-
Dimal/ Nxënësit e Goriçanit e Donofrosës mësim në lokale! Dy shkolla të shembura nga tërmeti nuk janë rindërtuar
Nxënësit e fshatrave Goriçan dhe Donofrosë në Bashkinë e Dimalit nuk do të ulen në bankat e shkollës, por në lokalet e përshtatura për mësim. Prej 4 vitesh godinat e dëmtuara nga tërmeti nuk janë rindërtuar. Afro 100 fëmijë të fillores mësojnë në lokalet e fshatit, ndërsa ata të 9-vjeçares e të mesmes janë transferuar në shkollat e fshatrave fqinjë
7 Shtator 2023, 16:45 -
Nisja e shkollës, bashkia dhe policia masa për lehtësimin e trafikut! Balla: Gjoba për këdo që prish qetësinë pranë shkollave! Veliaj: Mjetet e rënda do të punojnë natën
Ministria e brendshme dhe bashkia e Tiranës do të vendosin sensorë zhurme për gjobitjen e drejtuesve të makinave luksoze që prishin qetësinë. Gjatë prezantimit të paketës së sigurisë në shkolla, ministri i brendshëm shprehu mbështetje politike për Erion Veliajn duke vlerësuar punën e bashkisë me ndërtimin e rikonstruksionin e shkollave të reja në kryeqytet.
7 Shtator 2023, 15:24 -
Nisja e vitit të ri shkollor, nga ora 07:00 deri në 09:00 ndalohet qarkullimi i furgonëve në Tiranë! Fadromat dhe mjetet e rënda do punojnë vetëm natën
Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 - 09:00 të mëngjesit.
7 Shtator 2023, 15:08 -
Nisja e shkollës, shpenzime të larta për familjet! Prindërit në Kukës: Blejmë rroba të përdorura për fëmijët! Vëzhgimi, çmimet e papërballueshme
Nisja e vitit shkollor shoqërohet me vështirësi financiare për prindërit, sidomos në qytete ku varfëria është e lartë. Report TV kreu një vëzhgim në Kukës, ku prindërit ankohen se nuk kanë mundësi të përballojnë të gjitha shpenzimet që nga librat e fletoret deri tek veshjet, ndaj në shumë raste i drejtohen tregut me sende të përdorura
5 Shtator 2023, 17:37 -
Nisja e shkollës, rritet fatura e shpenzimeve në familje! Një palë rroba, lapsa e fletore mbi 10 mijë lekë për nxënës! Prindërit: Çmimet janë të larta
Përgatitjet për në shkollë kanë nisur, edhe pse mësimi hapet në 11 shtator. Report Tv shoqëroi dy motrat, Nikoletën dhe Erjolën që bashkë me gjyshin e gjyshen, do të blejnë çantën, pantallona, bluzë, siç edhe e do zakoni, ditën e parë me rrobe të reja. Ata duhet të kujdesen, që fatura të mos kalojë vlerën e llogaritur më parë nga prindërit e tyre
4 Shtator 2023, 15:36 -
Operacionet antikanabis, Balla: Paketa e sigurisë në shkolla, garant i mbrojtjes së nxënësve që rrezikohen nga rrjetet e shpërndarjes së drogës
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për intensifikimin e operacioneve kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
4 Shtator 2023, 14:10 -
Nxënës e mësues, rezultojnë shkaktarë dhune në shkolla! Gjatë 2022 u regjistruan 2750 raste dhune! Sociologu: Fenomenit mund t’i vihet fre përmes edukimit
Viti shkollor 2022-2023 ka shënuar 2750 raste dhune në shkollat e vendit. Dhuna është shkaktuar kryesisht nga nxënësit, por nuk kanë munguar rastet ku shkak të kenë qenë mësuesit. Sociologu Gëzim Tushi thotë se fenomeni mund të parandalohet nëpërmjet edukimit pasi dhuna është veç i fituar dhe jo i lindur
3 Shtator 2023, 15:53 -
Nis sot shpërndarja e teksteve në shkolla, për herë të parë nxënësit e klasave 2 dhe 3 marrin libra të rinj falas
Sot nis shpërndarja e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të cilët pajisen me libra falas. Këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor
1 Shtator 2023, 08:16 -
Nxënësit nuk ‘i shpëtojnë’ mësimit me turne edhe këtë vit! Prindërit: Marrëzi, do ankohemi
Në prag të vitit të ri arsimor, shkollat kanë njoftuar prindërit se nuk kanë kapacitetet e duhura për të pritur gjithë nxënësit paradite. Për rrjedhojë, një numër klasash do kalojnë në orarin e pasdites ndërkohë që prindërit e kanë pritur jo mirë vendimin duke paralajmëruar se do të ankohen dhe do të kërkojnë shfuqizim.
21 Gusht 2023, 18:25 -
Më 1 shtator nis shpërndarja e teksteve në shkolla, për herë të parë nxënësit e klasave 2 dhe 3 marrin libra të rinj falas
Më 1 shtator do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të cilët pajisen me libra falas. Këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor.
21 Gusht 2023, 15:40 -
Ministria e Arsimit ‘dështon’ të ndalojë celularët në shkolla, ripublikon sërish udhëzimin për mospërdorimin e tyre nga mësuesit dhe nxnënësit
Udhëzimin që ndalon kategorikisht përdorimin e telefonave në shkolla si nga nxënësit ashtu dhe nga mësuesit. Por ky udhëzim nuk është risi e këtij viti, pasi ka qenë ndër vite dhe nuk është zbatuar. Ripublikimi kësaj radhe bëhet pikërisht duke kërkuar zbatimin
18 Gusht 2023, 18:44 -
Propagandë me fëmijët! Rusia nxjerr botimin e ri të librave të historisë, justifikon luftën kundër Ukrainës
Nga shtatori në Rusi fëmijët do të kenë libra të rinj të historisë. Në një libër të aktualizuar të historisë shkruhet në mënyrë propagandistike për luftën në Ukrainë dhe flitet për një botë armiqësore ndaj Rusisë.
14 Gusht 2023, 09:03 -
Më 11 shtator nis shkolla! Kush i bën 6 vjeç në dhjetor, futet në klasë të parë
Viti I ri shkollor 2023-2024 nis më 11 shtator. Ministria e Arsimit ka miratuar strukturën e vitit shkollor 2023-2024 ku përcakton se përfundimi i shkollës do të jetë më 14 Qershor, përjashtim bëjnë vetëm maturantët për të cilët mësimi i vitit të ri shkollor do të mbyllet më herët, përkatësisht në 31 Maj të vitit 2024
12 Qershor 2023, 17:34 -
'SHARE Albania 2023', Veliaj në forumin me arkitektë vendas dhe të huaj: Shkollat e reja kanë rritur performancën e mire të nxënësve
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në Forumin Ndërkombëtar të Inovacionit të Arkitekturës dhe Teknologjisë - “SHARE Albania 2023” - në praninë e arkitektëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, novatorë në arkitekturë dhe teknologji ndërtimi, personalitete të mëdha në arkitekturë.
7 Mars 2023, 14:32 -
Pagesa për transportin e mësuesve, Kushi në Report Tv: Po ndërhyjmë në VKM, do përfitojnë edhe ata që punojnë jashtë bashkisë! Në fuqi së shpejti
Qeveria po ndërhyn në një VKM me qëllim që të mundësojë pagesën e transportit për mësuesit që punojnë jashtë bashkisë ku jetojnë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e ftuar në Report Tv tha se aktualisht pagesë për transport marrin vetëm ata mësues të cilët banojnë 5 deri në 50 km nga shkolla ku punon, por duhet të jetë brenda bashkisë.
9 Shkurt 2023, 14:36 -
Shkurti i acartë, 100 shkolla në Shqipëri pa ngrohje! Në Tepelenë, klasa me rezistenca, nxënësit me xhupa! Ministrja e Arsimit: Përgjegjësi e bashkive
Në mbarë vendin janë 100 shkolla pa ngrohje, bën të ditur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duke ngarkuar me përgjegjësi bashkitë. Kushi sqaron se 28 shkolla nuk kanë fare sistem ngrohje, në 51 shkolla nuk funksionin si duhet rrjeti elektrik dhe 21 të tjera mungon lënda djegëse për kaldajat.
8 Shkurt 2023, 11:17 -
Lezhë/ Nxënësit pa ngrohje në gjimnaz! Kaldaja jashtë funksionit, të rinjtë bëjnë mësim në kushte të vështira: E kemi blerë vetë një rezistencë
Prej një dekade nuk punon kaldaja në gjimnazin e Lezhës, ndërsa nxënësit thanë se kanë blerë vete furnela, por pa arritur të sigurohet ngrohja optimale në këto ditë të ftohta dimri
6 Shkurt 2023, 13:22 -
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, PNUD në Shqipëri: Investimit në edukim, më e mira për të ardhmen! Me partnerët, po punojmë në ndërtimin e saj për brezat e rinj
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, përmes një postimi në rrjetet sociale në llogarinë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD Shqipëri) theksohet rëndësia e investimit në edukim, si investimi më i mirë për të ardhmen.
24 Janar 2023, 13:19 -
Fier/ Lija e dhenve prek të vegjlit, 80 raste në muaj! Mjeku: Mos i çoni fëmijët e sëmurë në kopshte e shkolla
Tashmë kemi hyrë në sezonin ku sëmundjet ngjitëse, kryesisht tek fëmijët janë shumë të përhapura. Në Fier, 80 fëmijë u prekën nga lija e dhenve gjatë nëntorit, ndaj mjekët apelojnë që prindërit të mos çojnë fëmijët e sëmurë në koshpte e shkolla.
9 Dhjetor 2022, 08:13 -
Shkolla e re ‘Luan Hajdaraga’ hap dyert për fëmijët e Freskut, Veliaj: Do ndërtojmë disa shkolla të reja, 3 prej tyre në Astir! Janë shumica e lejeve të ndërtimit
Shkolla e re “Luan Hajdaraga”, në zonën e Freskut, mirëpriti 650 nxënës në fillim të këtij viti shkollor. Ajo është pjesë e projektit me 40 shkolla të reja që i janë shtuar Tiranës vitet e fundit.
1 Nëntor 2022, 10:41 -
Sociale
Bukë me vete në shkollë, nutricionistja në ‘Rreze Dielli’: Ja çfarë nuk duhet të mungojë në kutinë e ushqimit të çdo fëmije
Me fillimin e vitit të ri shkollor, një ndër problematikat që shoqëron prindërit është edhe vakti që duhet të konsumojnë fëmijët gjatë qëndrimit në shkollë.
28 Shtator 2022, 15:45 -
Sociale
Ndërtimet informale në zonat sizmike, digat, shkollat e spitalet do vlerësohen për rezistencën ndaj tërmeteve! Procesi 5 vjeçar do kushtojë 8 mln euro
Ndërtimet e bëra në mënyrë informale, si dhe objektet e rëndësisë së veçantë të tilla si digat, shkollat, konviktet, spitalet apo objektet e trashëgimisë historiko-kulturore do të vlerësohen për sigurinë e tyre ndaj goditjeve sizmike.
22 Shtator 2022, 22:42 -
AKU kontrolle në bizneset afër shkollave në Lezhë, 18 marrin paralajmërim! Fëmijët: E marrim bukën me vete
Kur ka vetëm 3 ditë që kanë nisur shkollat, 18 biznese pranë tyre janë vënë në monitorim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për shkak se janë gjetur me shkelje. AKU ka zbritur në terren ku ka ushtruar kontrolle në Fast Food-e apo biznese të tjera, në të cilat janë gjetur problematika me dokumentacionin apo sistemimin e materialeve ushqimore.
15 Shtator 2022, 13:22 -
Sezoni i ri shkollor në Lushnjë, në 3 shkolla bëhet mësim me dy turne! 300 nxënës më pak se një vit më parë
Në Lushnjë këtë vit janë regjistruar në arsimin parauniversitar rreth 8900 nxënës nga të cilët 665 për herë të parë ulen në bankat e klasës së parë.Në bashkinë e Lushnjës janë hapur 46 shkolla së bashku me shkollat vartëse, nd&
12 Shtator 2022, 09:12 -
Viti i ri shkollor në Elbasan, 1100 ulen në bankat e shkollës për herë të parë
Edhe në Elbasan ka filluar procesi mësimor i vitit të ri shkollor 2022-2023. Në bankat e shkollës për herë të parë janë ulur 1100 nxënës, ndërkohe në shkollat e 10-ta janë regjistruar 980 nxënës.Në Elbasan, për shkak të rënies së numrit t&eu
12 Shtator 2022, 08:57 -
Sezoni i ri shkollor, në Fier disa godina jashtë funksioni ose në rikonstruktim! Nxënësit shpërngulen në shkolla të tjera
Ashtu si në mbarë vendin, edhe në të gjitha shkollat e Qarkut Fier, ka nisur viti i ri shkollor 2022- 2023. Për këtë vit shkollor në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar do të ulen në bankat e shkollës 57.334 nxënës të cilët do të akomodohen në 256 shkolla.Numri
12 Shtator 2022, 08:30 -
Rama, Veliaj e Kushi përurojnë shkollën e re ‘Andrea Stefani’ në kryeqytet, kryeministri: Të mësojmë fëmijët sesi të kursejnë energji elektrike
Një shkollë e re , “Andrea Stefani”, është ndërtuar në kryeqytet për nxënësit e Astirit dhe Laprakës. Shkolla 9-vjeçare u inaugurua sot, ku në inaugurim morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
9 Shtator 2022, 14:29 -
Veliaj me administratorët e shkollave për porositë e fundit: E nisim vitin arsimor 20 shkolla, kopshte dhe çerdhe të reja! Këtë trend do mbajmë çdo vit
Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor 2022-2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet, të cilëve u dha porositë e fundit para hapjes së vitit të ri shkollor. Veliaj tha se Tirana, si asnjëherë më parë në infrastrukturën shkollore, është në një hap me rritjen e kryeqytetit, ku vetëm vitin e fundit janë hapur 20 shkolla të reja, ndërsa siguroi se ky ritëm do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.
7 Shtator 2022, 14:18 -
Grevë dhe protestë në Kosovë! Mësuesit mungojnë në ditën e parë të shkollës, nuk i kanë dhënë pagat
Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me grevë dhe protestë. Nxënësit janë në dilemë nëse duhet të shkojnë apo jo në shkollë. Sindikata e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se mësimdhënësit janë në grevë për shkak të vështirësive financiare sepse nuk i janë dhënë pagat.
1 Shtator 2022, 08:17 -
Përfundon shkolla e katërt në Pezë, Veliaj: U shërbejmë të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike! Me të njëjtën cilësi si në qendër të Tiranës
Ky shtator do të jetë i veçantë për nxënësit dhe prindërit e fshatit Pajan në Njësinë Administrative Pezë. Shkolla e re e rindërtuar pas tërmetit, e cila është shkolla e 4-rt që ndërtohet në Pezë, i bashkohet buqetës së 12 shkollave të reja që çelin dyert këtë vit arsimor dhe zgjidh njëherë e mirë udhëtimet e nxënësve me furgona në shkolla të tjera më të largëta.
29 Gusht 2022, 17:50 -
Nis shpërndarja e dëftesave për shkollat 9-vjeçare! Prindërit ‘shpërblejnë’ fëmijët për rezultate të larta, nxënësit: Kemi dalë më mirë se vjet
Nxënësit e shkollave 9 vjecare po pajisen me dëftesën e vitit, dhe ata me rezultate të mira do të shpërblehen nga prindërit me dhurata për pushime
5 Korrik 2022, 16:17 -
Analiza e REL: Kush i kontrollon thikat në shkolla?
Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e djalit, por thotë se tragjedi si ajo e tij duhet të parandalohen. Rijad Hyseni, 14 vjeç, humbi jetën në mars të këtij viti, pasi u ther me thikë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Sulmuesi i dyshuar është po ashtu i mitur dhe rasti kundër tij është duke u zhvilluar.
25 Qershor 2022, 20:27 -
Veliaj inspekton ndërtimin e shkollës 9-vjeçare te 'Medreseja': Do hapim edhe 10 të tjera, t'i japim fund mësimit me dy turne
Në truallin e ish-ndërtesës së vjetër të UKT-së, Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare, e cila do të shërbejë edhe për ciklin parashkollor.
6 Prill 2022, 19:41