-
Garës për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë i shtohen edhe 4 kandidatë të tjerë
Shkon në tetë numri i kandidatëve për inspektor të lartë të drejtësisë duke shtyrë në kohë ngritjen e këtij institucioni i cili do të kontrollojë sjelljen e gjyqtarëve përgjatë ushtrimit të detyrës. Ndërsa këtë të mërkurë Artur Malaj një nga kandidatët për ILD nuk u paraqit në KPA për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
25 Shtator 2019, 11:32 -
Raporti/ Sot sulmon reformën e gjyqësorit, por ja provat se Presidenti zhyti në kaos gjykatat e vendit
Faktet dhe veprimet e dokumentuara të Metës si president, provojnë se ai jo vetëm nuk e ka seriozisht, por gjatë gjithë kohës, ai nuk ka zbatuar asnjë nga ligjet e reja të reformës në drejtësi, as nuk është impenjuar për të çuar deri në fund vlerësimin e gjyqtarëve si kryesues i KLD deri në shkrirjen e saj, e as nuk ka marrë asnjë veprim për plotësimin e vakancave të gjyqtarëve në gjykatat e vendit, kur detyra ia kërkonte ta bënte.
3 Korrik 2019, 14:57 -
Gjykata Kushtetuese/ KED: Lista me tre gjyqtarët është gati, presim të kalojnë Vetting-un
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka gati renditjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese në rast se procesi i Vetting-ut kalon me përparësi tre gjyqtarët që garojnë për një mandat. Të kontaktuar nga ReportTv , 'KED' sqaroi se janë në pritje se çfarë do vendos Vetting-u për Ilir Mustafaraj, Regleta Panajoti dhe Anila Kristanin e më pas ti dërgojnë listën për votim parlamentit.
13 Qershor 2019, 17:05 -
Ishte në listën e Vettingut, jep dorëheqjen ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Tiranë (Emri)
Report Tv ka mësuar se dorëheqja e ish-kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe më pas presidentit Ilir Meta. Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se Saraçi ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësis.
2 Dhjetor 2018, 10:50 -
Etilda Gjonaj denoncon skandalin e KLD: I dha Gjin Gjonit leje prindërore për 2 vite, fshehu vendimin
Ministrja e Drejtësisë tha se vendimmarrja e KLD është e paligjshme pasi nuk ishte njoftuar më herët në rendin e ditës. Ajo i bëri thirrje këtij institucioni që ta shfuqizojë këtë vendim abuziv., pasi në të kundërt do t'i drejtohet Vettingut për të përjashtuar nga gjyqësori gjyqtarët që kanë votuar në këtë mbledhje.
20 Tetor 2018, 13:25 -
Procesverbali, 8 anëtarët e KLD që mbrojtën gjyqtarin që merr ryshfet
Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, KLD rrëzoi kërkesën me shumicë votash, duke marrë në mbrojtje gjyqtarin, të cili dje KPK i zbuloi aferat, ndër to edhe ryshfet.
4 Tetor 2018, 07:21 -
Vendimi i dyshimtë/ Gjyqtari zhbllokon dyqanin e mishit të paçertifikuar, AKU e çon në KLD
Autoriteti i Ushqimit çon në KLD gjyqtarin e Vlorës, Ken Dhima: 'Vendime alogjike, pranon se 131 kg mish janë për përdorim familjar në dyqan'. Përballja e dytë e Dhimës me KLD-në. Ky institucion e mbrojti herën e parë, rrëzoi Ministrinë e Drejtësisë.
12 Gusht 2018, 10:07 -
Debati në KLD, Gjin Gjoni: Jo shkarkime. Gjonaj: KLD me dy standarde, ja kush i mbron gjyqtarët
Gjin Gjoni: Ministrja nuk duhet të kërkojë shkarkim gjyqtarësh. Etilda Gjonaj: KLD me dy standarde. Ja kush i mbron gjyqtarët në KLD. Gjin Gjoni dhe një grup anëtarësh të KLD kanë mundësuar rrëzimin e të gjitha kërkesave të ministres Gjonaj.
26 Qershor 2018, 07:30 -
Pasuritë 2017/Pasojat e Vetingut Anëtarët e KLD shesin makinat dhe marrin para borxh
Për herë të parë anëtarët e KLD nuk deklarojnë asnjë pasuri të paluajtshme gjatë vitit 2017, Gjin Gjoni shet makinën 40 mijë euro, Neritan Cena i merr borxh kunatës, Gerd Hoxha blen motorr ‘Pieggio’, ja kush është gjyqtari me 12 burime të ardhurash
13 Maj 2018, 08:02 -
Ekskluzive/ Gjyqtarët që shpëtoi KLD nga Ken Dhima te Qeleshi
KLD ombrellë e drejtësisë së kalbur, si po e mbron korporatën deri ditën e fundit. Fillimi i zbatimit të ligjit të Vetingut, jo vetëm konfirmon, por edhe tejkalon perceptimin publik mbi shkallën e degradimit dhe kalbëzimit të drejtësisë shqiptare.
10 Maj 2018, 07:42 -
E shkarkoi një vit më parë për korrupsion, KLD rikthen sot në detyrë gjyqtaren e Elbasanit
Përveç gjyqtares Shpresa Beçaj, KLD ka rikthyer në detyrë dhe gjyqtaren e Gjykatës së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila u pezullua një vit më parë, pas një videoskandali që u publikua në media.
7 Maj 2018, 13:14 -
Fitoi përballjen me KLD, gjyqtarja Shpresa Beçaj rikthehet në detyrë pas 4 vitesh
Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ka fituar përballjen ligjore ndaj KLD, duke u rikthyer pas katër vitesh në detyrën e kërkuar. KLD e ka emëruar Beçajn si gjyqtare tek Apeli Tiranë, ndërsa ka rikthyer në detyrë dhe Pajtime Fetahun.
7 Maj 2018, 13:01