-
Ministrja Koçiu: Rritëm me 4-fish buxhetin për trajtimin e sëmundjeve tumorale, akseleratorët e rinj shkurtuan listën e pritjes nga 3 muaj në dy javë
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka raportuar sot në Komisionin për Shëndetësinë lidhur me situatën e ndodhur në Spitalin Onkologjik në QSUNT, si dhe me gjetjet e Raportit të KLSH-së të vitit 2022 për sëmundjet tumorale.
17 Korrik 2024, 14:27 -
Kreu i KLSH në Kuvend: Mjekët e familjes dhanë ilaçe me rimbursim në emër të të vdekurve!
Gjatë raportimit në Kuvend të punës së KLSH në 1 vit, kreu i këtij institucioni Arben Shehu tha se auditimet kanë zbuluar disa skandale në sistemin shëndetësor dhe se kallëzimet e bëra në prokurori, në disa raste, as nuk janë pranuar. Abuzime të mëdha - tha ai - po ndodhin edhe në qendrat shëndetësore që lëshojnë receta ilaçesh me rimbursim në emër të pacientëve që kanë ndërruar jetë.
16 Korrik 2024, 17:51 -
Skandali tronditi vendin, por nuk përmirësoi Onkologjikun! Qytetarët: Mungojnë ilaçe, disa nuk gjenden as në farmaci! Doza të përgjysmuara, ku të përplasemi?
Pavarësisht se skandali tek Onokologjiku mori përmasa të mëdha, ku përveç ndëshkimit ligjor të grupit prej 7 mjekësh e infermierësh, u përfshi edhe politika, situata nuk ka një përmirësim të ndjeshëm. Report Tv u takua përsëri me familjarë e të sëmurë të cilët vazhdojnë të tregojnë për mungesë ilaçesh dhe për shërbime që I marrin në privat.
11 Korrik 2024, 16:46 -
Skandali i Onkologjikut, Ministrja Koçiu në interpelancë: Po politizohet ngjarja! Brakiterapia e Ortovoltazhi vihen në punë brenda korrikut
Kuvendi nis punimet me 2 interpelancat e kërkuara nga PD me ministren e Shëndetësisë pas skandalit të Onkologjikut ku mjekët zhvatnin pacientët me tumor dhe i orientonin në klinikat private. Kërkesat për interpelancë janë bërë nga deputeti Arbi Agalliu i grupit Basha dhe një nga PD.
4 Korrik 2024, 11:42 -
Qytetarët në radhë të zemëruar në Spitalet Publike, të moshuarit për Report Tv: Të gjitha shërbimet në privat
Qytetarët vazhdojnë të denoncojnë çdo ditë për Report TV pakënaqësitë në lidhje me spitalet publike në vend, ku nuk marrin të gjitha shërbimet, por janë të detyruar t’u drejtohen klinikave apo spitaleve private edhe në pamundësi financiare. Report TV sjell historinë e një çifti të moshuarish, që tregojnë se si zvarriten në spitalet publike të vendit.
30 Qershor 2024, 18:58 -
Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh nesër shefat e shërbimeve në QSUT
Pas skandalit të Onkologjikut, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”. Takimi është parashikuar të zhvillohet nesër në orët e paradites, ndërsa shefi i qeverisë do të ketë përballë shefat e shërbimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.
30 Qershor 2024, 13:54 -
Rrugëtimi i vështirë i pacientëve të Onkologjikut, mjeku: Janë bërë mosbesues, na duhet t'i shpjegojmë 10 herë
Teksa prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për dosjen “Onkologjiku” Report Tv sjell disa nga përjetimet dhe eksperiencat e pacientëve me sëmundje tumorale, të cilët i gjejmë në radhë për të marrë shërbim.
28 Qershor 2024, 18:13 -
-
Rrëfimi tronditës i gruas së Saimir Tahirit për Onkologjikun: Humba nënën nga trajtimi i gabuar! Mjekja arrogante, gati sa s'i mori lekët nga xhepi
Po paguajmë vrasës me pagesë, që ua njohim fytyrat! Edhe pse punonin në Spitalin shtetëror ku duhej të ofrohej shërbimi shtetëror, ata i nxisnin të shkonin në klinikat e tyre private. Një rast i denoncuar sot është dhe ajo e bashkëshortes së ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
27 Qershor 2024, 19:10 -
Tetori rozë muaji i sensibilizimit, u kryen 11.750 kontrolle! Shefja e Onkologjikut: S’dominojnë më stadet e avancuara, por të hershme
11.750 kontrolle janë kryer në tetorin rozë kushtuar ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave ndaj kancerit të gjirit. Shefja e Spitalit Onkologjik Silvana Çeliku veçon se ka një rritje me 20% të rasteve, por tashmë nuk dominojnë më pacientët në stade të avancuar por falë kontrolleve sëmundja po kapet në faza të hershme.
1 Nëntor 2023, 18:15 -
