-
Investigimi II/ Privatizimi i 'Kompleksit Partizani', si Berisha nisi eliminimin e zyrtarëve që nuk firmosën në favor të Jamarbër Malltezit dhe ndëshkimi i gjeneralit të ndershëm që i rezistoi presionit
Report tv transmeton pjesën e dytë të investigimit mbi privatizimin e ish Kompleksit sportiv Partizani, që Sali Berisha në 2009 ia dha dhëndrit të tij Jamarber Malltezi e një grupi ish pronarësh të pretenduar. Në pjesën e dytë të investigimit tregohen gjithë lëvizjet dhe presionin që strukturat e qeverisë Berisha, edhe me firmën e vetë kryeministrit, bënë për ta dorëzuar më në fund atë truall tek Jamaber Malltezi dhe trashgimtarët e tjerë, duke ndëshkuar një gjeneral të Ushtrisë i cili me kurajo guxoi të denoncojë parregullsitë.
17 Shkurt 2021, 12:48 -
Mero Baze: Sali Berisha është kapur duke vjedhur dhe të vetët
Historia e grabitjes së klubit “Partizani” nga familja Berisha, përveçse një problem juridik, me të cilin shpresojmë të kryejë një hetim të thelluar SPAK, përforcon profilin e ish- kryeministrit më të kapur nga korrupsioni në historinë e Shqipërisë, tërësisht në shërbim të familjes së tij.
16 Shkurt 2021, 20:47 -
Investigimi i Report Tv si ra 'Kompleksi Partizani' në duart e familjes Berisha, Braçe: Historia me neveritëse e konfliktit të interesit në një qeveri
Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për faktet e reja që janë publikuar në investigimin e Report Tv, ku tregohet se si ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin "Partizani '' për familjen e tij.
16 Shkurt 2021, 11:02 -
Investigimi/Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon Jamarbër Malltezi
Investigimi nga ReportTV/ Parrulla që Partia Demokratike përdori gjatë fushatës zgjedhore 2005 ishte "Koha për ndryshim". Por, sapo ata fituan zgjedhjet dhe u kthyen në pushtet, tetë vjet pas skandalit të përgjakshëm të piramidave financiare, qeveria e Sali Berishës nuk vuri ndër përparësitë e saj ndryshimet për vendin, që kishte premtuar, por privatizimin e Kompleksit gjigand Sportiv "Partizani '' i destinuar për familjen e tij.
15 Shkurt 2021, 20:34 -
4 - Investigimi/Si u privatizua edhe pishina që ishte pronë e një privati tjetër
Njollat e errëta nuk mbarojnë këtu. Në fakt, ekziston një pjesë tjetër toke që përfundon në duart e grupit të ish-pronarëve të udhëhequr nga dhëndri i Berishës dhe që sipas dokumenteve të hipotekës, i përkasin një pronari privat të quajtur Esat Pira.
15 Shkurt 2021, 20:07 -
Investigimi I/Duart e familjes Berisha mbi 'Kompleksin Partizani'! Faktet si u morën 26.000 metra tokë që sot i gëzon dhëndri Jamarbër Malltezi
Për herë të parë e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë. Falë punës kërkimore nëpër arkiva të ndryshme kemi gjetur edhe dokumentat e pabotuara përpara që hedhin dyshimet edhe mbi origjinën e vërtetë të pronës.
14 Shkurt 2021, 15:24 -
Vjedhja e pronave të Partizanit/ SPAK regjistron procedim penal për Berishën, dhëndrin e tij dhe Arben Imamin! Shorti zgjedh prokuroren
SPAK ka regjistruar si procedim penal kallëzimin penal për privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani”. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se është hedhur shorti dhe goglat kanë zgjedhur prokuroren Enkeleda Millonai e cila do të marrë në ngarkim këtë çështje.
16 Dhjetor 2020, 12:16 -
Berisha, dhëndri Jamarbër dhe Imami kallëzohen në SPAK për ‘rrëmbimin’ e ish-Klubit Partizani, historia e skandalit dhe veprat penale që akuzohen
Jamarbër Malltezi arriti të bëhej pronar i 17 kullave duke trashëguar vetëm 144 m2 tokë, ish-pronarët e Klubit Partizani janë dëmshpërblyer 80 vite më parë, dyshohet për falsifikim dokumentesh, i gjithë shteti i Berishës në shërbim të tjetërsimit të pronës publike. SPAK para një prove të fortë.
24 Nëntor 2020, 16:35 -
I kërkoi OFL-së të sekuestrojë pronat e Jamarbër Malltezit, Balla publikon dokumentet: Ka grabitur kompleksin Partizani, u bë super-milioner në mënyrë të paligjshme
Taulant Balla kërkon që OFL të sekuestrojë pronat e Jamarbër Malltezit. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, dhëndri i Sali Berishës ka marrë është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” që bëri ndërtimin e kompleksit Partizani vetëm me 35 mijë lekë. Balla publikon dokumentet.
28 Tetor 2020, 08:10 -
Taulant Balla i kërkon që OFL-së të sekuestrojë pronat e Jamarbër Malltezit: Ka grabitur kompleksin Partizani, u bë super-milioner në mënyrë të paligjshme
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, kërkon që Operacioni Forca e Ligjit (OFL-ja) të sekuestrojë pronat dhe pasurinë e Jamarbër Malltezit, dhëndrrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzon se ka grabitur ish-kompleksin “Partizani” në Tiranë.
27 Tetor 2020, 16:47 -
Balla: Foca e ligjit të hetojë për kompleksin 'Partizani'! Berisha ia dhuroi dhëndrit të tij me një vlerë qesharake
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka denoncuar privatizimin e kompleksit "Partizani" që sipas tij, Sali Berisha ia ka dhënë dhëndrit të tij me një vlerë sa një apartament 2+1.
27 Tetor 2020, 14:10 -
Ekskluzive/ Basha ankohet për krizë, sekretarët e PD ndajnë dhjetëra mijëra euro fitim me kompanitë e tyre, kupola blu tendera, pallate e biznese në lulëzim
Sekretari i Organizativ i PD Sahit Dollapi ndan 60 mijë USD fitim në korrik 2020, mori para publike nga njësitë vendore të drejtuar nga PS, Shkëlzeni biznes 1.8 milionë euro me 10 milionë lekë kontribut, Jamarbri 17 pallate me 6 m2 tokë.
5 Shtator 2020, 12:51 -
Bollino: Vlera e kujtesës për të mos harruar përgjegjësitë e Berishës dhe të qeverive të tij
Amnezia nuk mund të trasformohet në një amnisti politike. Çfarë ndodhi në Shqipëri në periudhën 1993-1998 dhe nga 2005 në 2013 duhet treguar dhe kujtuar për t’u dhënë mundësinë zgjedhësve të gjykojnë të tashmen dhe të shkuarën dhe të vendosin se kush meriton me të vërtetë një tjetër shans.
22 Gusht 2020, 14:40 -
‘Opozita’ varfëron Argita Berishën, nga 70 mijë USD bie në 300 mijë lekë në vit të ardhura nga mësimdhënie, qiratë bien nga 26 mijë euro në 9 mijë euro
EKSKLUZIVE/ Pas largimit të Berishës nga pushteti subjektet private nuk kanë më nevojë për dijen dhe shërbimet e Argitës, por fati po i buzëqesh dhëndrit të Berishës që befas u bë pronar me 35 % të 17 pallateve në Tiranë
19 Maj 2020, 14:37 -
Bollino: Një përgjigje me dokumente ndaj një gënjeshtre të Jamarbër Berishës
Jambarbëri nuk ka hequr dorë nga asnjë centimetër tokë dhe është absolutisht e pavërtetë që ia ka lënë Bashkisë pse në urinë e tij të tmerrshme për toka, nuk ka hequr dorë as nga ato 6.3 metra katrorë “të destinuara për një shkollë”. Duke thënë sot të kundërtën, duke e shpalosur atë edhe si meritë, bën një një të ulët. Ndërkohë që duhet të sqarojë konfliktin skandaloz të interesit mes rolit të tij si konsulent i Bashës atëherë kryebashkiak dhe një leje ndërtimi prej 28 mijë metrash katrorë të marrë në të njëjtën kohë nga Basha. Llogaritë mbi kuotën e tij të vogël të pasurisë dhe miliardat që ka bërë, vazhdojnë të mos përputhen.
7 Prill 2020, 20:01 -
FOTO/Merr formë stadiumi i ri i
Punimet për ndërtimin e kompleksit Partizani janë duke ecur me ritme të shpejta. Prej javësh është bërë edhe bazamenti i nevojshëm me punimet e nëndheshme për vendosjen e tapetit të blertë si dhe tribunat kanë marrë formën e duhur. FOTO
Partizanit, ja si duken tribunat
11 Gusht 2017, 17:54