-
-
Sollën në Tiranë ekspozitën ‘Piccolo Mare’, Veliaj me profesorë të Akademisë së Arteve në Leçe: Arti dhe kultura, mënyra më e mirë për të bashkuar të rinjtë
“Piccolo Mare”, një projekt i përbashkët artistik mes Italisë dhe Shqipërisë, ka sjellë në Tiranë në Galerinë Harabel dhe Galerinë Fab një sërë punimesh nga studentë të të dy vendeve. Një delegacion i Institutit Italian të Kulturës dhe Akademisë së Arteve të Leçes, i cili ndodhet në kryeqytet për këtë ngjarje, u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
3 Shkurt 2023, 15:54 -
Nëntë vite më parë vrau me plumb në kokë bariun shqiptar, gjykata në Itali ul dënimin për sipërmarrësin italian! Dënohet me 21 vite burg
Gjykata e Apelit të Leçes në Itali ka ulur dënimin e dhënë për Giuseppe Biondin, autorin e vrasjes së bariut shqiptar në 6 prill të 2014-tës. Nga 30 vite që ishte dënuar, sipërmarrësi Giuseppe Biondi do të vuajë 21 vite dhe 4 muaj në burg.
3 Shkurt 2023, 11:10 -
Kishte tretur me acid trupat e viktimave të tij, arrestohet vrasësi i ‘Ndragheta’-s, prej vitesh punonte si picajol në restorant për të humbur gjurmët
Një vrasës i ‘Ndragheta’-s është arrestuar në Francë pas një operacioni të zhvilluar nga Interpol. Edgardo Greco, 63 vjeç ishte në arrati prej 16 vitesh pasi i shpëtoi paraburgimit të përkohshëm të policisë në Itali.
2 Shkurt 2023, 19:25 -
U zbulua apo u vetëdorëzua Messina Denaro? Ish-avokat i Provenzanos: Nuk u dorëzua! Prova është viagra në strehë, njollos imazhin e bosit
Në një intervistë ai ka folur për arrestimin e Messina denaros avokati i njohur flet për teoritë konspirative pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra-s.
2 Shkurt 2023, 11:47 -
-
Anarkisti Alfredo Cospito ndërron burg për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore, tranferohet në Milano
Anarkisti Alfredo Cospito, i cili ka qenë në grevë urie prej javësh, është transferuar në një burg në Milano pasi shëndeti i tij është përkeqësuar. Mbështetësit e 55-vjeçarit Alfredo Cospito kanë djegur makina dhe kanë kërcënuar zyrtarët në shenjë proteste për kushtet e burgut të tij.
31 Janar 2023, 21:18 -
-
-
-
Nën hetim e dashura e bosit të mafies siçiliane, dyshohet se e ndihmoi të fshihej! Letrat e dashurisë që gjetën hetuesit: Më mungon shumë
Maria Mesi, e dashura e bosit të mafies siciliane është vënë nën hetim. Ajo dyshohet se kishte informacion për kumbarin që kishte 30 vite në arrati. Në qershor të vitit 2000 u u arrestua pasi hetuesit ishin të sigurt se kishte takuar Matteo Mesina Denaron në një apartament në Aspra, në zonën e Palermos.
31 Janar 2023, 08:44 -
Përplasje mes bandave për trafikun e drogës në Itali, 18 vjeçari vritet me plumb në kokë
Një 18 vjeçar italian është vrarë si pasojë e përplasjes mes bandave në Frosinone të Italisë. Thomas Bricca humbi jetën pasi u godit me një plumb në kokë nga të shtënat jashtë lokalit ku ndodhej.
31 Janar 2023, 08:29 -
-
-
Dëshmitarët që takuan bosin e mafies siçiliane: Nuk e dinim që ishte ai! Rrëfimi i një gruaje: Ishim në lidhje për disa muaj
Shitës dyqanesh, kamarierë, pronarë restorantesh e pacientë klinikash po merren në pyetje nga hetuesit për të dhënë detaje rreth bosit të mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro. Mes personave të marrë në pyetje është një grua që pretendon se kishte lidhje dashurie me kumbarin por nuk e kuptoi në asnjë moment që është personi më i kërkuar në Itali.
29 Janar 2023, 19:12 -
-
-
Arkitektura e qytetit lundrues: Si u ndërtua Venecia?
Qyteti romantik i Venecias njihet me shumë emra. Si qyteti lundrues, qyteti i kanaleve ujore dhe madje edhe si Mbretëresha e Adriatikut. Ky qytet i rrethuar nga uji u ndërtua mbi dhjetëra ishuj të vegjël të vendosur në Lagunën e Venedikut, një gji ligatinor i detit Adriatik, i ndërlidhur me ura dhe kanale
29 Janar 2023, 09:14 -
Sulmohen zyrat diplomatike italiane në Barcelonë dhe Berlin, anarkistët kërkojnë lirimin e Alfredo Cospitos
Të premten më 27 janar, dy sulme goditën dy zyra diplomatike italiane në Berlin dhe në Barcelonë . Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme italiane thuhet se persona të paidentifikuar thyen dritaren e ndërtesës ku ndodhet konsullata e përgjithshme në Barcelonë, duke lyer një mur në hyrje të ndërtesës dhe se në Berlin i dogjën makinën me targa diplomatike një zyrtari diplomatik në shërbim në ambasadën italiane.
29 Janar 2023, 07:49 -
Lufta në Ukrainë/ Medvedev e quajti 'budalla', reagon ministri italian i Mbrojtjes: Unë mbroj kombin e sulmuar, le të më quajnë çfarë të dojë!
Zëvëndëskryetari i Këshilli të Sigurimit të Federatës Ruse, Medvedev e ka quajtur në mënyrë indirekte “budalla” ministrin italian të Mbrojtjes, kjo pasi ai po mbështet Ukainën në luftë
28 Janar 2023, 16:28