-
Çmimet e larta rrisin kërkesën për kredi për blerje shtëpie! Në katër muaj shqiptarët morën 119,5 mln euro për shtëpi! Kostot e ndërtimit nga janari në mars 2022 u rritën me 5%
Çmimet e larta të shtëpive, ka shtuar kërkesat për kredi nga qytetarët. sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari deri në prill, është dhënë 119.5 milionë euro kredi për qytetarët për të blerë shtëpi, që është vlera më e lartë e dekadës. Kjo rritje e kërkesës për kredi pritet të vijojë, për shkak të kostove të rritura në ndërtim, të ndikuara edhe nga lufta në Ukrainë
12 Qershor 2022, 15:52 -
Shtrenjtohet gjithçka, nga prodhimi deri tek importi, eksperti për Report Tv: Çmimet e larta do vijojnë, abuzuesit po shtojnë barrën mbi konsumatorët
Nuk ka asnjë shpresë që çmimet të pësojnë ulje apo të stabilizohen, dhe sipas ekspertit Agim Rrapaj i cili për Report Tv mori në analizë situatën, do të ketë rritje të mëtejshme të çmimeve të produkteve, për shkak se kostot dhe pasiguritë po shtohen.
8 Qershor 2022, 21:15 -
INSTAT: Inflacioni gjatë muajit maj arrin në 6.7%, rritja më e madhe e karburantit me 21.7%! Ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 11.4 %
Inflacioni në maj arriti rekord ne 6.7%, nga 6.2% që ishte në Prill. Rritja më e madhe ishte tek transporti me 21,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” që u shtrenjtua me 11,4 %. Tek grupi i ushqimeve çmimi i vajit u rrit me 29%, “bukë dhe drithëra” me 18,6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,4
8 Qershor 2022, 13:50 -
Raporti INSTAT/ Mallrat e blera jashtë vendit rrisin inflacionin! Çmimet e importit u rritën me 10% në tremujorin e parë! Energjia shtrenjtim galopant
Vetëm në tremujorin e parë të vitit Indeksi i Çmimeve të Importit është rritur me 10.7%, në krahasim me tremujorin e parë 2021, ndërsa në raport me fundin e vitit të kaluar produktet e importit janë shtrenjtuar me 6.1%.Sipas raport të INSTAT, ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve të produkteve të importuara e ka dhënë energjia elektrike, e cila në raport me vjet është shtrenjtuar me 73.4%
8 Qershor 2022, 09:46 -
Rriten kostot e prodhimit në tremujorin e parë, INSTAT: Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit me 17%
Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të këtij viti kanë pësuar një rritje të fortë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit me 17% në krahasim me tremujorin e parë 2021. Ndërsa në raport me tremujorin e parë 2022 shënoi rritje me 12,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2021
8 Qershor 2022, 09:24 -
INSTAT: Në 2021 u rrit me 10.5 % numri i vdekjeve në vend! 52.4% e vdekjeve nga sëmundje të qarkullimit të gjakut
Viti 2021 shënon rritje me 10.5% më shumë vdekje në vend. Sëmundjet kryesore që u kanë marrë jetën shqiptarëve janë ato të qarkullimit të gjakut, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të enëve të trurit
5 Qershor 2022, 21:13 -
Hapen 648 biznese të huaja në Shqipëri, ikin 44 investitorë të mëdhenj me më shumë se 50 punonjës
Gjatë vitit 2021, numri i ndërmarrjeve të huaja të përbashkëta shënoi nivelin më të lartë të regjistruar në vendin tonë. Në krahasim me 2020, ishte rritje prej 10% pasi kishte 6,635 ndërmarrje me kapital të huaj dhe të përbashkët.
2 Qershor 2022, 08:47 -
Shpëtoni blegtorinë shqiptare!
Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit dhe bulmetit, që sjellin në tavolinat tona shishet me qumësht, kos, paketat e gjalpit, djathit, etj., kanë lajmëruar rritje të re të çmimeve nga data 6 qershor 2022 në të gjithë vendin dhe në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë. Rreth 55 artikuj të qumështit, të gjalpit, djathit, kosit, etj., do të rriten nga 10 deri në 50 për qind!
1 Qershor 2022, 17:56 -
Shtrenjtimi i lëndëve të para nuk ndal ndërtimet në vend, në tre muajt e parë të 2022 numri i lejeve u rrit me 58%
Pavarësisht çmimeve të rritura të materialeve të ndërtimit, puna nuk ndalet në vend. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë 397 leje ndërtimi me një rritje prej më shumë se 58% në raport me vitin e kaluar. Vetëm në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 800 mijë metër katror.
30 Maj 2022, 17:01 -
Çmimet e larta ulin tregtinë e mallrave në 4 mujor, INSTAT: Eksport-importi në porte e hekurudha u ul me mbi 21%! Të ardhurat në buxhet janë rritur mbi 18%
Tregtia e mallrave në katër-mujorin e parë të këtij viti ka pësuar rënie dyshifrore dhe shkaku kryesor janë çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare. INSTAT thotë se importet dhe eksportet deri në prill u ulën me mbi 21%, ndërkohë që Banka e Shqipërisë thotë se bizneset kanë rritur kërkesën për kredi me qëllim që të përballojnë importin e mallrave pavarësisht çmimeve të larta.
29 Maj 2022, 17:28 -
Gjendja ekonomike, shkaku pse emigrojnë shqiptarët, sociologia: Të ndryshojnë politikat e punësimit e shërbimeve! Mbi 200 mijë të larguar në 10 vjet
Largimet masive të shqiptarëve, për sociologen Entela Binjaku, ndodhin për shkak të varfërisë, mungesën e shërbimeve dhe pasigurinë për të ardhmen. Për të ndaluar këtë fenomen, Binjaku thotë se duhet të ndryshojnë politikat sociale në vend.
27 Maj 2022, 20:43 -
Mbi 32% e qytetarëve në vend të vetëpunësuar, qeveria do të taksojë ata që japin shërbime! Mbi 8 mijë punonjës në profesione të lira, do paguajnë tatim
Rreth 400 mijë të vetëpunësuar aktualisht nuk paguajnë tatime, por me ndryshimet e ligjit, një pjesë e tyre që ofrojnë shërbime do të paguajnë taksa. Po ashtu, FMN ka evidentuar rreth 8 mijë punonjës në profesione të lira.
27 Maj 2022, 16:43 -
SHIFRAT/ Rinia shqiptare e dekujaruar për të gjetur një punë! Prindërit: Janë dembelë, rrinë në kafe! Ekspertët: Duhet edukim karriere që në klasë të 7
Sipas të dhënave të INSTAT 17,6 % e popullsisë meshkuj në Shqipëri janë të papunë të dekurajuar ndërsa nga gratë dhe vajzat, 9,3 % e tyre.
26 Maj 2022, 17:01 -
-
Ulet prodhimi vendas i energjisë, rritet me 7 herë importi! INSTAT: Më tremujorin e parë familjarët rritën konsumin
Në tremujorin e parë prodhimi i energjisë elektrike në vend është ulur me 39.7% si pasojë e mungesës së reshjeve, ndërsa nga ana tjetër për të furnizuar vendin është importuar 7 herë më shumë energji elektrike nga jashtë. Në këtë situatë, të dhënat e INSTAT flasin për uljen më mbi 67% të eksportit të Energjisë.
24 Maj 2022, 19:34 -
Po udhëtonte me kushëririn në rrugën e kombit, por përfunduan në greminë, ndërron jetë në spital edhe 19-vjeçari
Xheku Logu, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti i mëngjesit të sotëm në rrugën e Kombit. Kujtojmë se fillimisht i riu doli gjallë nga makina e cila kishte përfunduar
19 Maj 2022, 16:43 -
Tërësisht e shkatërruar, pamjet e makinës që ra 100 metra në humnerë në rrugën e Kombit
Report Tv ka siguruar pamjet e makinës me të cilën po udhëtonin 2 të rinjtë kur ranë në humnerë në rrugën e Kombit rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjtjeje. Makina duket tërësisht e shkatërruar pasi ka rënë 100 metra në humnerë.
19 Maj 2022, 13:00 -
Zetori bie në kanal, vdes 43-vjeçari në Fier! Po punonte tokat kur humbi drejtimin e mjetit bujqësor
Eduart Metushi, 43 vjeç ka ndërruar jetë në fshatin Boçovë, Fier.Ai ishte duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në kanal duke e zënë zetori poshtë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave
19 Maj 2022, 09:16 -
Sot 4 të vdekur në 3 aksidente! Vdes 25 vjeçari dhe kushëriri i tij në Rrugën e Kombit, përgjumja e taksistit i merr jetën pasagjeres në Lezhë! Në Fier fermerin e zë poshtë zetori
Tre aksidente me pasojë vdekjen e 4 personave kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Një 25-vjeçar dhe një 19-vjeçar humbën jetën në Rrugën e Kombit, një 56-vjeçare ndërroi jetë në Lezhë kur po udhëtonte drejt Rinasit me taksi ndërsa një 43-vjeçar e zuri zetori kur po punonte tokat e fshatit Boçovë.
19 Maj 2022, 09:06 -
