
Personat e dy-punësuar do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, nëse nga dy-punësimi ata marrin mbi 30 mijë lekë. Ky është një nga propozimet e Këshillit të Ministrave dhe që është pjesë e Paketës Fiskale. Ndërkohë sa i takon këtij vendimi, qytetarët shprehen shumë të pakënaqur. Madje shtojnë se kostot e jetesës janë shpesh të papërballueshme.
16 Nëntor 2019, 20:13 -
Fasoneria, ndërtimi dhe Call Center/ Tatimet: 7200 biznese nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve
Aksioni anti-informalitet/ 7200 punëdhënës nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se janë mbi 13 mijë persona që dëmtohen nga mosdeklarimi real i pagave. Ndërkohë aksionet antiifromalitet janë përqendruar tek sektori i fasonerisë, ndërtimi dhe call center.
15 Nëntor 2019, 20:56 -