-
-
Sarandë/ Futi skafin mes pushuesve, 28-vjeçari nuk kishte dokumete, gjobitet me 110 mijë lekë, i bllokohet edhe mjeti
Pas tragjedisë së Himarës, vijojnë kontrollet me dorë të hekurt për personat që thyejnë kordonin e sigurisë më mjetet lundruese, duke vënë pushuesit në rrezik. Këtë radhë, një 28-vjeçar është kapur nga policia duke futur skafin në mes të pushuesve dhe për këtë arsye është gjobitur, si edhe i është bllokuar mjeti.
15 Gusht 2022, 18:26 -
Tragjedia e Himarës “s’ndal” abuzuesit! Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe nuk kishte dokumentacion, bllokohet skafi në Sarandë! 49-vjeçari gjobitet me 110 mijë lekë
Një tjetër skaf është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese. Por kur u ndalua për kontroll, u konstatua se nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bordin e mjetit. Për këtë arsye, pronari 49-vjeçar i identifikuar si J.M., është gjobitur me 110 mijë lekë.
14 Gusht 2022, 21:22 -
-
Kompania e Pastrimit i përgjigjet Lelit: Prej 1 viti, Bashkia nuk derdh asnjë qindarkë për shërbimin! Do paraqesim faktet para organeve ligjzbatuese
Firma ‘Duka’ i është përgjigjur kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli duke i thënë se prej më shumë se një viti bëjnë punën ndërsa Bashkia nuk derdh asnjë qindarkë për shërbimin e pastrimit. Për këtë theksoi se do të paraqesin fakte me dokumente para organeve ligjzbatuese që të merren masat e duhura.
14 Gusht 2022, 19:26 -
Ksamil/Pushuesi rumun hidhet me kokë në det, pëson dëmtime të rënda! Niset drejt Traumës
Një pushues rumun është dëmtuar rëndë ditën e sotme, pasi është hedhur me kokë në det. Incidenti është shënuar në plazhin e Ksamilit, ndërsa pushuesi është dërhuar menjëherë drejt spitalit të Traumës.
14 Gusht 2022, 14:23 -
Mbyllen burgjet në Tropojë e Sarandë, të burgosurit transferohen në Reç të Shkodrës dhe në Vlorë
Reforma në burgje ka nisur të zbatohet me mbylljen e dy burgjeve të parë në vend. Siç raportoi pak ditë më parë Report Tv mbyllja ka nisur me burgun e Tropojës ku 13 të dënuarit që ndodheshin atje janë transferuar në Reç të Shkodrës.
14 Gusht 2022, 11:28 -
-
-
Pas tragjedisë në Himarë, skafi kalon zonën e kufizuar në plazhin e Potamit! Gjobitet pronari me 200 mijë lekë dhe bllokohet mjetin lundrues
200 mijë lekë gjobë dhe bllokim mjeti lundrues për 5 ditë. Kjo ishte masa administrative, me të cilën u ndëshkua pronari i një mjeti lundrues që rrezikoi jetën e pushuesve duke lëvizur me skaf në plazhin e Potamit përtej zonës së kufizuar.
13 Gusht 2022, 13:48 -
Trafiku i rënduar në Vlorë ‘paralizon' disa rrugë! Ulja e temperaturave nuk ia ul ritmin qytetit (VIDEO)
Pavarësisht uljes së temperaturave, moti nuk i ka ndaluar pushuesit të kalojnë fundjavën në qytetin e Vlorës. Kjo ‘dyndje’ drejt jugut ka shkaktuar një seri automjetesh në rrugët e qytetit të Vlorës, kryesisht në Lungomare ku trafiku është mjaft i rënduar
13 Gusht 2022, 10:24 -
-
Një ditë pasi u gjobit nga AKM, kryebashkiaku i Vlorës kërkon t’i hiqet licenca kompanisë së pastrimit
Disa ditë pasi u gjobit nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Vlorë, Fier Gjirokastër, për mos menaxhimin e mbetjeve urbane, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli kërkoi publikisht që organet kompetente të heqin licencën e firmës se pastrimit “Duka”.
12 Gusht 2022, 18:52 -
Sarandë, 4-vjeçari pësoi arrest kardiak nga korrenti! Mjeku që e riktheu në jetë: Pas 4 orësh mjekim, kërkoi prindërit
Dy ditë pas ngjarjes së Sarandës ku një fëmijë 4-vjeç rrezikoi jetën nga kontakti me energjinë elektrike ka folur mjeku Besnik Shabanaj. Ai së bashku me kolegen Mejborna Gjata i kanë ofruar ndihmën e parë fëmijës që sot gëzon shëndet.
12 Gusht 2022, 17:59 -
-
-
-
-
Turisti nga SHBA nuk i bindet urdhrit të policisë në Sarandë, tenton të largohet me gomone! Gjobitet me 50 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti për 30 ditë
Një pushues me origjinë nga Saranda që jeton në Florida duket se ka ardhur për pushime në Shqipëri, por nuk i respekton urdhrat e forcave blu. Këtë e tregon më së miri veprimi i tij i fundit pasi nuk iu bind punonjësve të policisë Kufitare në Sarandë për kontrollin e dokumentacionit të mjetit lundrues gomone.
11 Gusht 2022, 15:39 -
