-
-
Lulzim Basha heq çështjen e pronave nga programi 24 orë pas premtimit dhe ndjesës publike, në marrëveshjen me LSI përfshihen vetëm tokat e komuniteteve fetare
Një ditë pasi kërkoi ndjesë për gabimet e PD-së me pronat dhe premtoi zgjidhjen e çështjes, Lulzim Basha u tërhoq duke e fshirë nga programi, në marrëveshjen me Monika Kryemadhi shënon si prioritetin e fundit vetëm çështjen e pronave të komuniteteve fetare. Si u tall PD-ja 30 vite me ish-pronarët
2 Mars 2021, 09:50 -
Bollino: Afera e Kompleksit Partizani nuk është e kaluara, por një kërcënim që Berisha dhe Basha e premtojnë për të ardhmen
Investigimi i Report TV tregon një sistem qeverisjeje të sëmurë, që Sali Berisha nisi të aplikojë që në 1992 dhe që tani, Lulzim Basha, që vazhdon të jetë nën kontrollin e tij, është i gatshëm të replikojë me të njëjtët njerëz. Ja kush janë.
26 Shkurt 2021, 15:26 -
Investigimi III/ Report TV zbulon se prej 2020 Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizani! Cila është origjina e parave?
Në tetor 2006 Argita Berisha deklaroi në një intervistë televizive se ajo dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi kishin gjendje në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro. Ne datën 8.10.2008 Jamarbër Malltezi firmosi një marrëveshje duke marrë përsipër 35% të ndërtimit të 17 kullave te kompleksit Magnet që kushton dhjetëra milionë euro. Në 2020 ka filluar edhe 3 kulla të tjera ku mbulon 50% të investimit. Kjo pjesë e tretë e investigimit të Report TV tregon për herë të parë llogaritë financiare të Jamarbër Malltezit dhe dokumente sekrete që tregojnë se si dhëndri i ish-kryeministrit siguron pasuri imobiliare me vlerë miliardash, pa pasur zyrtarisht një disponibilitet financiar që mund t’i justifikojë.
21 Shkurt 2021, 10:26 -
Skandali i klubit 'Partizani' dhe një guidë për 'karrierë' në PD
Shkëlzen Berisha, sipas dëshmisë së sekretares së tij para prokurorit, i shkoi në zyrë dhe i kërkoi që aprovimin për marrëveshjen e Gërdecit, që duhet të jepte Ministria, t’ia çonte dhe atij në një faks privatisht. Dhe ashtu bëri. Pasta ai faks u kap nga Prokuroria, dhe kërcënonte seriozisht fatin e Shkëlzen Berishës.
19 Shkurt 2021, 19:41 -
Pse media (e pa)varur nuk denocon asnjëherë skandalet e familjes së Sali Berishës?
Kjo heshtje nuk është befasuese, pasi duke qenë të gjitha media të (pa)varura, ligji i tyre është se NUK DUHET të qëllojnë Sali Berishën dhe as ish-qeveritarët e PD-së, shumë prej të cilëve të përfshirë me duar e këmbë në këtë investigim.
19 Shkurt 2021, 09:44 -
Investigimi II për privatizimin e ish kompleksit Partizani, çështja iu delegua për ‘hetim’ një pronari përfitues! Si Berisha ndëshkoi gjeneralin që refuzoi të firmosë
Report tv transmetoi pjesën e dytë të investigimit mbi privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani, që Sali Berisha në 2009 ia dha dhëndrit të tij Jamarber Malltezi e një grupi ish pronarësh të pretenduar. Një nga faktet skandalozët te zbuluar nga investigimi është një inspektim që Sali Berisha urdhëroi kundër Gjeneralit Vladimir Qirjazi, i cili refuzoi të nënshkruajë kontratën e shitjes së klubit, sipas tij e paligjshme. Një nga dy inspektorët e emëruar nga Oerd Bylykbashi për ta kryqëzuar gjeneralin e ndershëm u zbulua nga një ekspertizë e porositur nga Report tv, ai ishte ish-pronari Ilir Kadiu trashëgimtar i familjes Begeja i cili ishte dukshëm në konflikt interesi pasi hetonte procedurën e privatizimit në të cilën ishte palë.
18 Shkurt 2021, 19:55 -
Veliaj takim në Njësinë 7: Berisha do ta mbyllë me turp, bashkë me dhëndrin morën 1/3 e fushës së ‘Partizanit’ (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha gjatë takimit me banorët në njësinë 7 se Sali Berisha zaptoi bashkë më dhëndrin 1/3 e kësaj njësie te fushat e ish kompleksit Partizani. Këto fakte dolën nga një investigim i Report Tv mbi historinë e privatizimit të Ish Kompleksit sportiv Partizani, ku faktet e nxjerra janë tronditëse.
18 Shkurt 2021, 17:31 -
-
Si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e Berishës, Rama për investigimin e Report Tv: Drejtësia e re ta zbardhë deri në fund këtë keqbërje të hatashme ndaj shtetit e shoqërisë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për investigimin e Report TV, përmes të cilit kanë dalë në dritë fakte të reja të dosjes se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani", duke e kaluar atë në duart e familjes së tij.
18 Shkurt 2021, 08:27 -
Investigimi II/ Privatizimi i 'Kompleksit Partizani', si Berisha nisi eliminimin e zyrtarëve që nuk firmosën në favor të Jamarbër Malltezit dhe ndëshkimi i gjeneralit të ndershëm që i rezistoi presionit
Report tv transmeton pjesën e dytë të investigimit mbi privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani, që Sali Berisha në 2009 ia dha dhëndrit të tij Jamarber Malltezi e një grupi ish pronarësh të pretenduar. Në pjesën e dytë të investigimit tregohen gjithë lëvizjet dhe presionin që strukturat e qeverisë Berisha, edhe me firmën e vetë kryeministrit, bënë për ta dorëzuar më në fund atë truall tek Jamaber Malltezi dhe trashgimtarët e tjerë, duke ndëshkuar një gjeneral të Ushtrisë i cili me kurajo guxoi të denoncojë parregullsitë.
17 Shkurt 2021, 12:48 -
Mero Baze: Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët
Historia e grabitjes së klubit “Partizani” nga familja Berisha, përveçse një problem juridik, me të cilin shpresojmë të kryejë një hetim të thelluar SPAK, përforcon profilin e ish- kryeministrit më të kapur nga korrupsioni në historinë e Shqipërisë, tërësisht në shërbim të familjes së tij.
16 Shkurt 2021, 20:47 -
Investigimi i Report Tv si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e familjes Berisha, Braçe: Historia me neveritëse e konfliktit të interesit në një qeveri
Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për faktet e reja që janë publikuar në investigimin e Report Tv, ku tregohet se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani '' për familjen e tij.
16 Shkurt 2021, 11:02 -
Investigimi/Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon Jamarbër Malltezi
Investigimi nga ReportTV/ Parrulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte "Koha për ndryshim". Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit gjigand Sportiv "Partizani '' i destinuar për familjen e tij.
15 Shkurt 2021, 20:34 -
4 - Investigimi/Si u privatizua edhe pishina që ishte pronë e një privati tjetër
Njollat e errëta nuk mbarojnë këtu. Në fakt, ekziston një pjesë tjetër toke që përfundon në duart e grupit të ish-pronarëve të udhëhequr nga dhëndri i Berishës dhe që sipas dokumenteve të hipotekës, i përkasin një pronari privat të quajtur Esat Pira.
15 Shkurt 2021, 20:07 -
-
Investigimi I/ Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon dhëndri Jamarbër Malltezi
Për herë të parë e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë. Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme kemi gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës.
14 Shkurt 2021, 15:24 -
Vjedhja e pronave të Partizanit/ SPAK regjistron procedim penal për Berishën, dhëndrin e tij dhe Arben Imamin! Shorti zgjedh prokuroren
SPAK ka regjistruar si procedim penal kallëzimin penal për privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani”. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se është hedhur shorti dhe goglat kanë zgjedhur prokuroren Enkeleda Millonai e cila do të marrë në ngarkim këtë çështje.
16 Dhjetor 2020, 12:16 -
Berisha, dhëndri Jamarbër dhe Imami kallëzohen në SPAK për ‘rrëmbimin’ e ish-Klubit Partizani, historia e skandalit dhe veprat penale që akuzohen
Jamarbër Malltezi arriti të bëhej pronar i 17 kullave duke trashëguar vetëm 144 m2 tokë, ish-pronarët e Klubit Partizani janë dëmshpërblyer 80 vite më parë, dyshohet për falsifikim dokumentesh, i gjithë shteti i Berishës në shërbim të tjetërsimit të pronës publike. SPAK para një prove të fortë.
24 Nëntor 2020, 16:35 -
I kërkoi OFL-së të sekuestrojë pronat e Jamarbër Malltezit, Balla publikon dokumentet: Ka grabitur kompleksin Partizani, u bë super-milioner në mënyrë të paligjshme
Taulant Balla kërkon që OFL të sekuestrojë pronat e Jamarbër Malltezit. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, dhëndri i Sali Berishës ka marrë është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” që bëri ndërtimin e kompleksit Partizani vetëm me 35 mijë lekë. Balla publikon dokumentet.
28 Tetor 2020, 08:10
