-
Dalin foto e video e gjetjes së plastmasit me gjak në një kodër në Shijak, me të cilin u mbështoll Jan Prenga
Veç plasmasit, policia ka gjetur në një kodër në Shijak dhe një litar plastik.Shuhen shpresat për gjetjen e trupit me kërkim të lirë në teren. E vetmja shpresë rrëfimi nga autorët e krimit.
13 Shkurt 2020, 12:56 -
DËSHMIA EKSKLUZIVE/ 5 ditë pas rrëmbimit, vëllai i Jan Prengës ktheu 106 kg nga kokaina e vjedhur, 'kapoja' nga burgu i Ekuadorit premtoi lirimin e pengut për 2 orë
Rrëfimi përpara grupit hetimor dhe më pas përballë Gjykatës së Tiranës, i Anton ose Artan Prengës, njërit prej vëllezërve të Jan Prengës, ka dhënë një tablo të qartë se çfarë ka ndodhur në prapaskenë para dhe pas rrëmbimit të vëllait në 17 janar 2020. Në një rrëfim të gjatë dhe bindës, Anton Prenga, rrëfen të gjithë peripecitë që kanë nisur pas rrëmbimit të të vëllait në Shqipëri, shpresa për të liruar pengun, duke ndërmjetësuar me pajtuesin e gjaqeve Nikoll Shullani, i cili njëkohësisht është dhe babai i Gëzim Shullanit, që së bashku me Astrit Prengën kishin marrë lëndën narkotike prej 260 kg kokainë dhe e mbanin peng.
12 Shkurt 2020, 13:37 -
-
Pas pasurisë, Hajrat në SPAK si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës (VIDEO)
SPAk nis hetimet duke konsideruar grup të strukturuar kriminal urdhëruesit e më pas ekzeutuesit e rrëmbimit të 49 vjecarit Jan Prenga. Prej 3 javësh s'ka asnjë shenjë nga trupi i tij, ndërsa në sitë do të kalojë edhe pasuria e Hajrave, Docajve dhe personave të shpallur në kërkim për këtë ngjarje kriminale e cila nisi si konflikt droge në Angli e përfundoi në Shijak.
9 Shkurt 2020, 12:23 -
-
Nuk e justifikoi, SPAK-u regjistron dosjen e parë të OLF-së për sekuestrimin e pasurisë së Altin Hajrit
Familja Hajri kishte kohë vetëm 48 orë për të plotësuar formularin mbi justifikimin e pasurisë, por nuk gjë të tillë nuk e ka bërë, ndërsa tashmë me kërkesë të OFL-së dosja është regjistruar nga SPAK-u, që brenda 15 ditëve duhet ta të vendosë nëse do ia dërgojë Gjykatës së Posaçme ose jo.
7 Shkurt 2020, 11:59 -
Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës drejt SPAK-ut, policia gjen qese me njolla gjaku pranë resortit
Njolla e gjakut janë çuar për ekspertim me qëllim krahasimin me ato njolla gjaku të konstatuara në Kamëz. Prokuroria e Tiranës po shikon mundësinë për kalimin e kësaj dosje penale, prokurorisë së Posaçme, SPAK, duke e klasifikuar ngjarjen dhe kryerjen e veprave penale në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
5 Shkurt 2020, 19:18 -
Avokati i Ardian Doçajt: Morëm vetë 129 dhe njoftuam se po kthehej! S'ka lidhje me çfarë akuzohet
Avokati i Ardian Doçajt, Agim Martini në një prononcim për Report Tv, shprehet se ka qenë ai që ka njoftuar se klienti i tij po vjen në Shqipëri, për të bërë verifikimet e duhura duke qenë se akuzohet për pengmarrje.Ai ka mohuar që Doçajt të jetë i përfshirë në kët&
5 Shkurt 2020, 17:03 -
Vëllai i Doçajt për Report Tv: S'ka asnjë lidhje me krimin! I lutem shteti të mos marr djem nënash në qafë
Vëllai i Ardian Doçajt shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit."Vëllai im nuk i ka asgjë borxh Shqipërisë dhe as jetë krimi. Ka ikur nga Shqipëria më 2 nëntor dhe është kthyer vetë me vullnetin e tij se është shpallur në kërkim në lidhje me rrëmbimi
5 Shkurt 2020, 16:54 -
Dje iu sekuestrua pasuria në Shkodër, Ardian Doçaj vjen nga Vjena dhe vetëdorëzohet në kufi /Video-Ekskluzive
Në një komunikim ekskluziv me Report Tv mbrëmjen e djeshme, Ardian Doçaj tha se do të kthehej në atdhe për t'u përballur me drejtësinë teksa mohoi të ketë lidhje me ngjarjen kriminale. Doçaj është vetëdorëzuar rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës. Dje OFL i sekuestroi pasuritë në Shkodër, si i dyshuar në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.
5 Shkurt 2020, 16:49 -
Ekskluzive/ OFL i sekuestroi pasurinë në Shkodër, reagon ne Report Tv nga përtej kufirit Doçaj: Nuk e njoh Hajrin dhe as nuk e di ku i bie Shijaku
Në një reagim ekskluziv për Report Tv, Ardian Doçaj, të cilit sot, në ditën e dytë në terren, Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi një sërë pasurish, thotë se ndodhet jashtë Shqipërie, dhe me të lexuar emrin e tij në media, është nisur drejt atdheut.
4 Shkurt 2020, 21:07 -
VIDEO nga aksioni i OFL-së në ditën e dytë të punës! Urdhrat e sekuestros së pasurive në Shkodër
Në ditën e dytë të punës, Operacioni "Forca e Ligjit" ka sekuestruar një sërë pasurish të personave të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Me kërkesë të OFL-së, drejtori i P&e
4 Shkurt 2020, 17:57 -
Vila me pishina, toka dhe makina, OFL e Anti-KÇK-së sekuestron pasuritë në emër të familjarëve të të kërkuarit për pengmarrjen e Prengës (VIDEO)
Në ditën e dytë të aksionit anti-KÇK, Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur pas Shijakut në Shkodër për të goditur pasurinë e pjesës tjetër të grupit të pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës më 17 janar. Sekuestrohet pasuria e të afërmve të Gentian Doçit të cilët duhet të provojnë në gjyaktë se i justifikojnë pasuritë në emër të tyre. Nesër sipas burimeve të Report Tv, OFL-ja do të jetë në Vlorë, ndërsa në mesjavë në kryeqytet.
4 Shkurt 2020, 08:18 -
Kopshtari i penduar i 'Golden': Mora trupin e pajetë të Jan Prengës në furgon dhe ia dorëzova Altin Hajrit! Rrëfehet gruaja e 'kokës' së pengmarrjes
Festim Bixhdili ka rrëfyer detajin që implikon drejtëpërdrejtë pronarin e resortit Altin Hajri dhe një person të familjes Doçi në zhdukjen e trupit të Jan Prengës. Ai ka treguar se punonte si kopshtar në kompleksin “Golden” dhe se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë.
3 Shkurt 2020, 19:47 -
Pamje nga superaksioni i sekuestrimit të pasurive të Altin Hajrit/ OFL: I kalojnë në pronësi Ministrisë së Brendshme
Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar pamje nga superaksioni për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit të shpallur në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës. Përmes një video OFL shpjegon dhe se tashmë këto pasuri i kalojnë Ministrisë së Brendshme.
3 Shkurt 2020, 18:54 -
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Truri i pengmarrjes Gentian Doçi, në kërkim dhe nga Italia për trafik kokaine
Negociatat me telefon nga burgu në Angli, për lirimin e kokainës në Angli dhe lirimin e Jan Prengës në Shqipëri. Njëri nga vëllezërit udhëtoi nga Anglia në Shqipëri për të negociuar me familjen Doçi, për lirimin.
1 Shkurt 2020, 17:33 -
-
Zanafilla e pengmarrjes, i vëllai mbajti peng kokainën, anglezi u ankua te Rexhepi, Prenga: S’kam punë me ju, dua lekët e nxjerrjes së mallit
Astrit Prenga, dyshohet se nxori 283 kg drogë nga porti i Porthsmuthit në bashkëpunim me një shqiptar të quajtur Xhulio dhe një rumun. Mbajtja peng e kokainës, bëri që të hynte në negociata Dritan Rexhepi. Por Prenga refuzoi të lironte mallin, duke i pohuar se nuk kishte punë me Rexhepin, pasi nuk e njihte, kishte punë vetëm me anglezin. Dërguesi i kokainës nga Ekuadori është Dritan Rexhepi, që ndodhet në burg në këtë vend. Dosja pritet që t'i kalojë SPAK-ut.
31 Janar 2020, 15:17 -
Flet babai i Elton Hajrit: E kanë arrestuar prej mbiemrit! Atë ditë ishte tek tezja...Do kënaqesha sikur ai të dilte nga shtëpia, rri mbyllur! (VIDEO)
Babai i të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Elton Hajrit, thotë se djali i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi atë ditë ka qenë në shtëpinë e tezes së tij në Shijak. Ndriçim Hajri i bën thirrje drejtësisë të hetojë drejt çështjen dhe të mos ndikohet nga mbiemri. Ai tha
31 Janar 2020, 12:19 -
'Hoteli ishte i mbyllur pas dëmeve nga tërmeti, nuk e dimë kush mund të ketë hyrë', çfarë deklaruan në gjykatë 5 të arrestuarit për rrëmbimin e Jan Prengës
Asnjëri nga 5 të arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës nuk ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi ta dhe përfshirjen në këtë ngjarje. Ata kanë thënë se hoteli ka qenë i mbyl
31 Janar 2020, 12:13
