-
Tritol makinës në Vlorë, tre të shoqëruar në polici! Bernard Sinomati një vit me parë kishtë dalë nga burgu në Belgjikë
Tre persona janë shoqëruar për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Vlorë, ku një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit. Nga policia konfirmohet se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë që ishte i braktisur.
4 Janar 2022, 11:22 -
-
Mesazh?! Shpërthim tritoli në Vlorë, makina e parkuar prej kohësh, pronari jeton jashtë shtetit! Sekuestrohen kamerat e sigurisë (VIDEO)
Shpërthim tritoli në Vlorë. Lënda plasëse në makinën në pronësi të Bernard Sinomati, i cili jetonte prej kohësh jashtë shtetit. Ky duket si një mesazh për 36-vjeçarin, e ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Sinomataj i arrestuar në 2012 për armëmbajtje pa leje.
3 Janar 2022, 18:50 -
-
-
‘Benzi’ ecën me indietro në autostradën Vlorë-Fier, përplaset me makinën tjetër, plagoset pasagjerja (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier, ku dy mjete janë përplasur mes tyre. Aksidenti ka ndodhur te nënkalimi i Novoselës, ku mjet tip ‘Benz’ ka kryer një manovër të gabuar dhe ka ecur me indietro në autostradë duke bërë që të përplaset me mjetin pas tij tip “Seat”.
2 Janar 2022, 18:42 -
Sherr në një qendër interneti në Ksamil, 38-vjeçari plagos me thikë të miturin! Autori përdorues droge, policia e arreston në shtëpinë e xhaxhait (EMRI)
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti pas një sherri për motive banale. Mësohet se 38-vjeçari Emiliano Buzaj, përdorues droge, ka goditur me thikë një 17-vjeçar.
2 Janar 2022, 17:27 -
Qytetarët zgjedhin Manastirin e Zvërnecit pas festës së Vitit të Ri: Shpresojmë që të çlirohemi nga pandemia në 2022
Të shumtë janë qytetarët vendas por edhe të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Manastirin e Zvernecit në Vlorë. Vizitorët shprehen se është një vend i mrekullueshëm ndërsa shpresojnë që në vitin 2022 të çlirohen nga pandemia.
2 Janar 2022, 16:38 -
Gjithçka shkrumb e hi, një qiri djeg një banesë në Vlorë! Ishte e marrë me qira (VIDEO)
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një banesë është përfshirë nga flakët. Një qiri është bërë shkak që banesë të bëhej shkrumb e hi në 5 të mëngjesit, ndërkohë që mësohet se personat që banonin aty e kishin marrë me qira.
1 Janar 2022, 17:27 -
-
VIDEOLAJM/ 1 janar në det, në Vlorë e nisin vitin e ri duke sfiduar temperaturat dhe dallgët! Mesazhet e 'guximtarëve të detit' (VIDEO)
2022-shi ka nisur me një 'mot vere' në bregdetin e Vlorës. Pas një nate festive në tavolinën e ndërrimit të viteve disa qytetare kanë zgjedhur që ta nisin këtë vit pranë dallgëve të detit. duke përfituar nga rrezet e diellit dhe temperaturat që shkuan deri 15 gradë.
1 Janar 2022, 16:53 -
Viti i Ri 2022 në Vlorë, qytetarët mbushin rrugët dhe shijojnë spektaklin e fishekzjarrëve
Me urimin për një vit më të mbarë dhe të begatë, e kanë pritur qytetarët e Vlorës Vitin e Ri 2022! Dhjetëra qytetarë kanë dalë për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve si dhe koncertin e organizuar nga bashkia.
1 Janar 2022, 01:00 -
-
-
Harrohet ish-Shtëpia e Oficerëve në Vlorë, 6 familje jetojnë në gërmadhën e mbuluar nga plehrat! Kadastra zvarrit projektin për rikonstruksionin e godinës
Autoritetet shtetërore premtuan ta rikonstruksionin, por edhe një vit e gjysmë më pas, ish-shtëpia e oficerëve në Vlorë është një gërmadhë me plehra. Në të janë strehuar familjet në skamje, ndërsa për Report Tv autoritetet thonë se në godinë do vihet dorë në nisje të vitit të ardhshëm.
30 Dhjetor 2021, 13:12 -
Bashkëpunoi me hajdutin 'serial' për vjedhjen e marketit ku punonte në Sarandë, ky është 37-vjeçari që u arrestua nga polica
Report Tv ka siguruar foton e Bekdash Cukallës, një prej autorëve të cilët vodhën supermarketin në Sarandë. Cukalla ishte i punësuar si teknik i kamerave të sigurisë në këtë supermarket dhe n&eum
30 Dhjetor 2021, 10:00 -
VIDEO/ Vodhën 200 mijë euro nga marketi në Sarandë, pranga teknikut të kamerave të sigurisë dhe hajdutit ‘serial’
Punonjësi i një supermaketi në Sarandë, që vëzhgonte kamerat e sigurisë ka bashkëpunuar me grabitësin serial për të vjedhur 200 mijë euro. Policia ka zbuluar skemën dhe ka vënë në pranga 2 prej autorëve të vjedhjes së supermarketit.
30 Dhjetor 2021, 09:49 -
Po tentonin të kalonin në Greqi, kapet një sasi kanabisi brenda mjetit në Qafë Botë! Pranga shoferit dhe pasagjeres (VIDEO)
Një sasi droge është sekuestruar në pikën kufitare Qafë Botë mbrëmjen e djeshme në një mjet që po tentonte të kalonte kufirin në Greqi. Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabis, ndërsa arrestoi dy persona.
30 Dhjetor 2021, 09:30 -
Sarandë/ Grabiten 200 mijë euro në një supermarket dhe serverat e kamerave, por harruan njërën, shoqërohen 3 persona
3 persona janë shoqëruar nga policia si autorë të dyshuar të grabitjes së 20 mijë euro nga një supermarket në Sarandë më 12 dhjetor. Autorët pasi vodhën paratë, morën dhe një server të kamerave të sigurisë për të mos u zbuluar, por duket se një tjetër server i fshehur ka bërë të mundur filmimin e autorëve dhe të gjitha veprimet e tyre.
29 Dhjetor 2021, 21:45 -
Berisha në Vlorë për 31-vjetorin e themelimit të PD: Ky vit do jetë me zhvillime të rëndësishme! Basha do hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm
31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha e përdori për të sulmuar edhe një herë kryedemokratin Lulzim Basha. Në ceremoninë, e cila u shndërrua në një ‘Foltore’, Berisha e etiketoi Lulzim Bashën si politikani që do të hyjë në histori si më i papërgjegjshmi.
29 Dhjetor 2021, 12:48
