-
As në ditën e dytë 1 helikopter i vetëm nuk ka mundur që t'i shuajë flakët që kanë përpirë prej më shumë se 10 ditësh pyjet në Vlorë duke shkaktuar dëme kolosale. Teksa u pa që situata po dilte tërësisht jashtë kontrollit dhe se shuarja e flakëve ishte e pamundur që të bëhej me mjete rrethanore, ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile pas presionit të madh nga mediet më në fund janë vënë në lëvizje
3 Gusht 2021, 07:35 -
SKANDAL/Zjarret 'përpijnë' vendin prej ditësh, Haki Çako nuk ndërpret pushimet! KLSH thirrje kreut të Emergjencave Civile: Kthehu në detyrë!
2 Gusht 2021, 21:07Skandal i Emergjencave Civile për reagimin e zjarreve në vend! Në një kohë kur Vlora ndodhet nën 'pushtetin' e flakëve prej disa ditësh, por kjo nuk shqetëson aspak kreun e Emergjencave Civile Haki Çako, i cili nuk ka denjuar të ndërpresë pushimet e tij edhe pse situata është kritike.
-
Zjarret në vend, Meta: Situata po precipiton shumë rrezikshëm, e patolerueshme që zjarrfikësit shfaqen vetëm me mjete rrethanore! Të kërkohet ndihmë nga BE
2 Gusht 2021, 21:05Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatë e krijuar në vend nga zjarret. Me një postim në Facebook, Meta thotë se situata po precipiton shumë rrezikshëm dhe se nevojitet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve. Meta e konsideron të papranueshme faktin se në shumë operacione, zjarrfikësit apo punonjësit e Agjencisë për Mbrojtjen e Territorit kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.
-
Përfshihet nga flakët 'Range Rover' në Himarë, ndërhyn në kohë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit
2 Gusht 2021, 19:06Një automjet luksoz është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Himarë, por fatmirësisht forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë për të shuar zjarrin. Automjeti, tip "Range Rover", rezulton në pronësi të F.Bufi.
-
-
Zjarret në vend, Rama: Angazhimi nga Forcat e Ushtrisë meriton respekt! Meta: Situata po precipiton shumë rrezikshëm, Haki Çako sjellje të papranueshme, të rikthehet urgjentisht në detyrë!
2 Gusht 2021, 16:17Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën me zjarret në vend, ku prej ditësh tashmë, flakët vijojnë të ‘përpijnë’ hektarë të tërë me pemë e shkurre. Në lidhje me situatën ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili kërkon që të merren masa, ndërsa dënon sjelljen e Kreut të Emergjencave Civile, Haki Çakos, i cili vijon pushimet edhe pse vendi ndodhet në këtë situatë.
-
Vlora digjet prej 11 ditësh, Peleshi shfaqet më në fund në Orikum dhe harron dëmet, ngushëllon fqinjët: Ne s’kemi pasur asnjë viktimë e të lënduar! E vetmja vatër serioze Karaburuni
2 Gusht 2021, 12:19Pas 11 ditësh kur zjarret kanë krijuar dëme kolosale në Vlorë dhe pasi nxorri helikopterin me 1 javë me vonesë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shfaqur më në fund në Orikum por ka harruar dëmet kolosale të krijuara nga flakët dhe ka ngushëlluar fqinjët.
-
Vlora prej ditësh në flakë, pamje nga mali i Kuçit
2 Gusht 2021, 12:01 -
-
Vlorë/ Plagosi me çifte një 55-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar
2 Gusht 2021, 11:04Shoqërohet në polici Sotir Gjonçari autori i dyshuar i plagosjes me armë gjahu çifte të 55 vjeçarit Viktor Hyso në Vlorë
-
Vlorë/ Për të shtatën ditë radhazi zjarret djegin kurorën e gjelbër të Karaburunit, sot dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri, helikopteri hedh mbi 300 mijë litra ujë, situata problematike! Zjarr edhe në Tragjas, Radhimë e Kuç
2 Gusht 2021, 07:36Situata e zjarreve vijon të mbetet kritike në Vlorë. Edhe këtë të hënë është nën flakë Karaburuni, një prej vatrave më të mëdha në këtë qark aktive prej 7 ditësh. Ndërhyrja nga ajri për të dytën ditë radhazi nuk ka mundur që ta shuajë këtë vatër të rrezikshme që vijon të mbetet ende problematike.
-
-
Pamje me dron, ja si duket Karaburuni i mbuluar nga tymi (VIDEOLAJM)
1 Gusht 2021, 19:20Pas 10 ditësh në flakë, këto janë pamjet që ofrohen nga lartësia e Gadishullit të Karaburunit.
-
Ndërhyrje nga ajri pas 10 ditësh për shuarjen e zjarreve, prefekti i Vlorës: Nën kontroll vatra e Dukatit, në Karaburun situata problematike nga era e fortë! Helikopteri rinis punën nesër
1 Gusht 2021, 19:06Ndërhyrja nga ajri me helikopter ditën e sotme ka sjellë një përmirësim të situatës së zjarreve në zonën e Dukatit dhe atë të Karaburunit, dy nga vatrat më të vështira në Vlorë që janë aktive prej më shumë se 10 ditësh, ndërsa nuk ka asnjë reagim për vonesën në ndërhyrje nga ajri dhe dëmet e shkaktuara. Helikopteri i ardhur pas remontit ka punuar gjatë ditës së sotme në të dyja vatrat atë të Dukatit dhe Karaburunit deri në orët e pasdites, ndërsa pritet që të rinis sërish punën nesër.
-
Një tjetër vatër e madhe zjarri në Vlorë, flakë edhe në malin e Kuçit
1 Gusht 2021, 13:42 -
-
-
Vijuan aktivitetin në shkelje të orës policore, gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administratorë në Himarë
1 Gusht 2021, 11:25Janë gjobitur 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administratorë në Himarë të cilët kanë vijuar aktivitetin në shkelje të orës policore
-
-
10 hektarë pyje të djegura, shuhen përfundimisht vatrat e zjarrit në Përmet
1 Gusht 2021, 09:31Shuhen përfundimisht vatrat e zjarrit në lartësitë e fshatit Kutal në Përmet. Zjarri u aktivizua në orën 14:20 të një dite më parë dhe në orën 08:45 të ditës së sotme është vënë nën kontroll të plotë.
