-
Politikë
Roli i qeverisë shqiptare për shqiptarët e Malit të Zi, deputeti Genci Nimanbegu flet për mandatin e 3 të Ramës: Ndikimi i tij ka qenë domethënës (VIDEO)
Fitorja e Edi Ramës në Shqipëri duket se është pritur mirë dhe nga deputetët shqiptar në Malin e Zi. Në një intervistë për mediat, deputeti Genci Nimanbegu tha se Rama ka pasur ndikim domethënës për faktorin shqiptar në shtetin fqinj, ndaj pritshmëritë janë të larta edhe gjatë ushtrimit të mandatit të tretë.
3 Maj 2021, 16:52 -
Politikë
Demokratët i kërkojnë dorëheqjen, Basha u përgjigjet për herë të parë përmes Report Tv: Beteja do të vazhdojë deri në fitore
Që prej nisjes së “luftës brenda PD-së”, Lulzim Basha iu është përgjigjur për herë të parë, shkurt dhe qartë të gjithë kritikëve dhe kërkesës së tyre për dorëheqje. “Beteja do të vazhdojë deri në fitore”, tha Basha për gazetaren Danjela Maloku, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka plan të largohet nga drejtimi i PD-së.
3 Maj 2021, 13:38 -
Politikë
Ivi Kaso: PD po gjen prova që vërtetojnë parregullsitë në zgjedhje! Para votimeve kemi bërë 180 kallëzime në Prokurori dhe 40 në SPAK
Nga Selia blu, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka njoftuar se partia më e madhe e opozitës është duke mbledhur provat që sipas tij do të vërtetojnë shkeljet gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.
3 Maj 2021, 12:45 -
Politikë
Pas shefes së misionit të OSBE-ODIHR, ambasadori italian i shkon në zyrë Bashës
Ambasadori italian, Fabricio Buci ka zhvilluar një takim me kryedemokrati Lulzim Basha në selinë e PD-së. Ky takim ka zgjatur rreth 1 orë dhe vjen pas takimit që Basha zhvilloi me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gaçek.
3 Maj 2021, 12:00 -
Politikë
-
Politikë
-
Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit, Basha takim 90 minuta me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, pas saj i shkon në zyrë ambasadori italian
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek. Takimi është zhvilluar në selinë blu, bëjnë me dije burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, ku të pranishëm ishin edhe dy përfaqësuesit e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.
3 Maj 2021, 10:04 -
Opinion
-
Politikë
Inter kampion, Rama uron rivalët: Ky s'ishte viti i Juves, po i PS, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull
Kryeministri Edi Rama ndonëse nuk është me skuadrën e Interin, nuk e ka kursyer një urim për të gjithë ata tifozë të cilët i janë gëzuar fitores së titullit kampion, pas 11 vitesh, por nuk ka harruar që të bëjë një paralelizëm edhe me politikën.
3 Maj 2021, 07:30 -
Opinion
Basha të shfaqet për militantët
Unë nuk e di çfarë ndjen një militant i Partisë Demokratike teksa mëngjesi i nis me foto të Ramës si celebrity së bashku me të birin, shpërndarë plot pasion nga media mike e ish armike që si zakonisht nisin e lëmojnë gjuhën pas zgjedhjeve, dhe lajmeve të protestave para selisë së PD dhe zhdukjes nga publiku të kryetarit të tij.
2 Maj 2021, 12:27 -
Opinion
-
Politikë
Rama për ‘La Repubblica’: Piepoli ia qëlloi, fitorja e III më e vështira! Opozita në vend të reflektojë pas 5 humbjesh, hedh akuza kundër nesh
"Ne do të bëjmë një revolucion digjital dhe që nga shtatori 2022 të gjithë fëmijët shqiptarë do të studiojnë me detyrim anglishten që nga klasa e parë", thotë kryeministri Edi Rama, duke i treguar ”La Repubblica”-s me një italishte të përsosur se si do të ndryshojë Shqipëria, kur ai sapo i ka rimarrë çelësat e qeverisë në dorë, shkruan Paolo Brera për gazetën e njohur italiane ”La Repubblica”
2 Maj 2021, 09:20 -
Politikë
-
Opinion
Frrok Çupi: Kthim në fole! Meta pret një letër, Basha gjen stresin
U kthyen më në fund, tani lufta nuk ka më vlerë. Këta morën plagë dhe shkaktuan të vdekur, por u mblodhën në folenë ku ishin. Lufta e tyre për të fituar pushtetin mbi shqiptarët, u fik. Kishin vënë në krye të kolonës një banderolë ku shkruhej ‘Shqipëria fiton’.
1 Maj 2021, 16:55 -
Kronikë
Me dajre e klarinetë, qytetarët i urojnë mbarësi Ramës në mandatin e tretë! Kryeministri publikon videon
Me dajre e klarinetë, disa qytetarë i kanë uruar mbarësi kryeministrit Edi Rama në mandatin e tretë qeverisës. Videon e ka publikuar në Instagram vetë kryeministri Rama, ndërsa qytetarët dëgjohen teksa i urojnë mbarësi atij dhe gjithë Shqipërisë.
1 Maj 2021, 12:54 -
Politikë
Humbja e PD përçan Bashën me aleatët! Pas Kryemadhit e Ndokës, Duka: Gabimet e Bashës na kushtuan, s'mund të fajësojmë kundërshtarin pse përfitoi! Suksesi i 'Rama 3', e mirë publike
Humbja e PD në zgjedhjet e 25 prillit duket s epo përçan Lulzim Bashë nga aleatët, ku pas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe kreut të PDK-së dhe kreu i PAA, Agron Duka, e ka kritikuar këtë të fundit për strategjinë e ndjekur, duke përmendur si vendim të gabuar atë për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore.
1 Maj 2021, 10:26 -
Politikë
PS fiton zgjedhjet, Këshilli i Atlantikut: Urime Ramës për fitimin e mandatit të 3 të paprecedentë, qeveria të vijojë punën për forcimin e sundimit të ligjit dhe integrimin në BE
Këshilli i Atlantikut ka uruar fitoren e PS dhe kryeministrit Edi Rama duke marrë mandatin e tretë pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit. Këshilli i Atlantikut e cilëson marrjen e mandatit të tretë nga kryeministri Edi Rama një arritje të paprecedent dhe të paparë në historinë e Shqipërisë, ku asnjë parti nuk ka mundur ta sigurojë gjatë historisë së pluralizmit në vendin tonë.
30 Prill 2021, 20:04 -
Opinion
Nuk është në pikëpyetje fati i Lulit, por i sistemit
Pyetja e vjetër nëse Sali Berisha është ose jo pronari i panegociueshëm i Partisë Demokratike, është kthyer më fuqishëm se kurrë në skenë pas humbjes së zhurmshme të PD në 25 prill. Në fakt dilemat për këtë temë nuk janë shuar kurrë, qëkurse është parë sesi gjatë tetë vjetëve influenca e Doktorit në parti ka qenë konstante dhe qëndrimet e tij kanë përbërë sentenca thuajse të palëvizshme për linjën zyrtare të PD.
30 Prill 2021, 18:12 -
Politikë
Gazetari në Kosovë: Vjosa dhe Albini përballë Edi Ramës janë si krimbi para shqiponjës! Presidentja sikur me qenë çika e Berishës
Urimi i ftohtë dhe ‘harresa’ e Edi Ramës nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në mesazhin e saj për zgjedhjet e 25 prillit, ka sjellë një reagim të ashpër të ish deputetët të Kosovës dhe njëherësh gazetarit Milaim Zeka, duke e quajtur atë dhe Albin Kurtin përballë Edi Ramës si “krimbat para Shqiponjës.”
30 Prill 2021, 16:00 -
Opinion
