-
Vatikan/ Papa Françesku merr dozën e dytë të vaksinës COVID-19
Papa Françesku mori sot dozën e dytë të vaksinës COVID. Duke ndjekur procedurën për vaksinimin anticovid, tre javë pas dozës së parë, të cilën ai e mori 13 janarin e kaluar, sot Papa Françesku u kthye në klinikën në Sallën Paul VI për të përfunduar procesin e imunizimit nga virusi.
3 Shkurt 2021, 19:00 -
-
COVID-19/ Certifikata false testesh në aeroportet dhe stacionet kryesore të Evropës
Sipas Europol, (Agjencia e Bashkimit Evropian) kriminelët po shesin certifikata false të testit COVID-19 në aeroportet dhe stacionet kryesore të Evropës. Burimet thonë se policia zbuloi se testet e falsifikuara, ishin duke u shitur në aeroporte dhe stacione në Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë.
3 Shkurt 2021, 17:03 -
Grusht shteti në Mianmar, Aung San Suu Kyi përballet me akuza në paraburgim
Policia në Mianmar, e njohur gjithashtu si Burma, ka ngritur disa akuza kundër udhëheqëses civile të zgjedhur Aung San Suu Kyi pas grushtit ushtarak të shtetit. Dokumentet e policisë tregojnë se ajo do të mbahet në paraburgim deri në 15 shkurt. Akuzat përfshijnë shkeljen e ligjeve të importit dhe eksportit dhe posedimin e pajisjeve të paligjshme të komunikimit.
3 Shkurt 2021, 16:43 -
Kryeministri i Kanadasë: Do të prodhojmë vaksinat tona deri në fund të vitit 2021
Kanadaja thotë se ka nënshkruar një marrëveshje të mundshme me firmën e vaksinave amerikane Novavax për të prodhuar miliona doza të vaksinës së saj kandidate kundër COVID-19 në një strukturë në Montreal.
2 Shkurt 2021, 22:20 -
COVID -19, Danimarka kryeson listën në procesin e vaksinimit në Evropë
Danimarka kryeson listën e vendeve evropiane që ka vaksinuar plotësisht popullsinë kundër COVID-19, ndërsa Franca renditet ndër vendet e fundit. Statistikat vijnë nga projekti i Universitetit të Oksfordit "Bota jonë në projektim të dhënash", i cili ka ndjekur ecurinë e procesit të vaksinimit që nga fillimi i janarit.
2 Shkurt 2021, 21:13 -
COVID-19, Franca kufizon vaksinën AstraZeneca për moshën mbi 65 vjeç
Autoriteti shëndetësor francez ka thënë se vaksina antiCOVID e AstraZeneca duhet t'u jepet vetëm njerëzve të moshës nën 65 vjeç. Ky është rekomandimi më i fundit nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian që ka aprovuar vaksinën me këto kushte, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme për efikasitetin e vaksinës për njerëzit e moshuar.
2 Shkurt 2021, 20:25 -
U shtrua në spital me COVID, ndërron jetë në moshën 100-vjeçare veterani i Luftës së Dytë Botërore
Ndahet nga jeta në moshën 100 vjeç, kapiteni Sir Tom Moore, një veteran i Luftës së Dytë Botërore. Me shëtitjet e tij, ai, u bë i njohur në Mbretrërinë e Bashkuar gjatë periudhës së parë të kufizimeve nga pandemia pasi mblodhi fonde monetare për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.
2 Shkurt 2021, 20:04 -
Situata e COVID-19, Austria lehtëson masat kufizuese
Lehtësim nga njëra anë dhe shtrëngim nga ana tjetër pas disa javësh bllokimi total, Austria po përpiqet të ribalancoje masat për të përmbajtur virusin. Nga 8 shkurt, të gjitha dyqanet do të jenë në gjendje të rihapen, parukierët do ti rikthehen punës, muzetë dhe kopshtet zoologjike do të hapen për të pritur vizitorë.
2 Shkurt 2021, 18:26 -
-
Video/ Harroi kamerën hapur gjatë një seance gjyqësore online, avokati kapet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë
Që prej fillimit të përhapjes së pandemisë, puna, mësimi apo takimet përmes platformave online janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Por, kjo mënyrë e re komunikimi ka sjellë dhe shumë bëma duke krijuar situata sa qesharake aq edhe të rënda. Një avokat është filmuar lakuriq duke kryer marrëdhënie seksuale gjatë një seance dëgjimore në gjykatë që po zhvillohej nëpërmjet programit Zoom Peru.
31 Janar 2021, 22:44 -
Regjistrohet rasti i parë i variantit afrikanojugor të koronavirusit në Greqi, infektohet një prift
Regjistrohet i infektuari i parë me variantin e ri të COVID nga Afrika e Jugut në Selanik, Greqi. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një prift 36-vjeçar. Ai ka qenë në të kaluarën i prekur me COVID dhe në vazhdim kishte dalë negativ.
31 Janar 2021, 21:42 -
Mblodhi 33 mln £ për sistemin shëndetësor britanik, shtrohet në spital veterani 100-vjeçar pasi u infektua me COVID
Veterani i njohur britanik Tom Moore është shtruar në spital si pasojë e koronavirusit. Kapiteni 100-vjeçar i cili mblodhi gati 33 milion paund për sistemin britanik të shëndetësisë, u shtrua në spitalin Bredford pasi kishte probleme të vazhdueshme me frymëmarrjen.
31 Janar 2021, 21:20 -
(FOTO)Ulja e të infektuarve me COVID, grumbuj njerëzish mbushin sheshet në Milano e Romë! Nga nesër do ketë lehtësim të masave kufizuese
Me uljen e lehtë të rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi në Itali, shumë qytetarë kanë mbushur sheshet e Milanos dhe Romës. Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga mediat italiane, qytetarët janë pa distancë sociale ku shumë prej tyre nuk kanë vendosur as maskë.
31 Janar 2021, 20:07 -
Koronavirusi në Britani/ Festë me mbi 70 persona në një jaht, gjobiten qytetarët dhe organizatorët
Në një kohë kur Londra përballet me COVID-19 si dhe me variantin e ri të këtij virusi, qytetarët vijojnë të mosrespektojnë protokollet shëndetësore. Policia ndërhyri dhe ‘prishi’ një festë brenda një anije në Ealing, Londër mbrëmjen e djeshme ku të ftuar ishin mbi 70 persona.
31 Janar 2021, 19:53 -
Paralajmërimi i epidemiologëve: Deri më 1 maj mund të humbin jetën mbi 200 mijë amerikanë! Dr. Fauci: Virusi do vijojë të shndërrohet
Një ekip epidemiologësh në Universitetin e Washingtonit kanë bërë një parashikim të frikshëm lidhur me koronavirusin në SHBA. Sipas saj, mund të humbin jetën 200 mijë amerikanë nga ky moment deri më 1 maj si pasojë e këtij virusi.
31 Janar 2021, 15:29 -
-
Rritja e infektimeve me COVID, Greqia mbyll sërish dyqanet! Shtyn afatin për hapjen e shkollave të mesme
Greqia do të mbyllë dyqanet të shtunën, më pak se dy javë pasi ka lejuar rihapjen e tyre, dhe ka shtyrë pa afat planet për rihapje të shkollave të mesme, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
29 Janar 2021, 22:21 -
Koronavirusi në Itali/ Regjistrohen 13.574 raste të reja dhe 477 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit në Itali u shënuan 13.574 raste me koronavirus nga 268.750 tampone të kryera në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 477 persona të tjerë ndërkohë që ditën e djeshme u regjistruan 492.
29 Janar 2021, 19:21 -
Studimi britanik/ Vaksina Novavax ka efikasitet ndaj variantit anglez të COVID-19, pjesë e COVAX! Ruhet në temperaturë normale (VIDEO)
Vaksina Novavax është e para që tregon se është efektive kundër variantit të ri të koronavirusit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka rezultuar 89.3% efektive në provat e realizuara në Mbretërinë dhe në masën 60% edhe për variantin e Afrikës së Jugut.
29 Janar 2021, 08:16
