-
Politikë
Tabaku citon treguesit e FMN: Ekonomia në krizë, qeveria po varfëron qytetarët për të pasuruar klientët
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se po varfëron qytetarët, për pasurimin e klientëve. Me një postim në Facebook, teksa citon pjesë nga raporti i FMN, Tabaku shkruan se qeveria po dështon në meanxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet. Sipas Tabaut, edhe investimet e bëra nga qeveria janë jo efikase dhe qytetarët dhe ekonomia nuk po fitojnë prej tyre.
13 Tetor 2021, 10:11 -
Kosova & Rajoni
Zaev: Maqedonia e Veriut nuk mund t'i shpëtojë krizës globale! Rama alarmoi mbi situatën, po alarmoj dhe unë
As Maqedonia e Veriut duket se nuk do të mundet t'i shpëtojë krizës me ekonomike me të cilën po përballen shumë vende, duke prodhuar rritje të çmimeve. Ai u ndal edhe te situata në Shqipëri, ku tha se tashmë kryeministri Edi Rama e ka dhënë alarmin për krizën dhe kishte ardhur momenti që edhe ai të bënte të njëjtën gjë.
12 Tetor 2021, 14:21 -
Ekonomi
Kriza energjetike, Anastas Angjeli në '5 Pyetjet': Do reflektojë në rritjen e produkteve të tjera! Qeveria të shfrytëzojë alternativa të tjera, energjinë diellore dhe atë të erës
Anastas Angjeli, në një intervistë të dhënë dhënë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, tha se kriza energjetike do reflektohet në rritjen e produkteve të tjera. Sipas tij, kjo krizë na mëson se duhet të kemi zgjidhje alternative, e kështu i bën thirrje qeverisë që të shfrytëzojë energjinë diellore dhe atë të erës, për të mos mbetur vetëm tek ajo hidrike.
11 Tetor 2021, 23:02 -
Politikë
Ambasadori britanik në Tiranë: 'Shtëpitë e barit' fenomen shqetësues, do financojmë ndërtimin e një burgu! Artikulli i 'The Sun' për afganët i rremë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë Alastair King-Smith në një intervistë televizve tha se 'shtëpitë e barit', të cilat drejtohen, janë një fenomen shqetësues
11 Tetor 2021, 21:27 -
Politikë
Rama bisedë me nxënësit dhe studentët në Shkodër: Drejtohuni drejt teknologjisë, sportit, artit dhe zejeve! E ardhmja nuk është vetëm puna në shtet
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit dhe studentët në Shkodër për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029). Teksa të rinjtë e kanë vendosur theksin e shqetësimeve të tyre të mungesa e bursave apo mungesa e tregut të punës, Rama ka folur për zhvillimin e teknologjisë si një ndër prioritete e sistemit arsimor, pasi tregu i punë krijon mundësi më të mëdha në këtë fushë.
11 Tetor 2021, 19:49 -
Politikë
Forumi ndërkombëtar mbi kujtimin e Holokaustit në Malmo, Rama niset nesër drejt Suedisë
Kryeministri Edi Rama niset nesër drejt Suedisë me ftesë të kryeministrit Suedez, për të marrë pjesë në forumin e nivelit të lartë mbi kujtimin e Holokaustit, në Malmo, si dhe për të luftuar antisemitizmin
11 Tetor 2021, 19:45 -
Politikë
Meta takon Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE-së: Të angazhohemi që gazetarët të mos cenohen nga pushtetit ekonomik apo politik
Presidenti Ilir Meta ka takuar përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE-së, Teresa Ribeiro. Meta thekosi se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë. Meta thotë se të gjithë se bashku duhet të angazhohen që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së g
11 Tetor 2021, 16:18 -
Politikë
Kriza energjetike, Helidon Bushati: 200 milionë euro si gjethe fiku për të mbuluar korrupsionin në OSHEE! Mungesa e transparencës për këtë institucion, e frikshme
"Gjethe fiku për të mbuluar korrupsionin' e ka konsideruar deputeti i PD-së, Helidon Bushati fondin prej 200 mln euro të përcaktuar nga qeveria për përballimin e krizës energjetike.
11 Tetor 2021, 14:02 -
Opinion
-
Politikë
Drejtori Ekzekutiv i Pfizer në Shqipëri, Rama: Na hapi derën në momentin më të vështirë! Albert Bourla: Kryeministri më erdhi me plan të qartë si do bëheshin vaksinat, i lumtur të ndihmoja
Rama falënderoi Bourla për ndihmën, ndërsa tha se ai i hapi derën Shqipërisë në momentin më të vështirë, kur vendi ishte 'mbërthyer' nga frika e COVID. Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Pfizer u shpreh se gjatë takimit në Nju Jork me Ramën, kryeministri i kishte prezantuar planin si do të kryheshin vaksinat, duke e bindur atë që t'i jepte dozat e para Shqipërisë për të nisur luftën ndaj COVID.
11 Tetor 2021, 11:58 -
Politikë
‘Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, aspiratë’, Rusia reagon ndaj deklaratës së Ramës: E papranueshme, Perëndimi të reagojë
Rusia ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke e konsideruar të papranueshme. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se ata presin një reagim "të përshtatshëm" nga Perëndimi në lidhje me këtë deklaratë.
11 Tetor 2021, 10:19 -
Politikë
OSBE organizon në Tiranë konferencën “Gazetari në kohë krizash”! I pranishëm edhe Rama: 'Liria e përhapjes' po cenon rëndë lirinë e fjalës
Sot dhe nesër në Tiranë do të zhvillohet konferenca e 8 e Mediave në Evropën Juglindore, ku fokusi do të jetë “Gazetaria në kohë krize”. Kjo konferencë do të pasohet më pas me aktivitete të tjera të rëndësishme, duke krijuar kështu javën e medias, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias
11 Tetor 2021, 10:12 -
Politikë
Rama intervistë për televizionin gjerman: Na ofruan para për ndërtimin e kampeve për refugjatët afganë, por refuzuam! 12 gra në qeveri? Doja thjesht kabinetin më të mirë
Për kryeministrin Edi Rama, kampet janë çnjerëzore, ndërsa thekson se qeverisë shqiptare iu ofruan para për ndërtimin e strehimeve të tilla për afganët, por se u refuzuan. Në një intervistë në televizionin kombëtar gjerman, NTV, Rama u shpreh se refugjatët afganë janë trajtuar nga qeveria njësoj si shqiptarët gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
11 Tetor 2021, 08:15 -
Opinion
Për 'krimin' që mund të kryente aktivisti Lapaj
Adriatik Lapaj është një aktivist simpatik i asaj që ka mbetur nga shoqëria jonë civile. Me sa e kam ndjekur, ai i bashkohet kauzave të drejta, por mbi të gjitha bën përpjekje serioze për të ndjekur logjikën dhe argumentet, një dukuri kjo jo fort e shpeshtë në debatin tonë publik.
10 Tetor 2021, 18:48 -
Kosova & Rajoni
‘Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, aspiratë’, deklarata e Ramës shkakton ‘zhurmë’ në Beograd! Vulin i përgjigje kryeministrit: Vetëm ‘bota’ serbe i ndal
Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin dhe njëkohësisht Presidenti i Lëvizjes Socialiste i ka kthyer përgjigje kryeministrit shqiptar Edi Rama në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
10 Tetor 2021, 18:28 -
Ekonomi
Kriza energjetike, Konfindustria: Të riformatohet qeveria me një Ministri Energjie! Ka keqmenaxhim, kemi rezervat më të mëdha të naftës në Evropë por çmimet nga më ta lartat
Duke marrë shkas nga situata e krijuar me krizën energjetike e cila pritet të sjellë një rritje të madhe çmimesh, Konfindustria kërkon nga Kryeministri Rama që një prej masave të menjëhershme të jetë riformatimi i Qeverisë me një portofol të veçantë për energjinë.
10 Tetor 2021, 12:44 -
Opinion
'Provokimi' i palumtur i Edi Ramës
Nëse dikush është i interesuar të kuptojë më shumë për këtë krizë, sot, në epokën e informacionit global, e ka shumë të lehtë që të lexojë arsyet e kësaj krize të re, qoftë duke konsultuar mediet dinjitoze dhe ato që janë në pararojë të ideve, qoftë edhe duke ndjekur informacionet pafund që vijnë nga të katër anët e globit.
10 Tetor 2021, 11:46 -
Politikë
Rama për televizionin publik spanjoll: Integrimi i Ballkanit tashmë varet nga ç'bën BE, ne vijojmë modernizimin! Pavarësia e Kosovës, asnjë lidhje me problemet e brendshme të Spanjës
"Nuk është më shumë se çfarë bëjmë ne por si vendosin të tjerët". Kështu i është përgjigjur Kryeministri Rama pyetjes së bërë nga Radio Televizionii e Spanjës, televizioni publik RTVE, se si po ecën Ballkani Perëndimor në rrugën drejt integrimit.
10 Tetor 2021, 08:18 -
Politikë
Shehu: Spitali i Tepelenës në kushte mjerane, linjat elektrike që në '70, ky është 'suksesi' i Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka lënë në harresë Bashkinë e Tepelenës. Shehu shkruan se linjat elektrike në këtë qytet janë që prej viteve 1970, ku sipas tij, kjo sjell edhe që një pjesë e fshatrave të mbesin pa drita në dimër.
9 Tetor 2021, 22:02 -
Politikë
Plani me 3 pika për emergjencën energjetike, Duma: Rama e faktoi që është krizë e korrupsionit! SPAK të nisë urgjent hetimet
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se ajo që Rama e quan krizë energjetike është krizë e korrupsionit dhe e keqmenaxhimit. Në një dalje për mediat, ajo analizoi planin me 3 pika të qeverisë Rama, sipas së cilës “i dha leje”OSHE dhe KESH që të vazjdojnë tende
9 Tetor 2021, 21:31