-
-
Vatër e re infeksioni në fasonerinë e Elbasanit! Infektohet shoferi dhe gruaja e tij...Refuzon të tregojë kontaktet! 18 raste në Krujë (VIDEO)
Një vatër e re e infeksionit është regjistruar në qytetin e Elbasanit! Burime për Report Tv bëjnë me dije se është konfirmuar pozitiv me COVID-19 një shofer që transportonte punonjëset në një fasoneri dhe bashkëshortja e tij, e cila është shtëpiake.
22 Prill 2020, 09:19 -
Kruja vatra e rrezikshme e përhapjes së COVID-19! Konfirmohen 18 raste të reja në dy fasoneri, të infektuar punonjës dhe familjarë!
Situata po merr përmasa të frikshme në Krujë, në dy fasoneritë e këtij qyteti ku mësohet se 18 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar mbrëmjen e kësaj të marte. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në kuadër të hetimit epidemiologjik janë kryer 30 tampone gjatë 24 orëve të fundit, kur 18 kanë rezultuar pozitiv dhe bëhet fjalë për punonjës të dy fasonerive Endri sh.p.k, përfshirë edhe familjarë të tyre si raste kontakti.
22 Prill 2020, 00:56 -
Thyen masat e sigurisë, shkon në 46 numri i shoferëve të ndëshkuar brenda 24 orëve të fundit
46 shoferë janë ndërshkuar nga policia rrugore brenda 24 orëve të fundit pasi thyen masat e sigurisë për kufizimin e lëvizjeve të vendosura në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
22 Prill 2020, 00:06 -
Do ketë pushime verore këtë sezon? Pipero: Plazhet tona do shijohen shumë këtë vit
Në lidhje me pushimet verore nëse do të ketë të tilla për këtë sezon, mjeku Piperi shprehet optimist se turizmi vendas do të jetë maksimal dhe se plazhet do të shijohen, por gjithmonë duke pasur kujdes dhe respektimin e disa protokolleve që do të vendosen për të parandaluar rrezikun e krijimit të vatrave të reja me koronavirus.
21 Prill 2020, 22:10 -
Hyjnë nga Kapshtica 25 emigrantë shqiptarë, izolohen në një hotel në Korçë për 14 ditë
Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me emigrantët e tjerë, atyre do u duhet të qëndrojnë në hotel me shpenzimet e tyre, ndërsa do të mbikëqyren nga policia, forcat e ushtrisë si dhe punonjës të Shëndeti Publik.
21 Prill 2020, 21:57 -
Lehtësim i masave pas 4 majit, mjeku Pipero: Ecuria e epidemisë lejon këto liri! Për të moshuarit kufizimi të zgjasë më shumë
Mjeku Pëllumb Pipero tha se ritmi i transmetimit të virusit ka qenë i ulët në vendin tonë, ndoshta nën 2 dhe kurba e qëndrueshme dhe me ulje graduale mundëson lehtësimin e masave edhe hapjen e bizneseve por gjithmonë duke qenë vigjilentë që të mos lejohet krijimi i vatrave të reja të infeksionit.
21 Prill 2020, 21:50 -
-
Manastirliu sjell foton nga stafi në QSUT: Ekipi i palodhur nuk ndalet në asnjë moment, përballohen rreth 100 urgjenca çdo ditë
Ministrja Manastirliu ka sjellë në vëmendje shumë herë punën e palodhur të mjekëve dhe kësaj rradhe ka vënë në qendër Prof. Eqerem Hasanin bashkë me stafin e tij në QSUT.
21 Prill 2020, 21:22 -
Riatdhesohen 131 shqiptarë nga Frankfurti: Kjo është e keqja jonë, 7 javë mbyllur në Gjermani dhe tani gjobë, e kemi paguar me qimet e kokës
Mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i 'Air Albania' me 131 shqiptarë nga Frankfurti. Do shkoni në karantinë tani.Kjo është e keqja jonë, pse mirë është me na mbyll në karantinë? 7 javë të mbyllur n&a
21 Prill 2020, 20:32 -
-
-
-
Shkodra vatër infeksioni, deputetja Felaj akuza Ademit: Shpërdoroi detyrën, pasi nuk mori masat
Shkodra në një kohë tepër të shkurtër u kthyer në njnë vatër të rrezikshme infeksioni të koronavirusit dhe përgjegjësitë për këtë deputetja e PS-së Ermonela Felaj ia adresoi kryetares së Bashkisë së Shkodrës në detyrë, Voltana Ademit.
21 Prill 2020, 19:27 -
U operua 4 herë! Mallakastrioti i riatdhesuar nuk do dërgohet në karantinë, por shtëpi
Një nga personat që është riatdhesuar sot nga Frankfurti nuk do të shkojë në karantinë në Durrës, por në shtëpi, pasi është sëmurë. Report TV mëson se personi në fjalë është nga Mallakastra dhe nuk do të dërgohet në karantinë pasi është e s&eum
21 Prill 2020, 19:13 -
-
Situata kritike në fasoneri, drejtoresha e ISHSH për Report TV: Janë gjobitur 24 prej tyre, 7 janë mbyllur
Në një lidhje me skype për Report Tv, Vjollca Braho, drejtoreshë e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, tha se deri tani janë gjobitur 24 fasoneri nga të cilat , 7 janë mbyllur dhe të tjerat ka marrë gjoba që variojnë nga 100 deri në 700 mijë lekë.
21 Prill 2020, 19:04 -
-
COVID-19 kthen leximin virtual në Lezhë! Krijohet biblioteka virtuale
Në Lezhë është krijuar biblioteka virtuale, ku janë vendosur online botimet e autorëve të ndryshëm. Kjo nisem është ndërmarrë nga klubi letrar "Ndoc Gjetja" në Bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, ndërsa interesi i lexuesve ka qenë maksimal. Kjo për shkak se pas masave ndaj koronavirusi biblioteka "Gjergj Fishta" në Lezhë mbylli dyert për lexuesit.
21 Prill 2020, 17:30 -
Ja si do të bëhet aplikimi për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh (5 hapat që duhet të ndiqni)
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këshillon të gjithë subjektet që do të aplikojnë që kërkesa nuk mund të dorëzohet nëse nuk është plotësuar secila prej kutizave të detyrueshme si dhe ajo nuk mund të ruhet për rishikim, pra dorëzimi i saj duhet të kryhet menjëherë pasi të plotësohet.
21 Prill 2020, 17:13
