-
U arrestua për rrëmbimin e Jan Prengës, lirohet Ardjan Docaj! Lihet në 'detyrim paraqitje'
Erdhi nga Vjena pasi policia e shpalli në kërkim si të përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës në Kamëz, gjykata liron nga burgu Ardjan Docajn. Gjykata e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj Docajt masën e 'detyrim paraqitje' duke pranuar kërkesën e avokatit Tonin Prendi për lirimin e klientit të tij.
1 Shkurt 2021, 15:51 -
I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës, 'mjeshtri i arratisjeve' Dritan Rexhepi këtë herë kërkoi lirimin nga gjykata në Ekuador, ia refuzuan
Dritan Rexhepit, një emër shumë i njohur në botën e krimit dhe të trafikut të drogës, i njohur për arratisjet e tij të bujshme nga burgjet, këtë herë ka kërkuar lirinë përmes gjykatës. Ai ndodhet në një burg në Ekluador.
19 Janar 2021, 16:56 -
I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës/ INTERPOL nxjerr foto të reja nga 'mjeshtri i arratisjeve nga burgu', si ka ndryshuar Dritan Rexhepi
INTERPOL ka nxjerrë foto të reja të Gramoz Dritan Rexhepit, vlonjatit 40-vjeçar i cili akuzohet për një sërë krimesh në vendin tonë, mes tyre dhe për rrëmbimin e Jan Prengës.
14 Tetor 2020, 11:19 -
-
Rrëmbimi i Prengës! Merret në pyetje pajtuesi i gjaqeve: Hetuesi më pyeti ku ndodhet kufoma më pas pimë kafe! Situata mes familjeve e acaruar (VIDEO)
Ai tregoi se prokurori e kishte pyetur nëse e dinte se ku ndodhej trupi i Jan Prengës. Shullazni tha se hetuesve u tha se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë. Pas dëshmisë, Shullazni tha se pinë edhe kafe me prokurorin.
16 Qershor 2020, 11:12 -
Sëmuret në burg! Gjykata liron nga qelia dhe e çon në arrest shtëpie babanë e Hajrave të akuzuar për vrasjen e Jan Prengës
Dy muaj pas arrestimit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë duke e liruar nga qelia dhe dërguar në arrest shtëpie Bajram Hajrin 64-vjeç.
30 Mars 2020, 16:33 -
Gjykata Speciale konfirmon OFL-në! Sekuestrohen pasuritë e Doçajt, shoferit të makinës që u përdor në rrëmbimin e Jan Prengës
jykata Speciale (GJKKO) ka konfimuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurisë së Artan Doçaj, të akuzuar si shoferi i furoristradës së vjedhur të përdorur në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës. Nën sekuestro janë vënë një banesë dy katëshe në Shkodër, 2 automjete dhe një motorr në pronësi të Doçajt.
6 Mars 2020, 10:24 -
-
Foto dhe dokumente ekskluzive/ Dritë-Hijet e rrëmbimit të Jan 'Dod' Prengës (VIDEO)
Në një speciale e realizuar nga Report Tv sillen detaje, foto dhe dokumente ekskluzive mbi një prej ngjarjeve më kriminale në Shqipëri, atë të rrëmbimit të Jan Prengës, si karrem për t'i ushtruar presion vëllait të tij, Astrit Prengës dhe shokut Gëzim Shullani për të kthyer sasinë e drogës që kishin marrë. Kush është Altin Hajri dhe pafajësia për tentativë vrasje, si i shpëtoi hetimit pasuror, lidhja që ka në këtë ngjarje Gramoz Rexhepi...pyetje këto që marrin përgjigje në këtë speciale të gazetarit Elton Qyno.
24 Shkurt 2020, 17:52 -
OFL i sekuestroi në mënyrë emergjente, SPAK kërkon 'vulosjen' nga Gjykata për pronat e Doçajve dhe blindin e Lulzim Berishës
8 prona me vlerë afro 20 milion euro mes tyre vila, troje dhe automjete janë asetet e para që SPAK konfirmon sekuestrot dhe i kërkon gjykatës të shprehet me vendim. Ato i përkasin pjestarëve të grupit Hajri në Shkodër që u përfshin në rrëmbimin , ekzekutimin e më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës më 17 janar në Kamëz.
20 Shkurt 2020, 15:42 -
-
Foto e re/ Momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet në furgon për t'u nxjerrë jashtë 'Golden'
Një foto e re nga pengmarrja e Jan Prengës ka dalë në dritë që tregon momentin ku trupi i tij, tashmë i pajetë që po futet në furgonin e bardhë për ta nxjerrë jashtë konpleksit "Golden".
19 Shkurt 2020, 12:33 -
Përgjimet nga burgu në burg Rexhepi-Prenga: Më ktheni kokainën, jam më i dëmtuari! Me një rrëmbyes nuk fola dot 's'i ka dalë akoma malli'
PERGJIMET/ Për dorëzimin e 106 kg kokainë e 700 mijë paund tek polaku dhe lirimi i Jan Prengës në Shqipëri, u vendos të komunikohej me “Parullë dhe kundërparrullë”. Jan Prenga, u vra 5 ditë para se vëllezërit në Angli të kthenin kokainën. Ndrek Prenga - Dritan Rexhepit: ”Nuk dimë çfarë të bëjmë dhe kë të besojmë, se kujt t’ia japim mallin. Të njëjtën gjë kërkon dhe Gentian Doçi”. Letërporosi në Angli për të marrë telefonin e Ndrek Prengës që policia i bllokoi në burg.
19 Shkurt 2020, 12:06 -
-
EKSKLUZIVE/ PAMJET me lopata, spraj e leckë për të 'pastruar' vrasjen e Jan Prengës! Altin Hajri qindra telefonata me rrëmbyesit, i priti tek 'Golden' (FOTO)
Zbardhen detaje të reja nga pengmarrja dhe vrasjes e Jan Prengës. Altin Hajri kishte dijeni të plotë. Dhjetëra telefonata me grupin e pengmarrësve dhe pritja me një shishe uji në dorë tek dera e bodrumit të kompleksit “Golden”.
18 Shkurt 2020, 11:16 -
Momentet e fundit! Jan Prenga në vëzhgim prej kafes së mëngjesit me bashkëshorten deri kur u rrëmbye! /FOTO e 'kokës' së urdhëruesve
Shqiptarja.com publikon fotot nga kamerat e sigurisë të një lokali në zonën e Kamzës, pak orë para se Jan Prenga të rrëmbej nga grupi kriminal që i mori edhe jetën. Ai është nën shoqërinë e bashkëshortes. Pranë lokalit, edhe një person që dyshohet ta ketë vënë në vëzhgim 49-vjeçarin duke raportuar tek pjesëtarët e grupit për momentin "perfekt" të rrëmvimit. Shqiptarja.com publikon edhe foton e të shumëkërkuarit Gentjan Doçi, të akuzuar si një nga urdhëruesit për pengmarrjen, së bashku me Altin Hajrin nga Shijaku, gjithashtu në kërkim.
18 Shkurt 2020, 10:50 -
Ekskluzive/ Me bluzë 'kuqezi' te 'Golden', një tjetër Doçaj në kërkim! Hajrat fshinë kamerat për 'spiunimin' e kamarierëve hajdutë, por harruan DVR-në
Pamjet filmike tregojnë Bardhok Doçaj me bluzë me vija të kuqe dhe të zeza, brenda në bodrumin magazinë të kompleksit “Golden” ku u zhvesh deri në mbathje, trupi i pajetë i Jan Prengës.
17 Shkurt 2020, 14:40 -
Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Hajrajt kërkojnë lirinë në Apelin e Tiranës
5 të arrestuarit lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Bajram Hajri, Leonard Hajri (babë e bir), Elton Hajri , Olsi Turja dhe Festim Bexhdili kanë depozituar kërkesën për liri e cila do të shqyrtohet në seancën që do të mbahet në datën 19 shkurt.
14 Shkurt 2020, 13:52 -
Ekskluzive/Nga Hajrat te Doçajt, 15 pasuritë e sekuestruara nga OFL! Dokumenti i bilancit të pronave
Përmes një dokumenti ekskluziv në Report TV është zbardhur dosja e plotë e sekuestrimit të pasurive të Hajrave dhe Doçaj nga Operacioni 'Forca e Ligjit'. Në pronat e sekuestruara përfshihen kompleksi 'Golden' në Shijak, një karburant, vila e banesa disa katëshe, sipërfaqe are, truall, automjete dhe ndërtesa luksoze me pishinë brenda.
13 Shkurt 2020, 22:18 -
FOTOT nga bodrumi i 'Golden'/ 5 autorët ndërrojnë e djegin rrobat e 'krimit', trupi i Prengës 8 orë në kompleks...'tentativa' për të fshirë gjurmët
Report Tv siguron foto nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit "Golden" në pronësi të Altin Hajrit në Shijak. Janë 5 persona të pikasur nga kamerat e sigurisë, teksa heqin rrobat që kishin gjatë pengmarrjes së Jan Prengës në Kamzës, i djegin jashtë resortit, ndërsa fusin në plastmas trupin e Jan Prengës që e nxjerrin nga bagazhi i Range Rover. Ata janë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa i vetmi që nuk ka maskë, një burrë me bluzë të bardhë, dyshohet të jetë pikërisht Altin Hajri, i shpallur në kërkim nga policia. Trupi i Jan Prengës transportohet jashtë kompleksit rerth orës 20:30, 8 orë pasi u soll në "Golden"
13 Shkurt 2020, 13:42
