-
PD: Qeveria shqiptare nuk informon qytetarët se Zvicra kërkon 10 ditë karantinë të detyrueshme...por del sërish 'blof'
Zvicra ka futur Shqipërinë në listën e vendeve që duhet të bëjnë karantinë të detyrueshme, dhe për këtë Partia Demokratike bën fajtor kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet ish- deputetit Bardh Spahia, demokratët akuzojnë qe qeveria shqiptare nuk i ka informuar qytetarët shqiptarë.
18 Gusht 2020, 22:24 -
Rritet numri i rasteve të reja dhe viktimat, institucionet publike neglizhojnë masat (Vëzhgimi i Report Tv)
Rritja e numrit të viktimave nga virusi COVID-19 dhe i infektimeve do të duhet të alarmonte të parat institucionet e shtetërore. Por gjatë një vëzhgim të Report Tv u vërejt se janë pikërisht zyrat e shteti ato që ofrojnë shërbime për qytetarët tw cilat nuk respektojnë masat anti-covid çka ka bërë dhe mbylljen e disa prej tyre. Në komisariate, prokurori e gjykata nuk respektohen masat e në shumicën e rasteve nuk ka as tunele dezinfektuese.
18 Gusht 2020, 21:23 -
Fatura/ Sa kushtojnë 14 ditë izolim i një të prekuri me COVID-19?
Një pacient me COVID 19 teksa lufton me virusin, ka edhe një kosto të lartë për trajtimin me medikamente. Ndërsa shumë qytetarë refuzojnë maskat dhe distancat, atëherë do duhet të bëjnë gati 350 deri në 850 mijë lekë të reja për recetën e ilaçeve, gjithnjë nëse nuk do të përfundojnë në spital me fatura marramendëse.
18 Gusht 2020, 18:35 -
10 punonjës të burgut të Peqinit me COVID/ Karantinohet një pjesë e madhe e stafit
10 punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, mes tyre dhe shefi i regjimit të Brendshëm. Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv. Ndërkohë, mësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtij stafi janë karantinuar në banesat e tyre.
18 Gusht 2020, 17:01 -
Fëmijët duan të shkojnë në shkollë: Të lodhur nga mësimi online...prindërit të frikësuar
Teksa ministria e arsimit njoftoi hapjen e shkollave në shtator, prindërit e fëmijëve shprehin shqetësimin e infektimit. Të lodhur dhe nga mësimi online, ata thonë për Report Tv se duan që fëmijët të mësojnë në bankat e shkollës, por nuk kanë informacion të nevojshme për se si do procedohet në vijimësi për të pasur sigurinë e nevojshme.
18 Gusht 2020, 16:30 -
Numri më i lartë i testeve që nga fillimi i pandemisë/ 155 raste të reja dhe 2 viktima! Më pak pacientë të shtruar në spitale, më shumë të shëruar në 24 orë (VIDEO)
Kjo e martë ka shënuar numrin më të lartë të pacientëve të dyshuar me COVID- 19 që janë testuar, ku kanë rezultuar pozitiv 155 persona. 932 teste janë kryer në total gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.
18 Gusht 2020, 16:27 -
I riu me COVID u vetëhodh nga kati i tretë i Sanatoriumit/ Mesazhi i nënës së 29-vjeçarit...ka një kërkesë për të afërmit dhe familjarët e saj
5 ditë pas ngjarjes së trishtë, ku djali i saj u hodh nga kati i 3-të i spitali "Shefqet Ndroqi", nëna e Xhino Koçës, Lira Kaça ka gjetur forcë për të njoftuar miqtë e saj dhe familjarët për datën se kur pret vizita për ngushëllimit.
18 Gusht 2020, 15:56 -
-
Besa Shahini: Shkollat do të hapen në shtator! Shëndetësia: Po detajojmë protokollin anti-COVID
Në shtator nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollës. Lajmin e dha sot ministrja e Arsimit Besa Shahini, ndërsa e Shëndetësisë Manastirliu u shpreh se po vijon puna për detajimin e protokolleve të sigurisë anti-COVID.
18 Gusht 2020, 13:10 -
-
-
-
-
Viti i ri shkollor/ Shahini: Vendimin e merr Task-Forca për Covid19 pak ditë para fillimit të mësimit
Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka deklaruar se vendimi për skenarin e fillimit të ri të shkollës do të vendoset nga Task-Forca për Koronavirusin në varësi të ecurisë së pandemisë.
17 Gusht 2020, 20:12 -
Për të dytën ditë radhazi ulet bilanci i të prekurve/ 119 raste të reja me COVID dhe 2 viktima! Mbyllet materniteti në Lushnje dhe 'Apeli' në Vlorë (VIDEO)
Për të dytën ditë radhazi, bilanci i koronavirusit në vendin tonë ka pësuar një rënie të lehtë. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i 501 testeve të bëra, janë konfirmuar pozitiv 119 raste të reja, (1 më pak se dje) dhe 2 humbje jete. Viktimat ishin nga Durrësi dhe Korça.
17 Gusht 2020, 16:53 -
Transporti publik më i prekuri nga izolimi/ 5191 punonjës do të marrin pagën e dytë të luftës prej 26 mijë lekësh (VIDEO)
Më shumë se 5 mijë punonjës të transportit publik do të marrin pagën e dytë të luftës nga qeveria. 26 mijë lekë është shuma e pagës së dytë. Në vendimin e qeverisë thuhet se kush ka marrë bonusin e parë, 26 mijë lekëshin do ta marrë tashmë automatikisht.
17 Gusht 2020, 16:48 -
-
-
Drejtuesi i 'Intermedica': Sot 500 kërkesa për bërjen e testit COVID, ja sa kushton dhe procedura që duhet ndjekur (VIDEO)
Në laboratorin privat "Intermedica" gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar në kufi ka pasur një fluks të madh kërkesash për të bërë testin COVID. Në një lidhje me "Skype" për Report Tv, titullari i këtij spitali, Vasil Llajo ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 500 kërkesa, teksa ka sqaruar me detaje se se si mund të lënë takimim e deri te marrja e përgjigje.
17 Gusht 2020, 13:26 -
