-
8 Gusht 2021, 13:15
-
-
-
Zjarri në Majën e Rrunës, Gjici: Janë të qëllimshme, bashkia ka vetëm 2 zjarrfikëse, nuk e mbulon dot sipërfaqen e madhe të pyjeve që ka
8 Gusht 2021, 11:31Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici ka folur për situatën e zjarreve në zonë, ku shkruan se prej 3-4 ditësh janë aktivizuar 20 vatra, por që 18 prej tyre janë shuar ose janë nën kontroll. Gjici shprehet se problematike mbeten vetëm zjarret në Majën e Rrunës, ku po digjet sipërfaqe me pyje, ndërsa po punohet nga forcat zjarrfikëse që të mos lejohet që flakët të rrezikojnë Tunelin e Kalimashit.
-
-
-
Veliaj publikon foton nga anija ‘Vlora’: Ilustrimi unik i aspiratës për liri
8 Gusht 2021, 10:26 -
30 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Meta: Shpopullimi ende dramë e madhe! Basha: 3 dekada më parë u larguan nga diktatura, sot prej korrupsionit! Veliaj: Ilustrimi unik i aspiratës për liri
8 Gusht 2021, 10:21Tridhjetë vjet më parë, anija ‘Vlora’ mbërriti në brigjet e Barit me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut. 8 gushti i 1991 njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët ‘të ngarkuar’ mbi një anije mallrash lundruan drejt Italisë. Në lidhje me eksodin ka reaguar presidenti Ilir Meta i cili shprehet se duhet të punojmë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ndërsa për kryebashkikaun Erion Veliaj pamjet e eksodit simbolizojnë aspiratat e shqiptarëve për liri pas komunizmit.
-
Pëson defekt, merr flakë në mes të detit gomonia në Vlorë, shërbente për të transportuar turistë! Nuk ka të lënduar
8 Gusht 2021, 10:18Gomonia e cila shërbente për turizëm ka pësuar një defekt nga shkëndija elektrike dhe është djegur në plazhin e vjetër në Vlorë.
-
-
Zjarri vë 'para' pyjet në Voskopojë, tymi 'mbytës' për turistët! Vatër e rrezikshme në Gorrisht të Vlorës! Ndërhyrje nga ajri në Dukat, Karaburun e në Majën e Rrunës në Kukës
8 Gusht 2021, 07:44Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës. Një tjetër vatër e rrezikshme e aktivizuar që prej pasdites është edhe në Gorrisht të Vlorës, pranë puseve të naftës.
-
-
-
Vijon operacioni në majën e Karaburunit, strukturat ende terren, ndërhyrje nga ajri dhe nga toka
7 Gusht 2021, 21:32Operacioni në majën e Karaburunit për shuarjen e flakëve vijon ende ndërsa në terren po punojnë ende forcat zjarrfikëse dhe ato ushtarake. Sipas një njoftimi të bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile edhe drejtuesi Haki Çako dhe prefekti Flamur Mamaj ndodhen në terren për të monitoruar situatën.
-
-
Pamje live nga Dukati, flakët riaktivizohen fuqishëm, zjarrfikësit në terren
7 Gusht 2021, 20:29 -
-
Pas 3 orësh shpëtohet turisti meksikan nga forcat e FNSH, 30-vjeçari lëshoi alarm SOS pasi mbeti në majën e malit Çika
7 Gusht 2021, 19:38Pas rreth tre orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e turisti meksikan i cili kishte mbetur i bllokuar në majën e malit Çika në Vlorë. Në operacionin e kërkim-shpëtimit të 30-vjeçarit morën pjesë forcat e FNSH dhe Policia e Himarës.
-
Zjarret/ 7 vatra aktive, kritike situata në Dukat të Vlorës, flakët me ndihmën e erës kanë marrë përmasa të frikshme, 200 trupa në terren! E vështirë gjendja edhe në Kalimash e Mirditë
7 Gusht 2021, 19:30Në Dukat të Vlorës minutat e fundit raportojnë se ka një përkeqësim të ndjeshëm të situatës. Të ndikuara nga era e fortë në zonën Dukatit flakët kanë marrë përmasa të frikshme. Një vatër e rrezikshme paraqitet ajo në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, ku zjarri ka përparuar dhe mund të ketë edhe ndërhyrje nga ajri.
-